Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një tjetër banore e zonës tregon se në banesë nuk kishte energji elektrike ose ujë pasi ata nuk kishin mundësi t’i paguanin dhe se për të larë rrobat bashkëshortja e Laçit ziente një kusi në oborr.
TIRANË- Gjergj Laçi 52- vjeç është arrestuar sot nga policia në Tiranë, pasi prej 6 vitesh ka mbajtur të ngujuar bashkëshorten dhe 2 fëmijët e tij në banesë, duke i kërcënuar të mos dalin nga dera e shtëpisë.
Më herët policia njoftoi se Laçi ishte me pikëpamje radikale fetare. Një nga banoret e lagjes ka treguar për News24 se kishte rreth 6 vite që nuk i shikonte familjarët e Laçit, ndërsa sipas saj kohët e fundit kur as vetë Laçi nuk dilte nga banesa ushqimin ua siguronte xhamia ose familjarët e tij.
“Kishim 5 apo 6 vite që nuk i shikonim. Nuk e dinim çfarë halli kishte. Gjergji dilte, shkonte në xhami, në punë si usta. Fëmijët shkonin në shkollë, njeri i rregullt ne nuk na ka ngacmuar. Gruan e vetë e mbante mbyllur por e mbante mirë, ai e kishte merak. Xhamia u sillte ushqim, çdo gjë që u duhej. Dhe babai e vëllezërit e Gjergjit e ndihmonin, ndërsa familjarët e bashkëshortes nuk e di”, u shpreh një prej fqinjëve
Një tjetër banore e zonës tregon se në banesë nuk kishte energji elektrike ose ujë pasi ata nuk kishin mundësi t’i paguanin dhe se për të larë rrobat bashkëshortja e Laçit ziente një kusi në oborr duke treguar kështu edhe gjendjen e rëndë ekonomike.
“E kemi njohur familjen prej 30 vitesh, nuk kemi pasur probleme, ishin njerëz të urtë, vinin nga Dibra. Gruan nuk e njoh, që kur i prishën shtëpinë këtu kaloi në depresion. Gjergji herë punonte, herë rrinte pa punë. Gruan nuk e njoh se nuk dilte fare, kohët e fundit e kam parë vetëm 2 herë Gjergjin dhe dukej shumë i stresuar. Shumë pak e kam parë, banesën e kishte rrethuar, nuk kishte drita dhe ujë se nuk i paguanin dot, gruaja lante rrobat duke zierë ujë në kusi në oborr. Kur iu shemb shtëpia hipi në tarracë dhe kërcënoi se do hidhej, u duk që atje që kishte probleme”, u shpreh një tjetër fqinje.
Gjergj Laçi mbante prej 6 vitesh të ngujuar në banesë bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Ata nuk kishin në banesë as ujë, as drita dhe as televizor. 52-vjeçari i dhunonte dhe terrorizonte, duke iu thënë se nuk duhet të dalin nga banesa pasi mund të infektohen. Laçi për shkak të bindjeve radikale fetare, nuk lejonte dy fëmijët e tij, 15 dhe 17 vjeç të shkonin në shkollë. Ishin banorët ata të cilët lajmëruan antiterrorin për sjelljen e fqinjit të tyre, i cili banonte në lagjen '5 Maji' në Tiranë. 52-vjeçari është arrestuar, ndërsa gruaja dhe fëmijët janë dërguar në një qendër për rehabilitim.
Porti i Durrësit DURRËS- Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbarkuar në Portin e Durrësit...
Daniel Nikolla TIRANË- Daniel Nikolla, përfaqësues i diasporës për Shqipërinë e lirë, i cili jeton dhe punon prej k...
Studentët VLORË- Të rinjtë që studiojnë në universitetin ‘Ismail Qemali’ në Vlorë kanë koment...
Gazetari Eraldo Harlicaj TIRANË- Gazetari Eraldo Harlicaj ka treguar se sa i kushtoi udhëtimi që vendosi të bëjë njëso ...
Gazetari Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri shkruan se fermeri në Shqipëri është i falimentuar dhe se nuk ka asnj&eu...
foto ilustruese TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e përjavshëm të operacioneve që janë kryer. Përmes n&eum...
Fqinjet e familjes Laçi TIRANË- Ndryshe nga Policia, fqinjët e 52-vjeçarit të arrestuar sot në Tiranë japin një...
Banesa TIRANË- Këto janë pamjet nga banesa në zonën e '5 Majit' në Tiranë, aty ku familja Laçi, mbahej e mbyllur ...
Geart Cocka SARANDË- Geart Çoçka, 34- vjeçari i cili disa ditë më parë u arrestua për plagosje me thikë ...
Xherxh Laci TIRANË- Personi në foto është Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili prej 6 vitesh ngujoi familjen e tij në banesën ...