LIVE UPDATES
Aktualitet

Nga fiskalizimi tek urat/ REL: Vendimet e Qeverisë në detyrë vihen në pikëpyetje

Një nga vendimet e fundit, që u publikua më 9 korrik në Gazetën Zyrtare të Kosovës, ka të bëjë me ndërtimin e një shkolle muzike dhe të një muzeu në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë - për çka u ndanë rreth gjysmë milioni euro.

17 Korrik 2025, 15:06 Nga E. D
Nga fiskalizimi tek urat/ REL: Vendimet e Qeverisë në detyrë
foto ilustruese

KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës miratoi rreth 12 vendime pas datës 27 mars, kur u shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare.

Një nga vendimet e fundit, që u publikua më 9 korrik në Gazetën Zyrtare të Kosovës, ka të bëjë me ndërtimin e një shkolle muzike dhe të një muzeu në Luginën e Preshevës, në jug të Serbisë - për çka u ndanë rreth gjysmë milioni euro.

Aty ka edhe vendime për shqyrtimin e shpronësimit të tokës në rajonin e Gjilanit, emërimin e drejtorit të Bordit udhëheqës për ndërmarrje publike, rritjen e përfitimeve për nënat e të tjera.

Ministrat në Qeverinë në detyrë miratuan edhe udhëzime administrative - në mesin e tyre ai për përdorimin e pajisjeve fiskale elektronike, të cilin Gjykata Supreme, më 15 korrik, e shpalli të paligjshëm dhe e anuloi.

Gjykata konstatoi se një qeveri në detyrë mund të kryejë vetëm aktivitete të domosdoshme dhe ato të planifikuara në planin vjetor të punës së qeverisë, dhe se nuk ka të drejtë të miratojë akte të reja nënligjore.

Ky udhëzim ishte botuar në Gazetën Zyrtare më 16 prill dhe ishte lëshuar nga ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Përndryshe, shumica e ministrave në Qeverinë në detyrë të Kosovës janë deputetë në institucionin ligjvënës, i cili nuk është konstituuar ende, për shkak të mosmarrëveshjeve politike midis partive parlamentare.

Qeveria në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, dhe vetë ministri në detyrë, Murati, e kritikuan vendimin e Gjykatës Supreme, duke e quajtur “arbitrar” dhe të pabazuar në ligj.

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, reaguan gjithashtu, duke vlerësuar se ndërhyrja politike në gjyqësor është “e papranueshme”.

Profesori Kadri Kryeziu, ish-nënkryetar i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se Qeveria në detyrë, sipas vendimit të Gjykatës Supreme, është e detyruar t’i tërheqë vendimet e marra pas 27 marsit - datë kur u konfirmuan mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës.

“Vendimet e Gjykatës Supreme janë finale për aq sa i përket interpretimit të ligjit, përfshirë edhe atë për Qeverinë”, thotë ai, por shton se në vendimin e 15 korrikut, Gjykata Supreme “ka bërë referenca kushtetuese që lënë hapësirë për përfshirjen e mundshme të Gjykatës Kushtetuese”, nëse palët vendosin të ndjekin një rrugë të tillë.

“Sipas mendimit tim, Ligji për Qeverinë është i hartuar dobët dhe keq, ka shumë dykuptimësi, por edhe kontradikta. Kjo lë hapësirë që çështja të politizohet dhe kjo nuk është gjë e mirë”, thotë Kryeziu.

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme e ka bërë të qartë se Qeveria në detyrë ka shkelur Kushtetutën dhe ligjet, duke i lënë deputetët të kryejnë funksionin e ministrave.

“Prandaj, të tetë ministrat, përfshirë kryeministrin, të cilët mbajnë dy poste, po e shkelin ligjin”, thotë Miftaraj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, të gjitha vendimet e marra nga ministrat në Qeverinë në detyrë mund të kundërshtohen në gjykatë dhe të përmbysen.

“Qeveria është e detyruar ta respektojë dhe zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme”, thotë Miftaraj.

Të gjitha vendimet e Qeverisë së Kosovës hyjnë në fuqi kur publikohen në Gazetën Zyrtare të Kosovës, dhe kështu shihet se më 28 mars është publikuar vendimi për shqyrtimin e kërkesave për shpronësime në interesin publik në rajonin e Gjilanit.

Pastaj, më 14 prill, u publikua vendimi për zgjatjen e mandatit të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Përdhunuar gjatë Luftës në Kosovë, ndërsa më 16 prill u publikua vendimi për emërimin e drejtorit të Bordit udhëheqës të ndërmarrjes publike rajonale për furnizim me ujë në rajonin e Prizrenit, me mandat trevjeçar.

Vendimi për emërimin e drejtorit ekzekutiv të Agjencisë për Arsim dhe Trajnim Profesional dhe Arsim për të Rritur për një mandat katërvjeçar u botua në Gazetën Zyrtare më 29 maj, ndërsa vendimi për rritjen e përfitimeve në para për nënat u botua më 5 qershor.

Ndërkaq, më 27 qershor hyri në fuqi vendimi i Qeverisë së Kosovës për të miratuar ndarjet financiare - në vlerë prej 4 milionë eurosh - për zbatimin e masës “Mbështetje për Diasporën” nga Paketa e Rimëkëmbjes Ekonomike.

Në Gazetën Zyrtare të Kosovës mund të shihet, po ashtu, se ministritë në detyrë kanë nxjerrë edhe rregullore e vendime administrative.

Për shembull, Udhëzimi Administrativ, NR. 01/2025 për shfrytëzimin e pajisjeve elektronike fiskale, sistemeve fiskale dhe softuerëve elektronikë fiskalë, i lëshuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, u botua në Gazetën Zyrtare më 16 prill.

Udhëzimi Administrativ për ndryshimet dhe plotësimet e Udhëzimit Administrativ për lejet mjedisore, i lëshuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, u publikua më 28 maj.

Udhëzimi Administrativ për ndryshimet në listën e organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore, i lëshuar nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, u botua në Gazetën Zyrtare më 20 qershor.

Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi më 10 korrik se ka nisur hetimet lidhur me ligjshmërinë e kontratës për ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, e cila u lidh nga Qeveria në detyrë e Kosovës.

Në deklaratë thuhej se hetimi i Prokurorisë nuk kundërshton ndërtimin e vetë urave, por fokusohet në “përmbushjen e detyrimeve ligjore” që lidhen me kontratën për ndërtimin e tyre.

Këto dy ura parashihet të ndërtohen në kuadër të një projekti të bazuar në një memorandum bashkëpunimi midis Ministrisë së Infrastrukturës së Qeverisë së Kosovës, përgjegjëse për komunat e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut.

Qeveria në detyrë e Kosovës ndau rreth 3 milionë euro për ndërtimin e tyre, ndërsa punimet pritet të përfundojnë në vjeshtë.

Zyra e Prokurorit tha se nuk është në juridiksionin e saj të vlerësojë ose miratojë projekte infrastrukturore, por se “roli i Zyrës së Prokurorit Special është të veprojë në përputhje me ligjet në fuqi, në rastet kur ka dyshime për keqpërdorim të fondeve publike”. Pesë prokurorë u tha se janë angazhuar për të shqyrtuar dy mijë kontrata të lidhura nga Qeveria./REL

vendimet e qeverisë

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!