30 Shtator 2025, 15:13
Nga E. D
Prokuroria e Fierit
FIER- Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 60-vjeçarin, i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur, ngjarje e ndodhur më 1 prill 2025. Nga hetimet, u provua se 60-vjeçari me iniciale Sh.L., i cili ndodhet pas hekurave, ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”.
Nga tërësia e hetimeve të kryera rezultoi se personi nën hetim Sh.L. me veprime aktive të kundraligjshme, konkretisht prekje në pjesë të ndryshme të trupit, ka cenuar dinjitetin e të miturës duke përfituar nga mosha e re dhe gjendja e saj sociale. Pas ngacmimit, e mitura ka njoftuar mësuesen kujdestare dhe së bashku me shërbimin social, denoncuan rastin në polici.
Njoftimi i Prokurorisë së Fierit:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin Sh.L. për veprën penale ‘Ngacmim seksual’ parashikuar nga neni 108/a, pg.2 i Kodit Penal.
Nga hetimet mbi procedimin penal nr.415, datë 01.04.2025, u provua se shtetasi Sh.L., ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të të miturës, duke konsumuar elementët e veprës penale “Ngacmimi seksual”, parashikuar nga neni 108/a pg.2 i Kodit Penal.
Nga tërësia e hetimeve të kryera rezultoi se personi nën hetim Sh.L. me veprime aktive të kundraligjshme, konkretisht prekje në pjesë të ndryshme të trupit, ka cenuar dinjitetin e të miturës duke përfituar nga mosha e re dhe gjendja e saj sociale. Personi i pandehur Sh.L., i ka dhuruar para si dhe ka kërkuar të shkëmbejë puthje intime me të. E mitura pas ngacmimit ka kontaktuar mësuesen e saj kujdestare, e cila në bashkëpunim me shërbimin social përkatës ka referuar rastin në polici.
I pandehuri Sh.L është hetuar me masën e sigurimit personal “Arrest në burg”.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale që cënojnë apo dëmtojnë mirëqënien dhe zhvillimin normal të të miturve. Gjithashtu, inkurajon bashkërendimin e strukturave bazë si mësuesit, psikologët e shkollave dhe shërbimet sociale pranë bashkive me qëllim identifikimin e rasteve dhe vënien e përgjegjësve para ligjit.
prokuroria e fierit
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:57
E. D
pamje nga takimi
TIRANË- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Ambasadën e Tiranës, Nancy Van Horn ka zhvilluar një takim me...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:51
E.d
Gent Krasniqi
KOLUMBI - Një bos shqiptar i drogës është kapur nga autoritetet kolumbiane. I arrestuari është Gent Krasni...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:16
I.A
Francesco Becchetti
TIRANË- Gjykata e Apelit ka dënuar me 12 vite burg biznesmenin italian Francesco Becchetti. Mësohet se Apeli i ka u...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:08
I.A
Takimi
TIRANË- Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani i shoqëruar nga njësia e Inspektorëve dhe njësia e ndih...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:04
E.d
Foto ilustruse
VLORË – Policia e Vlorës ka nisur një procedim penal ndaj 27-vjeçarit, i cili hyri ditën e djeshme me forc&...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:02
I.A
Foto Ilustruese
DURRËS- Një 46-vjeçare me emrin Edisnarda Shapka është arrestuar ditën e sotme në Durrës, pasi i...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 14:01
E.d
Foto ilustruse
KAVAJË- Një 48-vjeçar i cili goditi me grusht drejtorin e institcionit të Ujësjellës-Kanalizime, ësht&e...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 13:05
I.A
ISHP
TIRANË- Dorina Toçi është zgjedhur drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik. Toçi do të zër&...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 11:36
I.A
GJKKO
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për inspektorin e IMT-së, Klajdi Zhi...
Aktualitet
30 Shtator 2025, 11:31
I.A
Erion Alibej
TIRANË- I penduari i drejtësisë Erion Alibej ka treguar ditën e sotme vrasjet e Emiljano Ramazanin dhe Regis Run...