LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga përndjekja e të dashurës, grabitja e taksistit e deri te tentativa e vjedhjes së portofolit në stacionin e autobusit, 7 persona të arrestuar në Tiranë

Materialet i kaluan Prokurorisë.

23 Gusht 2024, 10:34 Nga M.B
Nga përndjekja e të dashurës, grabitja e taksistit e deri te
Foto ilustruese

TIRANA- 7 persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Policia ka njoftuar se një 30-vjeçar me inicialet M. P., është vënë në pranga pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij. Ndërsa një 28-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë.

Nga ana tjetër, një 51-vjeçar ra në pranga pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar t'i vjedhë portofolin një personi. Gjithashtu u arrestua dhe një 27-vjeçar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Po ashtu njoftohet se në pranga ka rënë dhe një 58-vjeçar me inicialet S. D., me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Bëhet me dije se ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë një 46-vjeçeje, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Njoftimi:

Tiranë/Arrestohen 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin M. P., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi dyshohet se ka përndjekur të dashurën e tij.

Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

- M. S., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke qenë pasagjer në një taksi, nën kërcënimin e një mjeti prerës, i ka vjedhur një shumë parash drejtuesit të taksisë;

- P. Zh., 51 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në një stacion autobusi, ka tentuar ti vjedhë portofolin një shtetasi.

Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Sh. P., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatit të tij.

Specalistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin S. D., 58 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, me detyrë drejtues teknik në një firmë për prodhimin e lëndëve piroteknike. Ditën e djeshme, në ambientet e punës, i ka plasur një kapsollë në dorë, shtetases V. K., 46 vjeçe, punonjëse pranë kësaj firme. 46-vjeçarja si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:

- A. K., 18 vjeç, banues në Tiranë, si dhe proceduan penalisht shtetasit K. K., 50 vjeç, dhe Sh. V., 22 vjeç, banues në Kamëz. Ditën e djeshme, rreth orës 11:10, në rrugën "Linxheria", shtetasi A. K., duke drejtuar mjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin Sh. V., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas largimit të tij është paraqitur në vendngjarje, shtetasi K. K., (babai i shtetasit A. K.), i cili ka deklaruar se ka qenë ai duke drejtuar automjetin. Si pasojë e aksidentit mes dy mjeteve, është dëmtuar shtetasi F. P., 30 vjeç, i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve;

- Zh. D., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hyundai”, është përplasur me mjetin me drejtuese shtetasen R. A., dhe më pas me mjetin me drejtues shtetasin B. F., dhe mjetin me drejtues shtetasin K. R. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë.

tirana

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë