LIVE UPDATES
Aktualitet

Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para për disa kategori

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi tashmë i shpërndarë  për shkak të, bllokimit nga blloku opozitar.

22 Maj 2026, 09:57 Nga D.S

Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para për

KOSOVË- Qeveria në detyrë e Kosovës ka vendosur që të ndajë nga 100 euro për disa kategori dhe të rrisë shtesat për lehonat, vetëm disa ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi Pakon për përballje me inflacion 2.0, e cila tha se u pamundësua që të miratohej më herët nga Kuvendi tashmë i shpërndarë  për shkak të, bllokimit nga blloku opozitar.

Kurti tha se pakoja përfshin mbështetje të njëhershme prej 100 eurosh për pensionistët, fëmijët, punëtorët e sektorit privat dhe studentët aktivë. Pensionistët dhe fëmijët do të mund t’i marrin këto para nga java e ardhshme, ndërkaq po javën e ardhshme do të hapet edhe procedura e aplikimit për kategoritë tjera, sipas Kurtit.

“Jemi të vetëdijshëm që në mungesë të buxhetit të rishikuar, i cili u bllokua nga blloku opozitar, kjo pako nuk i adreson të gjitha problemet e nevojat, por sado pak lehtëson barrën për secilën familje në vendin tonë. Sepse për dallim nga blloku opozitar, Qeveria jonë kujdeset që dora e shtetit ta prekë secilin”, tha Kurti.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, sqaroi se punëtorët e sektorit privat që mund të përfitojnë nga 100 euro janë ata që e kanë pagën më të ulët se 1.000 euro. Në mbledhjen e ekzekutivit në detyrë, të mbajtur mëngjesin e 22 majit, Kurti njoftoi edhe për rritjen e shtesave për lehonat. Ai tha se kishte premtuar se shtesat për lehonat do të jenë sa paga minimale, teksa akuzoi partitë që më herët kanë qeverisur se nuk kanë ndërmarrë asnjë masë për këtë kategori.

“Sivjet, nga korriku paga minimale bëhet 500 euro në muaj. E njësoj si vitin e kaluar, ne këtë maj po i rrisim shtesat për lehona, nga 325.9 euro në muaj në 500 euro në muaj. Me fjalë të tjera nuk po e presim korrikun, por po e bëjmë qysh tani, nga ky muaj”, tha Kurti.

Ekzekutivi paguan vlerën e pagës minimale për gjashtë muaj për lehonat e papuna, ndërkaq tre muaj për ato të punësuara, të cilat marrin edhe një pagesë sipas Ligjit të punës. Kurti po ashtu paralajmëroi edhe një program për mbështetjen e grave, të quajtur Superpuna për gratë, që tha se parasheh pagesë për gjashtë muaj të pagës minimale nëse ato rikthehen në tregun e punës.

Këto vendime vijnë 16 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare. Ngjashëm, Qeveria Kurti kishte vepruar edhe në prag të zgjedhjeve paraprake, të mbajtura në dhjetor 2025, kur kishte ndarë nga 100 euro për pensionistët dhe studentët.

Por, ndër vite, edhe ekzekutivet e udhëhequra nga partitë e tjera kishin ndërmarrë vendime të ngjashme, sikurse rritja e pagave për sektorë të caktuar, në prag të cikleve zgjedhore. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës flasin për inflacion prej 7.5 për qind në katërmujorin e parë të këtij viti. Ndërkaq, vitin 2025 Kosova e mbylli me inflacion prej 3.9 për qind.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve. Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024./REL

kosove zgjedhjet ne kosove albin kurti

Sondazh

Poll

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026