LIVE UPDATES
Aktualitet

Në pritje të rikthimit të lojërave të fatit, kompanitë ekzistuese rrisin fitimet

Qeveria po rishikon mundësinë për të rikthyer bastet, por vetëm online. Në fillim të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi rihapjen e basteve sportive online.

26 Nëntor 2022, 07:35 Nga A.B

Në pritje të rikthimit të lojërave të fatit,

Kompanitë e lojërave të fatit ishin historikisht ndër më fitimprurëset në vend, edhe për normë, edhe në vlerë.

Por, pas një vendimi politik, nga 1 janari i vitit 2019, ligji për lojërat e fatit mbylli pak vite më parë aktivitetin për bastet sportive dhe kazinotë elektronike, duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinosë në qendër të Tiranës, bingot tradicionale dhe Lotarinë Kombëtare (një koncesion 10-vjeçar) si dhe kazinotë në hotelet e markave.

Qeveria po rishikon mundësinë për të rikthyer bastet, por vetëm online. Në fillim të shtatorit, kryeministri Edi Rama paralajmëroi rihapjen e basteve sportive online.

Sipas Ramës, nuk do të ketë më lokale bastesh, por do të tentohet të licencohen tre kompani, që funksionojnë vetëm online, për t’i eliminuar kompanitë e tjera që kanë hyrë në të zezë. Në projektbuxhetin e vitit 2023 parashikohet një efekt financiar prej 2 miliardë lekësh nga rikthimi i lojërave të fatit.

Ndërkohë, kompanitë që mbeten në treg vijojnë të raportojnë aktivitete fitimprurëse.

Në 2019-n, “Regency International Casino Tirana” u rendit në vendin e 13, pasi fitimet u pesëfishuan në 1.3 miliardë lekë.

Në 2020-n, fitimi i saj ra me 70%, në 353 milionë lekë, nga mbyllja e përkohshme e aktivitetit gjatë pandemisë. Në vitin 2021 fitimet u rritën me 47%, në 519 milionë lekë, por mbetën sërish më të ulëta se para pandemisë. Norma e fitimit ishte rreth 23%.

“Adria Entertainment” (ish-APEX), dikur një ndër më fitimprurëset në vend, rihyri në 2020-n në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve, pasi në maj 2020 ajo u pajis me licencë për ushtrim aktiviteti në fushën e lojërave të fatit, kategoria “Kazino të vendosura në hotel me 5 yje”.

Të ardhurat e shoqërisë u shumëfishuan në 1.1 miliardë lekë në 2020 (nga 4.6 milionë lekë një vit më parë), ndërsa fitimet rezultuan në 141 milionë lekë. Në vitin 2021, shoqëria vijoi rritjen e fortë. Të ardhurat u 3-fishuan në 3.3 miliardë lekë, ndërsa dhe fitimet pothuajse u 4-fishuan në 531 milionë lekë, me një normë prej 16%.

Në vitin 2018, viti i fundit i aktivitetit të lojërave të fatit, qarkullimi vjetor i kompanive të licencuara ishte rreth 140 milionë euro, ku 60% e totalit vinte nga kazinotë, sipas të dhënave të mëparshme të “Monitor” në renditjet e kompanive më të mëdha në vend.

Normat e fitimit ishin ndër më të lartat në ekonomi, duke variuar midis 20 dhe 50%. Ky ishte vetëm tregu zyrtar, ndërsa vlerësimet e aktivitetit real, si për të ardhura ashtu dhe fitime, ishin disa herë më të larta, për shkak të informalitetit masiv./MONITOR

lojera fati

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet