Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjithashtu, Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, në Britaninë e Madhe.
TIRANA- Ismail Zeneli, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri. Zeneli ka qenë pjesë e grupit kriminal, ku akuzohet edhe ish drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani. Gjithashtu, Zeneli është personi që donte të vriste vëllezërit Nela për hakmarrje pasi besonte se në vitin 2013 i kishin vrarë vëllain me emrin e ndryshuar, Xhem Krasniqi, në Britaninë e Madhe.
I ekstraduari, i njohur edhe me emrin Luan Sadria ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
SPAK ka regjistruar procedim në vitin 2023 dhe në kuadër të këtij procedimi, në bashkëpunim me Eurojust dhe Europol, si dhe me agjencitë ligjzbatuese belge, franceze, holandeze, gjermane, braziliane dhe kolumbiane, kanë zhvilluar hetime lidhur me disa shtetas shqiptarë të përfshirë në veprimtari kriminale në Shqipëri, Amerikën e Jugut dhe në disa shtete europiane.
Gjithashtu, hetimet janë kryer dhe në lidhje me disa ngjarje kriminale të mëparshme të ndodhura ne Shqipëri. Dyshohet se shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria është koordinuar me bashkëpunëtoret e tij dhe ka dhënë informacione mbi vendndodhjen e shtetasve Alber dhe Edmond Nela me qëllim vrasjen. Më tej, dyshohet se ky shtetas është koordinuar me bashkëpunëtorët e tij, për trafikimin e lëndëve narkotike, nga vendet e Amerikës se Jugut, në portet kryesore europiane, veçanërisht në Valencia, Spanjë.
Si rezultat i bashkëpunimit të Drejtorisë së Interpolit, me Interpol Madridin, u bë i mundur arrestimi i tij në Spanjë, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.
Njoftimi:
Vijojnë intensivisht operacionet për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë finalizuar nga Interpol Tirana, 2 operacione ekstradimi, nga Spanja dhe nga Franca.
U krye ekstradimi nga Spanja, drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar I. Z. alias L. S., 50 vjeç, i lindur në Kukës.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Drejtoria e Interpolit, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Shkodër TIRANA- Në Shqipëri fenomeni i emigrimit, kryesisht i të rinjve, vazhdon të jetë shqetësues jo vetëm pë...
Foto ilustruese TIRANA- Më 11 shtator do të shqyrtohet në seancë në Gjykatën e Apelit Administrativ padia për shfuqizimi...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qendrueshme. Moti parashikohet të jetë...
Foto Ilustruese PËRRENJAS- Një aksident ka ndodhut pasditen e sotme në Përrenjas. Nga informacionet paraprake mësohet se një...
Foto Ilustruese KOSOVË- Dogana e Kosovës ka reaguar në lidhje me anijen me mbetje toksike, çështje për të cilën ...
Prej dy vitesh qeveria shqiptare është vetëofruar të mirëpresë në Porto Romano ndërtimin e një baze detare n...
makina e djegur VLORË- Një makinë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në autostradën Fier-Vl...
Blerti Kanushi MEMALIAJ- Blerti Kanushi, 23-vjeç është shpallur në kërkim për vrasjen e Faik Ajdinit disa ditë më...
TIRANË- Kompania eksportuese Sokolaj shpk e deklaroi ngarkesën ngarkesën e mbetjeve të rrezikshme në doganë si oksid hekuri. Kap...
Penchom Saetang TIRANË- Drejtore Ekzekutive e 'Thailand Earth' Penchom Saetang, një prej organizatave e cila dha sinjalin se po futeshin 800 ton&...