3 Tetor 2025, 10:36
Nga E. D
Ajola Xoxa
TIRANË- Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme. Paraqitja e saj në SPAK vjen në zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje".
Ajola Xoxa është lënë në masën "detyrim paraqitje" lidhur me dosjen Veliaj, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike. Sipas SPAK, Veliaj edhe bashkëshortja e tij, Xoxa kanë ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal dhe familjar përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”./Dosja.al
ajola xoxa
Politike
3 Tetor 2025, 10:07
E. D
Jurgis Çyrbja
TIRANË- GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-deputetit të Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja, Ahmet Mashë...
Politike
3 Tetor 2025, 09:15
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në orën 16:30 strukturat politike të Tiran...
Politike
2 Tetor 2025, 22:30
E. D
Edi Rama
SHBA- Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom ka shpërndarë videon tallëse të Kryeministrit Edi Rama ndaj Donal...
Politike
2 Tetor 2025, 22:12
foto ilustruese
TIRANË- Dita e duelit për Tiranën u shpall nga kreu i shtetit, por dekreti presidencial për garën e kryeqyte...
Politike
2 Tetor 2025, 22:07
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka folur mbi dekretin e datës së zgjedhjeve të pjesshme lokale dh...
Politike
2 Tetor 2025, 21:28
I.A
Momenti i talljes
DANIMARKË- Kryeministri Edi Rama ka sqaruar momentin viral nga samiti i Komunitetit Politik Evropian, ku po tallej me President...
Politike
2 Tetor 2025, 21:01
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Situatë e përsëritur disa herë këtë vit. I vetmi dallim është që partitë m&...
Politike
2 Tetor 2025, 19:51
E. D
pamje nga takimi
DANIMARKË- Mediat amerikane dhe britanike, Newsweek, MSNBC dhe The Telegraph nuk e kanë kursyer kryeministrin shqipta...
Politike
2 Tetor 2025, 19:26
E. D
pamje nga takimi
ITALI- Gazeta italiane, La Repubblica, ka ndarë pamje nga momenti në Danimarkë në Samitin e Komunitetit Pol...
Politike
2 Tetor 2025, 19:01
E. D
Mark Rutte dhe Vjosa Osmani
DANIMARKË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me sekretarin e përgjithshëm të...