LIVE UPDATES
Aktualitet

Nëna denoncon vajzën: Më nxori nga shtëpia dhe më la rrugëve! Noteri nuk verifikoi një deklaratë…

Lumturi Baho tha për emisionin investigativ se ka pasur një apartament në qytetin e Lushnjes, në bashkëpronësi të saj, burrit dhe djalit. Fillimisht, djali u ka lënë prokurë përfaqësimi, por më pas e tërheq në vitin 2019. Madje, bën edhe një akt-noterial.

2 Prill 2024, 21:54 Nga N.F
Nëna denoncon vajzën: Më nxori nga shtëpia dhe më la
Lumturi Baho

LUSHNJE- Një e moshuar denoncoi në emisionin “Fiks Fare” se i është marrë shtëpia dhe ajo, së bashku me bashkëshortin, kanë ngelur rrugëve. Lumturi Baho tha për emisionin investigativ se ka pasur një apartament në qytetin e Lushnjes, në bashkëpronësi të saj, burrit dhe djalit. Fillimisht, djali u ka lënë prokurë përfaqësimi, por më pas e tërheq në vitin 2019. Madje, bën edhe një akt-noterial.

Në vitin 2020, dy të moshuarit, që s’kishin dijeni për aktin noterial të djalit, ia kalojnë shtëpinë me noteri vajzës. Noteri që bëri akt-shitjen, nga të moshuarit te vajza e tyre, nuk verifikoi tërheqjen e prokurës nga djali, duke sjellë që në 2023 vajza të largojë me forcë nga shtëpia dy të moshuarit.


“Kemi pasur një apartament në Lushnje, në bashkëpronësinë time, burrit Sejmen Baho dhe djalit Altin Baho. Apartamentin e kemi pasur para viteve ’90 ne si çift, teksa pas privatizimit u fut edhe djali Altini. Jetuam dhe krijuam familje në atë banesë, dy djem dhe 1 vajzë. Ndërkohë, pak vite më parë, vajza na kërkonte që ne t’i kalonim në pronësi apartamentin, pasi edhe djali jetonte në Tiranë. Altini na kishte lënë një prokurë që ne të vepronim, por s’e dinim që ai e kishte revokuar” tregon e moshuara. Më tej pohon se ka shkuar te noteri Ardjan Karroqe në Lushnje dhe bëjnë një kontratë shitje pasuri e paluajtshme. “Të pranishëm ishim unë, burri dhe vajza. Unë dhe burri firmosim që t’i shesim shtëpinë vajzës, ndërkohë që në vend të Altinit (djalit) firmosa unë” tregon Lumturia.

Më tej pohon se kontrata është bërë në vitin 2020. “Jetuam dhe në verën e vitit 2023, kur vijmë nga plazhi nga Saranda, shohim që plaçkat tona ishin nxjerrë nga shtëpia. Na vodhën gjithçka kishim brenda. E bëri vajza dhe dhëndëri i transportonte” tregon duke lotuar Lumturia. Më tej pohon se ata janë pleq dhe se vajza u kishte premtuar se do të pleqëronin te ajo. “Na kishte thënë gjithmonë se më keni mua, do kujdesem për ju. Na nxori jashtë dhe tani rrugëve” vijon e moshuara. Ajo tregon se tani jeton në një shtëpi të vjetër në Delvinë, që është e prindërve të bashkëshortit. “E kemi rregulluar me se mundemi dhe atje jetojmë. Shtëpia në Lushnje tani ka kaluar në emër të vajzës. Asnjë nuk e verifikoi deklaratën e djalit dhe ne na nxorën me forcë, sikur të ishim kriminelë. Vajza kërkoi edhe urdhër mbrojtje ndaj nesh. Tani kemi probleme edhe me djalin, pasi i shitëm shtëpinë” përfundon Lumturia.

