LIVE UPDATES
Aktualitet

Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund t’i bashkohet Kosova?

Në një dokument jopublik, dërguar vendeve anëtare, Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia propozuan që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen gradualisht në Tregun e Përbashkët, duke besuar se kjo do ta ruante vrullin në procesin e zgjerimit të BE-së, dhe do t'i nxiste këto vende ta përshpejtojnë përmbushjen e reformave.

21 Maj 2026, 22:49 Nga E. D

Ç’është Tregu i Përbashkët Evropian dhe a mund

Kosova, dhe shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, morën një lajm shpresëdhënës këtë javë, kur disa vende të Bashkimit Evropian (BE) dolën me një nismë për futjen e tyre në Tregun e Përbashkët Evropian, për t’i shtyrë përpara në rrugën e tyre drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Çfarë e bën këtë nismë më serioze, sipas ekspertëve me të cilët foli Radio Evropa e Lirë, është gatishmëria e udhëheqësit të njërit prej vendeve kryesore të BE-së, kancelarit gjerman Friedrich Merz, për ta çuar përpara atë.

Në një dokument jopublik, dërguar vendeve anëtare, Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia propozuan që vendet e Ballkanit Perëndimor të futen gradualisht në Tregun e Përbashkët, duke besuar se kjo do ta ruante vrullin në procesin e zgjerimit të BE-së, dhe do t'i nxiste këto vende ta përshpejtojnë përmbushjen e reformave.

Tregu i Përbashkët Evropian është hapësirë, e përbërë kryesisht nga 27 vende anëtare të BE-së, që mundëson lëvizjen e lirë të mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve, pa rregullore kufitare ose tarifa doganore.

Pse propozimi i përshtatet Kosovës

Nuk dihet nëse ky propozim do ta gëzojë mbështetjen e tërë bllokut, por ai duket ta ketë përkrahjen e një udhëheqësi të rëndësishëm, si Merz i Gjermanisë.

Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë për Radion Evropa e Lirë se, megjithëse propozime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën, ky i tanishmi ka dy gjëra të reja me rëndësi: përparimi i Ukrainës në reforma dhe mbështetja e Merzit.

“Pra, nëse shikoni vendet e Ballkanit Perëndimor, shumica e tyre kanë ngecur në aspektin e reformave të qeverisjes, sundimit të ligjit e kështu me radhë. Ukraina ka bërë përparim të madh”, thekson Vogel.

Merz i ka dhënë “peshën e saj politike kësaj nisme”, thotë Vogel, dhe “nëse Merz vërtet do ta shtyjë përpara këtë, atëherë për herë të parë në shumë vite, do të kishim një lloj mbështetësi të fortë, një kampion të zgjerimit brenda BE-së”.

Në një letër drejtuar liderëve të BE-së, më 21 maj, Merz propozoi që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë qasje të privilegjuar në Tregun e Përbashkët, si dhe lidhje më të ngushta me institucionet e BE-së në procesin e vendimmarrjes.

Ai propozoi t’u jepet atyre statusi i vëzhguesit në BE, ndërsa Ukrainës statusi i anëtares së asociuar, pa të drejtë vote, për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të plotë të tyre.

Kryenegociatori i Kosovës me BE-në, Jeton Zulfaj, nuk deshi të komentonte propozimet, kur u kontaktua nga Radio Evropa e Lirë.

Nga të gjitha gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria dhe Mali i Zi vlerësohet se kanë përparuar dukshëm në rrugën drejt anëtarësimit në BE, dhe janë në bisedime aktive. Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina kanë statusin e vendit kandidat.

Kjo e lë Kosovën si vendin e vetëm nga rajoni pa statusin e vendit kandidat, rreth katër vjet pasi aplikoi.

Vogel beson, tani për tani, se për Kosovën një lloj integrimi gradual do të ishte më premtues sesa fillimi i procesit për anëtarësim të plotë, “i cili për momentin duket vërtet i pamundshëm, pasi nuk ka oreks nga ana e Komisionit Evropian për ta mbështetur atë”.

Tregu i Përbashkët, sipas tij, mund të jetë interesant për Kosovën, por për të pasur ndonjë përparim, “BE-ja duhet të bëhet serioze”.

Vogel thekson se integrimi gradual nuk do të kërkonte patjetër njohjen e Kosovës nga të gjitha vendet anëtare.

“KE do të duhej t'u shpjegonte shteteve anëtare në një mënyrë të qartë dhe të fuqishme ligjërisht pse Kosova, edhe pse nuk njihet [nga Spanja, Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania], mund të marrë pjesë në aspekte të tregut të brendshëm të BE-së”, shton ai.

Vogel nënvizon se Kosova “ka miq në BE, por nuk ka miq që janë të gatshëm të shpenzojnë kapital politik për të çuar përpara kërkesën e saj për anëtarësim”.

Si do të përfitonte Kosova?

Përveçse do të siguronte qasje në një treg të madh evropian, ekonomia e Kosovës do të përfitonte edhe nga lehtësime procedurale dhe të komunikimit me autoritete të ndryshme të bllokut, thotë ekspertja kosovare e tregtisë, Sytrime Dervisholli, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thekson se, derisa ekonomia kosovare do të mundë të ndiente ndikim negativ fillimisht, për shkak se është industri e vogël prodhuese, “në plan afatgjatë, unë e shoh që do të jetë diçka pozitive për ekonominë e Kosovës dhe mbi të gjitha për konsumatorët tanë”.

Ka disa sektorë të cilët do të përfitonin drejtpërdrejt, sipas Dervishollit, si sektori i mobilierisë, i ndërtimeve të parafabrikuara, i pijeve, i shërbimeve apo i teknologjisë së informacionit.

Ekonomia e vogël e Kosovës është e orientuar kryesisht nga konsumi, importet dhe remitancat e diasporës.

Sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, aktiviteti ekonomik në Kosovë është ngadalësuar, ndërsa inflacioni është rritur gjatë vitit të fundit. Inflacioni i përgjithshëm arriti në 5.75 për qind në janar 2026, i nxitur kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve.

Rritja reale e Prodhimit të Brendshëm Bruto u ngadalësua në 3.6 për qind në vitin 2025, nga 4.6 për qind në vitin 2024./REL

Sondazh

Poll

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet

Dhunuan dhe kërcënuan me një pistoletë 70-vjeçarin në banesën e tij, arrestohen tre të rinjtë

Laura Pausini dhe Tom Cruise pjesë e ceremonisë së mbylljes së Botërorit 2026

Ish i burgosuri në Fier: Nuk jeton dot në Shqipëri pa shkelur ligjin, bën vaki të kthehem prapë