LIVE UPDATES
Politike

Në detyrim paraqitje për dosjen "Veliaj", biznesmeni Gentian Sula paraqitet në SPAK për të dëshmuar

Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës.

19 Shkurt 2025, 09:09 Nga B.Z
Në detyrim paraqitje për dosjen "Veliaj", biznesmeni Gentian
Gentian Sula

TIRANË - Biznesmeni, Gentian Sula, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posaçme, SPAK për tu marrë në pyetje lidhur me hetimet e dosjes "Veliaj", ku përmendej edhe emri i tij.

Sula është në mesin e biznesmenëve që janë nën hetim në dosjen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe dyshohen si përfitues të tenderave nga Bashkia e Tiranës. Ndaj tij GJKKO caktoi masën e sigurisë detyrim paraqitje. Sipas vendimit të gjykatës Sula duhet të paraqitet në SPAK  të Premten e parë dhe të katërt të çdo muaj, në orën 14:00.

Lidhja e Sulës me Veliajn sipas Dosjes së SPAK

Gentian Sula, është pronar i kompanisë së ndërtimit ‘Agi Kons’. Lidhja e të cilit me Veliaj sipas SPAK, fillon që në momentin kur kryebashkiaku i sotëm mbulonte detyrën e Ministrit të Punës dhe Çështjeve Sociale. 

Koha kur Veliaj blen një banesë në bllokun rezidencial Kodra e Diellit në Tiranë. Bllok banimi që është në pronësi të Gentian Sulës. Ku fill pas këtij momenti, Veliaj, asokohe në detyrën e Ministrit të Punës, emëron si zv/ministre bashkëshorten e biznesmenit Gentjan Sula.

Marrëdhënie sipas SPAK e cila është e pandarë edhe në vazhdim. Edhe gjatë kohës kur Veliaj zgjidhet si kryetar i Bashkisë Tiranë. Koha kur shoqëria ‘Agi Kons’ me pronar Gentian Sulën fillon dhe fiton leje të pafundme ndërtimi. Leje të cilat sipas SPAK, i kthehen në shpërblim Veliajt në formën e vilave në bregdet.

Sipas SPAK, Veliaj posedon 3 vila në fshatin rezidencial Qerret në Kavajë  të ndërtuara nga shoqëria ‘Agi Kons’ në pronësi të biznesmenit Gentian Sula. Një nga vilat posedohet nga vëllai i tij, një vilë e ka vetë Veliaj dhe një të tretë e ka shembur për të krijuar hapësira shtesë.

Sipas SPAK shkuarja te këto vila dhe lidhjet e çiftit Veliaj-Xoxa, me biznesmenin Gentian Sula kanë ardhur pas denonncimit të bërë nga shtetasi me emrin Nesti Angoni. Emri i të cilit duket një krijim fiction i vetë SPAK, për të ruajtur të paprekur identitetin e tij. Ai i cili ka treguar edhe fakte të tjera rreth Erion Veliaj dhe lëvizjeve që kanë kryer familjarë të tij të ngushtë.

Kjo lidhje klienteliste midis Gentian Sulës dhe Erion Veliaj si zyrtar publik sipas SPAK është shoqëruar edhe me tenderë të shumtë të cilët kanë shkuar në favor të kompanisë së ndërtimit në pronësi të biznesmenit. I cili gjatë kësaj kohe ka fituar tenderë të rëndësishëm që kanë të bëjnë me zhvillimin e qytetit. Si në infrastrukturën arsimore deri te punët publike, që përkthehen në miliona euro fonde të tenderuara nga Bashkia Tiranë.

Arrestimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë fillimisht në masë sigurimi “arrest shtëpie”, por pas rivlerësimit të masës është lënë në detyrim paraqitje.

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga personat nën hetim, Veliaj, bashkëshortja e tij dhe 6 biznesmenët e tjerë është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

Masat e sigurisë dhe akuzat përkatëse për të pandehurit

-Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
-Ajola Xoxa – Detyrim paraqitje; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
-Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
-Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
-Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

gentian sula erion veliaj

Sondazh

Poll

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri

Berisha: Kabineti ynë do jetë një kabinet me përfaqësim mbarëkombëtar të shqiptarëve në Shqipëri

Berisha: Do japim 30 mijë euro grant dhe do ulim të paktën 10 herë taksat mbi sipërfaqen e ndërtimit

Berisha: Fëmijët autik përjashtohen nga detyrimi për tu paraqitur çdo vit në KEMP

Berisha: Çdo punonjës i administratës do konsiderohet një shërbëtor i çmuar i shtetit

" Edi Rama refuzon të përballet në debat"/ Berisha: Në 11 maj censura merr përgjigjen përfundimtare

Berisha: Ta injorojmë narrativën e Edi Ramës, ai flet si Nuredin Dumani!

Dhurata Çupi: PD e vetmja forcë politike me një program për të gjitha moshat dhe target grupet!

Berisha: Do falim çdo gjobë dhe kamatë të vendosur që nga viti 1992 deri më 11 maj!

Berisha me gratë: Mediat po e censurojnë opozitën, katër TVSH-të janë njësoj!

Rama u tregon rekordet personale fermerëve në Berat: Jam piktori më i mirë mes kryeministrave

Rama replika me fermerin në Berat: Demokratët ndahen në dy kategori

Rama në Berat: Të bëhesh pjesë e BE, është si të vendosësh mushkëri të reja

Rama: Merrni kredi me 70 për qind kolateral të garantuar nga shteti

Benet Beci është i pandehur/Tom Doshi:Si mund të drejtojë fushatën një njeri që ka vjedhur qytetarët

Berisha thirrje nëpunësve të shtetit: Në takime shkoni se ju heqin nga puna, por votën mos ia jepni

Berisha: Një familje e fortë është themeli i të gjitha arritjeve tona, është kushti i mirëqenies

'Që ta çojmë tek 5-sa do votojmë 1-shin'/ Vrenozi: Më 11 maj Shqipëria përsëri do të buzëqesh!

Rama i përgjigjet biznesmenit në Përmet: Hajde bujrum, bëje ti! Unë po bëj sa mundem

Rama me bizneset e turizmit: Kush pranon paqen nuk ka kontrolle nga inspektorët!

“Thonë se kam mbaruar, s'kam çfarë them!" Rama: Pasaporta europiane është kapërcim historik

“Gjysma e burrave çyrykë!” Rama: Bëjnë moral dhe habiten pse po shkojmë në drejtimin e duhur!

Rama: Në hetim apo të dënuar kemi ato të mandatit të parë, nuk kemi asnjë të burgosur nga qeveria

"Nëse zgjedh kënetën dhe jo BE-në, je autik", Rama për LaCivita: Latifi kishte kandidat në Amerikë

Rama: Plani është që në "Shqipërinë 2030" paga mesatare për mësuesit të jetë 1200 euro

Rama takim me pensionistët:Nga dhjetori i 2024 në shkurt të 2025 kemi ndarë 165 mln euro për bonuset

Berisha: Këta të rinjtë si Enver Hoxha dhe Rama e kanë dëmtuar më shumë Shqipërinë

Berisha:Edi Rama po rrokulliset! Mos u ndikoni nga përpjekjet primitive për të manipuluar opinionin

"LaCivita është makthi i Edi Ramës"/ Berisha:Me Chris dhe gjithë ekipin e tij jemi në lidhje nonstop

"Nëse zgjedh kënetën, je politikisht autik",Berisha për deklaratën e Ramës:Ky është një superskandal

Berisha: Ata që kanë kryer akte të tilla, janë përjashtuar nga gara zgjedhore dhe janë ndëshkuar

Berisha: Do bëjmë gjithçka për rivendosjen e sigurisë ushqimore, zero tolerancë ndaj korrupsionit

Berisha: Agjencia e Sigurisë Ushqimore do ketë të gjithë kompetencat ekzekutive

Berisha: Në vend futen substanca kancerogjene nga mafia

Banori

Rama-banori

Rama-komentuesit: Europa na ka dhënë planin, të mbyllim negociatat deri në 2027!

"Pse nuk bën debat me Berishën?"/ Rama: Nuk bëhet debat me bufin e kënetës

Rama: Më 11 Maj do të marrin rezultatin më të keq që nga ’97 e këtej!

Kur e ke pasur vizitën e fundit në USA?,Rama i përgjigjet komentuesit:Kur kam pasur punë kam shkuar!

Rama: Ishte një trishtim i madh se çfarë sheh e çfarë dëgjon populli shqiptar!

Rama-banori

Banori

Komenti për fotot nudo në takimin me minorenët, Rama: O pika pika!

Rama:Kur them gjysma e burrave janë çyryk, them se të shkosh pas kënetës do të thotë të jesh gjysmak

"U garantoj se furnizimi me ujë do të jetë një përparësi absolute"/Berisha:Do falen të gjitha gjobat

Berisha në Kukës:Do hiqet trau, ky qytet do ketë një nga pallatet e sportit më të bukura në Shqipëri

Berisha në Kukës: Minimum jetik 200 euro për çdo jetim dhe për çdo fëmijë të tretë dhe të katërt!

Rama u kërkoi fëmijëve që të shohin fotot e tij nudo/ Berisha e paralajmëron: Larg duart nga familja

Berisha: Rama, biri i xhelatit të Havzi Nelës, dëboi nga Tirana përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës

Rama me gratë në Durrës: Më 11 maj ne të shikojmë përtej kufirit të partive