LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ndodhi në një nga zonat më të sigurta të Tiranës"/ Atentati pranë Rinasit, Lala: Gilmando Dani drejtonte grupin e Shullazit, dikush nga brenda e ka tradhëtuar

Gazetarja theksoi më tej se ai është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që në fakt është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani. Lala më tej ka sqaruar se atentatorët zgjodhën një zonë të sigurt si Rinasi dhe mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit.

11 Nëntor 2025, 18:18 Nga E. D
"Ndodhi në një nga zonat më të sigurta të
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme në vendin e njohur si rrethi pranë aeroportit të Rinasit, ku ku u ekzekutua Gilmando Dani, krahu i djathë i Emiljano Shullazit dhe u plagos, agjenti i AMP, Muçi Shaljani (Sheqeri). E ftuar në studion e News24, Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Gilmando Dani i cili ishte liruar nga burgu një vit më parë, në tetor 2024 dhe jetonte në një pjesë më të madhe të vitit në Spanjë.

Gazetarja theksoi më tej se ai është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që në fakt është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani. Lala më tej ka sqaruar se atentatorët zgjodhën një zonë të sigurt si Rinasi dhe mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit.

Gazetarja theksoi se Gilmando Dani nuk është një nga ato njerëzit e botës së krimit që hyjnë rastësisht, por ka dominuar për më shumë se një dekadë në botën e krimit. Sipas saj, e gjithë kjo e bën ngjarjen një atentat të mirëorganizuar, që tronditi Tiranën dhe dha një njollë të zezë dhe në sy të turistëve të huaj. 

"Një pjesë e detajeve janë bërë të ditura sa kohë ka një reagim nga policia e shtetit. Atentati ka ndodhur në një nga zonat më të sigurta të Tiranës, afër aeroportit por dhe aty krimi nuk ka ngurruar  të qëllojë një nga emrat më të njohur të botës së krimit Gilmando Dani ka qenë i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda në kuadër të procesit të Emiliano Shullazit ku ai ishte pjesë e grupit të tij.

Në tetor të vitit të kaluar la qelitë e paraburgimit dhe iu kthye jetës në normalitet. Sipas të dhënave të grumbulluara nga policia, ai ishte larguar dhe jetonte në Spanjë, dhe piëkrisht sot pak minuta para se të qëllohej për vdekje tek rrethi pranë aeroportit të Rinasit ai po kthehej nga Barcelona në drejtim të Tiranës.

Në dalje të aeroportit është pritur nga një automjet i bardhë në pronësi të Elvis Kosovës që njihet si Visi i garave në Tiranë nga një mik i tij që  në fakt është paradoksale është agjent i mbikqyrjes policore Muçi Shaljani dhe në momentin që automjeti ka hyrë në rrethin e Rinasit, një automjet me targa greke e ka parakaluar ka qëlluar në drejtim të tyre duke lënë të vdekur Gilmando  Danin ndërsa të plagosur rëndë agjentin e AMP.

Është konfirmuar se shënjestra ka qenë Gilmando Dani, që i ka mbijetuar dhe dy atentateve të mëhershme në 2011 dhe 2015 sepse në 2015 dhe deri në 2024 ka vuajtur dënimin për gjobvënie ndaj Ylvi Beqaj dhe fakti që është qëlluar sapo ka zbritur nga aeroporti do të thotë se gjithcka ka qenë e organizuar.

Që pas grabitjes së kryer në 2018, nga grupi i drejtuar nga Admir Murati, masat e sigurisë në Rinas janë shtuar ndjeshëm por krimi nuk ka pyetur. Nga mënyra si kanë vepruar autorët është përdorur një makinë e vjedhur me targa të vjedhur. Mund të ketë patur dhe informatorë që kanë lajmëruar se Gilmando Dani ka dalë jashtë aeroportit.

Mund të kishte më shumë viktima, dhe automjeti është drejtuar në drejtim të urës së Gjolës ku u gjet një automjet i djegur në fshatin Halil të Krujës. Autorët nuk kanë qenë amatorë, kanë kryer atentatin në një zonë të mbipolluar por dhe e sigurt, është qëlluar ndaj këtij personi. Më tronditëse është fakti se pasi është kryer krimi, është tentuar ti jepej ndihmë, ndërkohë që u tentua nga punonjësi i policisë të hapte me këmbë automjetin.

Komisariati i rinasit është shumë pranë dhe sa pak mjete ka policia për të ndërhyrë në të tilla raste. Agjencia e mbikqyrjes policore do të duhet të hetojë shkeljet e punonjësve të policisë dhe për të hetuar lidhjet e tyre me njerëz të botës së krimit. Personi që shoqëronte Gilmando Dani, Muçi Shaljani alias Sheqeri, kishte lidhur kontratë në muajin shtator me AMP me kontratë të përkohshme dhe do të përfundonte në fund të muajit nëntor. Gilmando Dani nuk është një nga ato njerëzit e botës së krimit që hyjnë rastësisht, por ka dominuar për më shumë se një dekadë në botën e krimit.

Pas lirimit nga burgu dhe fakti se kreu i grupit Emiliano Shullazi vuan dënimin me 14 vite për gjobvënie dhe akuza të tjera të rënda për vrasjen e Vajdin Lames dhe tentativës për vrasje të Marenglen Hakës, përplasje me të fortët e Niklës, frerët e bandës dhe kryesimin mendohet se e kishte marrë Gilmando Dani. E gjithë kjo e bën ngjarjen një atentat të mirëorganizuar, që tronditi Tiranën dhe na dha një njollë të zezë dhe në sy të turistëve të huaj," tha Klodiana Lala./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez