Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Banorët e zonës janë shprehur se lidhja e gjakut mes dy familjeve ka bërë që të niste sherri pasi kishin marrë vesh se Kenado Shira kishte ngacmuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.
TIRANË- Familja Shira me familjen Mjeshtri që u përplasën me armë zjarri një ditë më parë, ngjarje që solli tre të vdekur e dy të plagosur, ishin kushërinj me njëri-tjetrin. Banorët e zonës janë shprehur për Report TV se lidhja e gjakut mes dy familjeve ka bërë që të niste sherri pasi kishin marrë vesh se Kenado Shira kishte ngacmuar vajzën e Fiqiri Mjeshtrit.
“Unë di si familje, i ati ka qenë shumë njeri pozitiv, ka pas punuar në Norgvegji me letra dhe gjithë pasurinë e kishte investuar këtu, dhe ka pas një djalë të vetëm, Kenado. Ka mbaruar shkollën profesionale. Familja Mjeshtri, madje e di që binin edhe gjak,”- thotë njëri.
“Ato janë gjak, janë të dytit kushëri,”- thotë një tjetër banor.
“Jemi gjak e milet, të atin e çunit, Lirin, e njoh, ndërsa çunin nuk e njoh, jam habitur, se gjak të afërt tjetri, gjak këto, kështu shkuan punët,”- thotë një i afërm.
Çfarë ndodhi një ditë më parë?
Dy të miturit përkatësisht Kenado Shira (viktimë) dhe Renado Hasula (i plagosur) njiheshin me vajzën e Fiqiriut, e mitur, e cila në dëshminë e saj pretendon se përndiqej kryesisht përmes rrjeteve sociale. Kjo histori ishte diskutuar edhe më herët nga të dyja familjet, por kërcënimet kanë vijuar e kishin arritur deri në pikën që vajza nuk shkonte dot më në shkollë. Dhe dje është realizuar një takim i dytë. Fiqiri Mjeshtri ishte i shoqëruar nga dy vëllezërit Besnik (ky ishte polic bashkiak) dhe Bakir Mjeshtri, ndërsa Renato dhe Kenado kishin ardhur me prindërit e tyre për t'u sqaruar në lokal. Në bisedë e sipër, Mjeshtri i kishte kërkuar njërit prej të miturve, që të martohej me të bijën, por kur kishte marrë si përgjigje refuzimin dhe fyerjet për të bijën, ai ka nxjerrë armën nga brezi dhe ka qëlluar me armë zjarri. Pasi qëlloi mbi 4 persona, Mjeshtri, pronar i një galerie kromi u largua nga vendi i ngjarjes, autori i krimit është vetëvrarë 900 metra larg banesës së tij.
Ardian Fullani TIRANE- Gjykata Evropiane e Të Drejtave të Njeriut ka rrëzuar kërkesën e ish-guvernatorit të Bankës s&eum...
Foto ilustruese BERAT- Një tërmet me magnitudë 2.9 të shkallës Rihter është regjistruar paraditen e sotme në qyteti...
Lokali në Klos KLOS- Fotoja që po shikoni tregon gjurmët që ka lënë masakra e Klosit në lokalin ku dhe mbeti i vrarë...
aksidenti ne Greqi GREQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në një...
Foto ilustruese ITALI- Detyra e tij ishte të dorëzonte pakot e porositura nga klientët por në vend të kësaj një 25-...
Pamje nga laboratori i drogës n/ Shkodër SHKODËR- Policia e Shkodrës ka bërë publike pamjet nga operacioni "Qarku" që &c...
Foto ilustrim VLORE- Disa orë pas plagosjes me armë zjarri në fshatin Llakatund, ku u plagos Sebastian Jallaj, 19 vjeç, policia e Sht...
Foto ilustruese GREQI- Një emigrant shqiptar identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka humbur jetën në më...
Drejtori i Policisë Shkodër në deklaratë për mediat SHKODËR- Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja nga oper...
Foto ilustruese TIRANË- Dosja.al ka zbardhur emrat e 16 personave të arrestuar në Shkodër, të përfshirë në kultivim...