LIVE UPDATES
Aktualitet

3 vite shërbim prove për gjyqtaren, Margjeka: Dosje e montuar nga Rama! Unë s'do vdes, do dal të shes në rrugë (Hakmarrja për mandatin e Sakos)

Mimoza Margjeka, e komanduar si ish-gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua në shtator të 2020 bashkë me të shoqin, Arben Cara. I arrestuari Orion Bali kishte kontaktuar me bashkëshortin e Margjekës, Arben Cara përmes avokatit të tij Skënder Demiraj. Pas negociatave dhe dhënies së 6 mijë eurove në këmbim të lirisë, Bali, i akuzuar për trafik droge, doli nga burgu dhe u la në arrest shtëpie. Margjeka u lirua më vonë dhe u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të mitur.

15 Dhjetor 2022, 14:51 Nga A.B
3 vite shërbim prove për gjyqtaren, Margjeka: Dosje e montuar nga
Mimoza Margjeka

TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar GJKKO ka dënuar sot ish-gjyqtaren Mimoza Margjeka, e cila u akuzua se kishte marrë 6 mijë euro në këmbin të lirisë së Orion Balit, një të arrestuari për trafik klandestinësh. Dy vite pas prangosjes së Balit me një tjetër grup personash në Pogradec, GJKKO dënoi me 4 vite e 6 muaj burg Margjekën, si dhe i hoqi të drejtën për të punuar në institucione publike për 5 vite. Por, ish-gjyqtarja nuk do të rrijë asnjë ditë në qeli pasi dënimi i është konvertuar në tre vite shërbim prove. Gjithashtu, gjykata ka dënuar me 4 vite burg edhe bashkëshortin e saj, Arben Cara dhe me 3 vite Klaudjo Zhillën e Skënder Demirajn. Ndërsa, me 1.2 vite burg u dënua Nejton Bali, të gjithë pjesë e skemës që do t’i jepte lirinë Balit.

Si u prangos Margjeka?

Mimoza Margjeka, e komanduar si ish-gjyqtare në Apelin e Durrësit, u arrestua në shtator të 2020 bashkë me të shoqin, Arben Cara. I arrestuari Orion Bali kishte kontaktuar me bashkëshortin e Margjekës, Arben Cara përmes avokatit të tij Skënder Demiraj. Pas negociatave dhe dhënies së 6 mijë eurove në këmbim të lirisë, Bali, i akuzuar për trafik droge, doli nga burgu dhe u la në arrest shtëpie. Margjeka u lirua më vonë dhe u la në arrest shtëpie, pasi kishte një fëmijë të mitur.

Dosja hetimore

Sipas dosjes së SPAK, Oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë ndjekur fizikisht Carën, kanë konstatur se ai, bashkë me Margjekën dhe vajzën qendronin tek hoteli i Albert Zhillës, babait të Klaudjo Zhillës , në qendër të Korçës. Por, përveç një rasti ku Margjeka është fotografuar në prani të bashkëshortit të saj Arben Cara, vajzës së mitur dhe Klaudjo Zhillës, i dënuar gjithashtu për këtë çështje, gjyqtarja nuk është konstatuar në asnjë rast, as në përgjime telefonike dhe as në ndjekje fizike që të ketë komunikuar për çështjen në fjalë. Lidhja që bën SPAK është ajo mes bashkëshortit të Margjekës, Arben Cara dhe Klaudjo Zhillës, të cilët janë përgjuar në komunikime telefonike për t’u takuar dhe konsumuar kafe, pa folur për çështje konkrete.

SPAK ka përgjuar edhe telefonata mes avokatit të Orion Balit, vëllait të tij Nejton Bali si edhe Klaudjo Zhillës. Mes Klaudjo Zhillës dhe avokatit Skënder Demiraj nuk konstatohen telefonata me përmbajtje që e lidhin me korrupsionin, ndërsa në mënyrë të përsëritur hasen telefonata mes Nejton Balit dhe nënës së tij, ku i shpjegon se avokati i ka kërkuar 6 mijë euro, qoftë edhe lekë për t’ja dhënë gjyqtarëve me qëllim nxjerrjen e Orion Balit nga qelia.

Në dosje është pasqyruar edhe momenti kur flitet për dy gjyqtarët e tjerë të çështjes, siç është relatori Olsi Xhavella dhe gjyqtarja tjetër, Etleva Temo. Në rastin e Xhavellës është konstatuar një moment, ku Klaudjo Zhilla shprehet se e ka takuar tek hoteli i tij duke mos dhënë detaje nëse kishte marrë apo jo garanci se do të jepte vendim pro Balit. 6 mijë eurot, sipas përgjimeve, do të ndaheshin nga 2 mijë euro për secilin gjyqtar. Por, SPAK ngriti akuzë vetëm ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka.