Pas ankesës, denoncuesja takon noterin Ardjan Karroqe, teksa e pyet se si u bë kontrata, kur djali i saj Altini e kishte revokuar kontratën e përfaqësimit. Noteri i thotë se në atë kohë, s’ka pasur sistem dhe duhet që njëra nga palët t’ia kishte sjellë noterit. “Ia keni dhënë me dorën e tyre dhe tani jeni jashtë. Atëherë s’kishte sistem të përgjithshëm” u thotë ai. Ndërkohë, qytetarja i kërkon se si mund të revokohet ajo kontratë, teksa ai i thotë se vetëm në gjyq. “Nuk më ka prurë njeri mua revokim këtu. Se atëherë nuk ka pasur sistem. Duhet që qytetari të merrte përsipër, që këtë revokim t’ia çonte çdo zyre më vete. Tek unë nuk ka prurë gjë. Pruri dokumentet, bëri veprimet dhe kaq mbetëm. Erdhët ju të dy burrë e grua, erdhi edhe vajza. Më vjen keq për ju që mbetët kështu. Vetëm kjo rruga e gjyqit është. Duhet t’i drejtoheni gjykatës për shpalljen e pavlefshmërisë absolute të kontratës së shitblerjes. Sepse me ju, përderisa ka vepruar kështu, është mashtrim dhe djali e ka bërë në 2018 revokimin e prokurës e nuk ka qenë dakord” thotë noteri.

Grupi i Fiks Fare, sëbashku me denoncuesen 74 vjeçare, shkoi në zyrën e noterit Sherif Shehu, i cili ka marrë arkivën e ish noterit Ervin Hasani. Në zyrën e këtij të fundit u përpilua edhe revokimi i prokurës nga Altin Baho. Noteri pohon se revokimi i prokurës është bërë në vitin 2019 dhe jo në 2018-ën. “Ka një lapsus, se në letër shkruhet 2018 por është bërë në vitin 2019. Janë probleme në fillim viti që s’hiqen datat” thotë ai. Fiksi e pyet nëse djali i denoncueses. Altin Baho ka revokuar kontratën. “Po, e ka bërë” thotë noteri. Fiksi e pyet se kur është hedhur në sistem. “Në sistem është hedhur në janar 2019” pohon ai.

Por, përse nuk e ka parë askush këtë revokim kontrate? Fiksi bisedoi me noterin Ardjan Karroqe, i cili ka bërë kontratën e shitjes së apartamentit në vitin 2020. Noteri pohon se në zyrë kanë qenë dy të moshuarit dhe vajza e tyre. Pyetjes se një nga 3 bashkëpronarët, Altini, e kishte revokuar prokurën ndaj prindërve dhe përse nuk u verifikua, noteri pohon se s’kishte dijeni në atë kohë. “Në 2019 s’kanë pasur bar kod aktet noteriale dhe s’kisha si ta verifikoja. Asnjëra nga palët nuk ma serviri. Madje s’ishte dorëzuar në asnjë institucion” shton noteri. Gazetarët e pyesin se, noteri tjetër tha se është hedhur në sistem në janar të vitit 2019. “Është një sistem i brendshëm, ku secili noter ka dritaren e vetë. Unë nuk mund të futem te noteri tjetër” thotë ai.

Askush në një qytet të vogël si Lushnja, ku të gjithë njohin njëri-tjetrin, s’ka pasur dijeni për revokimin e kontratës. Noteri Karroqe tha se, sistemi i ri, me bar kod, është bërë në vitin 2019, disa javë pasi u përpilua ajo deklaratë! Por, nëse një nga palët s’ka qenë prezent dhe s’ka firmosur, atëherë kontratë e shit-blerjes duhet të bëhet automatikisht nul. Noteri duhet të verifikonte, ose të paktën të lajmëronte bashkëpronarin, për aktin e bërë. Jo vetëm që s’u lajmërua, por edhe ai akt i prodhuar shkoi në Kadastër dhe prona iu mor dy të moshuarve. Në gjithë këtë histori, “faji” që dy të moshuar u nxorën nga banesa dhe janë rrugëve, i ka mbetur “sistemit”!

Marrë nga Top Channel

lumturi baho lushnje denoncim

Sondazh

Poll

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Rama: Nëse Vlora nuk thyen çdo rekord më 11 maj, do jetë turp i burrave që nuk shkojnë në votime!

Lobimi i PD-së në SHBA, Rama: 6 mln euro janë shumë për të hequr damkën e një personi non grata!

Rama: Me gratë ne mbushim një sallë si kjo! Ata të tjerët me kashtën dhe ko*** e tyre

Rama takim me studentët dhe pedagogët në Vlorë:Projeksioni i Shqipërisë 2030, 15 mijë euro për frymë

Rama: Është status dinjiteti dhe qytetarie europiane që ky popull nuk e ka patur kurrë

Rama në Shkodër: Më vinte t’ju ulesha në gjunjë për t’ju kërkuar besimin

Rama: Sot kur erdha nuk u ndjeva sikur po hyja në Kandahar...

Rama në Shkodër: Gjysma e burrave, të rinjtë dhe shumica e grave mbështesin PS-në

Rama takim me gratë dhe vajzat në Shkodër: Përpiqen tani të më fusin në sherr me të gjithë burrat!

Pamjet e sherrit mes Xhelal MziuT, nipit të tij dhe punonjësit të bashkisë Bulqizë

Berisha: Aty zbulova se e-Albania ishte kthyer në një kurth të tmerrshëm

Rama-bizneset 3

Incidenti në Dibër, Berisha: Ishte provokacion i ulët i Klosit dhe militantëve socialist ndaj Mziut

Rama në Shkodër: Para pak ditësh, arkivi i Marubit u vulos si pasuri botërore

"Deri në 2029 biznesi i vogël ka zero taksë", Rama: Tavani nuk do të ndryshohet

Rama-bizneset 2

Rama për bizneset

Oratoria e kandidates socialiste në Belsh

"Pensionet janë qesharake"/ Berisha nga Saranda: Shqiptarët janë vjedhur si askush tjetër në Europë

Zhupa në Sarandë: Kemi një program nga më të mirët, Rama do ta marrë përgjigjen e merituar në 11 maj

Rama nga Gramshi: Dikur ai ishte i çarmatosur, sot po vendos drejtësi me “shpatën” që i dhamë ne!

Rama nga Gramshi: Duhet të bëjmë përpjekje që sa më shumë njerëz të na bashkohen

Integrimi në BE/ Rama në Belsh: Po zbatojmë profecinë e Skëndërbeut dhe amanetin e rilindasve

Rama e mbyll me batuta me të riun në Belsh: Do Zoti të është futur ndonjë gjë në kokë se pashë...

Rama nga Belshi: 11 maji historike për BE! Nëse nuk kapet 2027 për negociatat

"Unë e shijoj një vajzë se ma ka sjellë gruaja!" Këngëtarja-Ramës: Më vjen keq që nuk keni vajzë

Rama batuta me të rinjtë në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!

Rama takim me të rinjtë në Belsh: Vetëm një tifoz i një partie s’mund t’i shikojë…

Berisha: Edi Rama ngjason me atë hajdutin që vjen dhe të bën për të qeshur

Berisha: 4-vjeçari që vjen në mënyrë absolute do e çojë pronën tek i zoti

Rama takim me bizneset: Me rrëzimin e taksës së sheshtë, kemi kursyer 140 milionë euro çdo vit!

Rama në Elbasan: Fiskalizimit do t’i mbivendoset Inteligjenca Artificiale

Ministrja Ibrahimaj tregon tre pikat ku bazohet paketa "Paqja Fiskale"

Rama i drejtohet Llatjas: Mos i bëj presion me sy, duhet ta kishe bërë atë

"Altin Dumani nuk thërriste dot njeri se nuk e kishte shpatën", Rama: Drejtësinë e armatosëm ne

Rama: Nuk kam ofenduar asnjë burrë dibran, përkundrazi do i shikoni në zgjedhje

"Beteja politike është dyluftim me mjete paqësore",Rama:Politika bëhet me fjalë dhe me gjuhën shpatë

Rama: Fushata jonë e ka një çështje thelbësore, anëtarësimin në BE

"Nuk pyetën këta për fëmijët kur më nxorën mua lakuriq",Rama:Ilir Vrenozi,lideri i vërtetë i kënetës

Rama: Këta që thonë se fushata e PS është tallava janë përbuzës të kulturës shqiptare

"Flitet për gjuhën time", Rama: Ka vetëm një gjë që thashë gabim dhe kam kërkuar ndjesë!

Ezani i ndërpret fjalën/ Rama ndalon: Ta respektojmë!

"Vetëm me gratë po e mund Rama kënetën"/ Kryeministri nga Berati: Kaq sa jeni ju këtu

Rama nga Poliçani:Thonë "e ka gjysmën e qeverisë në qeli"! Ju kujtohet kur ju thoja ma jepni timonin

Rama: Do të krijohet një unazë që do të sjell më tepër investime dhe turizëm

Rama ironizon partitë e reja: Këta më kujtojnë Suden, Xhaferrin dhe Vehbiun!

"Ilir Vrenozi lideri i vërtet i PD-së"/ Rama: E ekzaltoi gjithë sallën kur përmendi erotizmin tim

Rama nga Skrapari: Dera e BE-së nuk hapet kollaj

"Altin Dumani nuk erdhi dje nga materniteti!" Rama në Skrapar: Ju këtu jeni specialistë për politikë

Rama nga Skrapari: Reformën në drejtësi e donim dhe e sollëm ne...