LIVE UPDATES
Aktualitet

Mediat italiane: Ndrangheta dhe mafia riciklojnë paratë e drogës në Shqipëri, kanë lidhje me politikanë

Në artikull shkruhet se një operacion që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Eurojust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale

19 Korrik 2022, 21:22 Nga e.k
Mediat italiane: Ndrangheta dhe mafia riciklojnë paratë e drogës
Foto ilustruese

ITALI- Media prestigjoze HuffingtonPost në versionin e saj italian ka publikuar ditën e sotme një artikull ku i bën jehonë faktit se organizata mafioze italiane “Ndrangheta” dhe eksponentë të mafias pulieze janë duke i pastruar paratë e tyre në Shqipëri. Në artikull shkruhet se një operacion që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Eurojust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale

ARTIKULLI I PLOTË

DIA e Barit pak më shumë se një muaj më parë (më 8 qershor 2022) ndërmori njëmbëdhjetë masa paraprake në arrest shtëpie (pesë shtetas italianë, përfshirë pulianë dhe kalabrezë, dhe gjashtë shqiptarë) për krime të ndryshme, si prodhimi dhe shitja e drogës, apo mbajtja dhe shitja e armëve.

Hetimet e koordinuara nga DDA Bari kanë konstatuar se pas arrestimeve të viteve të fundit që kanë prekur trafikun e drogës mes dy brigjeve të Adriatikut, grupet kriminale kanë zhvendosur prodhimin e drogës nga Shqipëria në krahinat e Barit dhe Foggias. Këtu u sekuestruan dy plantacione, të rritura në serra, të përbëra nga mbi 8 mijë bimë marijuanë, me peshë mbi një ton e gjysmë, nga të cilat do të ishte e mundur të merreshin mbi dhjetë mijë doza droge për t’u hedhur në treg.

Hetimet u zhvilluan në territoret e Cerignola, Bisceglie, Barit dhe dokumentuan furnizimin në zonat Foggiano dhe Brindisi. Prokuroria Antimafia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e mbi 100 personave (gjithnjë italianë dhe shqiptarë) dhe sekuestrimin e rreth gjashtë tonë drogë.

Pas këtyre operacioneve nuk është e komplikuar të mund të nxjerrim disa të dhëna të natyrës logjike dhe shkencore. Duket e arsyeshme që edhe grupet kriminale puliane dhe kalabreze të përdorin Shqipërinë si bazë për pastrim parash. Nuk është për t’u habitur që të arrestuarit në këtë operacion të fundit policor përfshinin puljezë dhe kalabrezë.

Gjithashtu, mediat shqiptare publikuan të dhëna të zbuluara që tregonin se këto banda mafioze po planifikonin të investonin paratë e tyre të paligjshme në vend, veçanërisht në operacionet e turizmit të pasurive të paluajtshme.

Marrëdhëniet e mafias puliane dhe kalabreze me ato shqiptare në fushën e drogës italiane janë vërtetuar tashmë prej disa kohësh dhe nga hetime e gjykime të shumta, disa prej të cilave sot me dënime përfundimtare. Përgjimet e kryera në Shqipëri do të nxirrnin në dritë korrupsionin në shkallë të gjerë të sferave më të larta të pushtetit të përfshirë në sistemet e ndryshme të riciklimit në vend.

Është e pamundur të mos pranohet që dy mafiet nuk e përdorin Shqipërinë si një territor të përshtatshëm dhe të favorshëm për pastrim parash. Marrëdhëniet midis mafias pulieze, kalabreze dhe shqiptare janë gjithnjë e më intensive duke pasur parasysh se tregjet e klaneve po zgjerohen çdo ditë që kalon.

Operacioni që u zhvillua në Shqipëri, në harmoni me Eurojust-in, përfshinte gjithashtu lidhje të nivelit të lartë politik që u lejon mafiozëve të operojnë aparatin e tyre masiv të pastrimit të parave dhe të pastrojnë paratë e pista të sipërmarrjeve të tyre kriminale.

Operacioni bëri të mundur arrestimin jo vetëm të mafias, por edhe të jakave të bardha, duke demonstruar edhe një herë sesi mafia ka ndryshuar dhe sa të thella janë rrënjët e infiltrimit mafioz në infrastrukturat politike, ekonomike dhe financiare.

Në bisedat e regjistruara, dalin gjoja anëtarë të Ndranghetës, të cilët do të kishin diskutuar për investime të mundshme me një biznesmen shqiptar, të cilin e cilësuan si “i afërt me kryeministrin, është i afërt me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, është person i rëndësishëm”. Një tjetër përgjim tregoi se mafiozët flisnin për investime në sektorin e shëndetësisë të qytetit të Shkodrës, në veri të Shqipërisë.

Sistemi i ri i riciklimit Shqipëri-Itali, Itali-Shqipëri po perfeksionohet duke krijuar rreziqe të mëdha për ekonomitë e të dy vendeve. Është e nevojshme që menjëherë të ndërgjegjësohemi për këtë fakt dhe të veprohet shpejt për të parandaluar që ai të bëhet realitet i konsoliduar.

itali mafia ndragheta

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!