Pretendimet e Margjekës

Ish-gjyqtarja është shprehur vazhdimisht se SPAK nuk ka asnjë provë që e lidh atë në mënyrë direkt me marrjen e parave nga familjarët e Orion Balit apo avokatit të tij Skëndër Demiraj. Madje, ajo ka insistuar se e gjithë dosja është montuar dhe ka lidhje me vendimin e dhënë prej saj pas zgjedhjeve lokale në Durrës, ku vendosi kundër dhënies së mandatit ndaj Valbona Sakos. Margjeka tha se këtë vendim e kishte dhënë se i ishte duhur i drejt dhe jo për arsye politike, por kryeministri Edi Rama po hakrmerret ndaj saj.

Ndaj edhe sot, në prononcimin për media, pas vendimit të GJKKO-së, Margjeka tha se bëhet fjalë për një proces të montuar politikisht dhe se akuzat janë ngritur të bazuara mbi thashetheme dhe pa asnjë prove. Ajo shigjetoi kryeministrin Edi Rama kur tha se mafia është në pushtet, duke shtuar se ka shpëtuar nga dënimi me varje duke qenë se periudha e ish-diktatorit Enver Hoxha ka marrë fund. Margjeka tha gjithashtu se e gjithë çështja e saj ka qenë e porositur për hakmarrje, e me ironi shtoi se për të nuk është fundi i botës e nuk është se do të vdeiste pas këtij dënimi!

“Në këtë botë rrotullohen gjërat, asgjë nuk është absolute, të durojmë të shpresim dhe shpresojmë,”- tha Margjeka duke paralajmëruar zhvillime.

Prononcimi i saj për mediat:

Njerëzit me karakter do pakësohen. Do t’i keni gjithmonë e më pak. Jo se më humb shpresa mua, por i humb njerëzve. Edhe ju që jeni këtu. Përse qenka kaq problem rasti im.  Aty nuk ka dosje. Moza Margjeka, as është marrë, as ka dhënë. Është mafia në fuqi. Të mos ta çojmë më shumë, unë jo se kam mbështetjen e dikujt. Është mafia në pushtet, mos doni të më varni me vdekje. Njerëzit ta shijojnë. Krimi është lart, e bëjnë vetë. Krimin po e bën pushteti, këto janë vegla. Nuk isha anëtare, isha gjyqtare e vetme. Unë nuk kam nevojë të marr sinjale. Juridikisht vendimi që thashë me datën 17 korrik e dha gjyqtari tjetër më 19 korrik me kërkesën e kryetarit të PS dhe ajo erdhi e fshehtë, përse nuk e kërkoni dosjen? Të shqetësosh lartmadhëninë nuk paska lidhje? Po u shqetësua më i madhi, këta të tjerët janë miza me i shtyp me këmbë. Ju nuk po guxoni ta pyesni. Unë kam ik nga Durrësi nga krimi nga korrupsioni. Nuk i besoj më institucioneve. Unë jam gjyqtare, unë e di ligjin. Këta njerëz janë të porositur, mua më vjen keq për ta. Nuk e kam me pasion të bëj sot gjyqtaren. Më dënuan mua, nuk është fundi i botës, shyqyr që nuk është koha e Enverit se do t’i varnin. Unë e di që këta njerëz kanë qenë të porositur. Familja ime e gjen një zgjidhje. Nuk e kam me pasion të bëj punën e gjyqtarit. Do ja dalim. Ju erdhët sot sikur çfarë ka ndodhur. Mozës t’ja fusësh gjithë botën para, thotë e drejtë. E kam dhe genetikën t’i përballojmë pasojat. Të kishin qenë gjithë gjyqtarët si unë në punën e vet. Ishte jo ligjore. Më erdhi keq që prokuroria ka ardhur këtu. Prokuroria ka prova për dikë tjetër. Janë prova që janë marrë 7500 euro, ata avokatët që punojnë me SPAK e kanë lindur fëmijën në Amerikë. Ne e dimë çfarë po bëhet. I thashë SPAK, puna ime është e parëndësishme. Në këtë botë rrotullohen gjërat, asgjë nuk është absolute, të durojmë të shpresim dhe shpresojmë.

mimoza margjeka nejton bali skënder demiraj klaudjo zhilla arben cara

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje