Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Jeton Lami, efektivi i operacionales u la dy ditë më parë në 'arrest me burg' nga Gjykata e Kurbinit
TIRANË- 'Oranews' ka siguruar foton e ish-agjentit të forcave operacionale, Jeton Lami, i cili është lënë në arrest me burg pasi dyshohet se ndihmuar Ervis Martinajn të arratiset.

Arrestimi i Lamit është kryer në zyrën e Drejtorit të Operacionales, ku Lami është thirrur privatisht, që sipas shefave të tij duhej të sqaronte një moment pune. Lami ka shkuar në zyrë tek Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ku teksa është përballur me shefat, ata e kanë pyetur se në çfarë periudhe kohore kishte nisur punën në Forcën Operacionale. Lami ka treguar se kishte nisur punën 3 vite më parë, pasi ishte zgjedhur për tu bërë pjesë në këtë strukturë nga drejtori i asaj kohe, Bujar Ahmeti. Nga ana tjetër shefat i kanë bërë me dije nëse kishte qënë ndonjëherë në Durrës në ditët e para të muajit gusht, dhe Lami mësohet të jetë përgjigjur se kishte vizituar qytetin e Durrësit, i shoqëruar me njerëz të afërm të tij. Pas kësaj sërish shefat e kanë pyetur nëse është shoqëruar ndonjëherë me persona në kërkim nga policia dhe prokuroria, por Lami ka treguar se nuk e kishte bërë një gjë të tillë. Edhe kur është pyetur nëse ishte shoqëruar me Ervis Martinaj, sërisht Lami ka treguar se një gjë të tillë nuk e kishte bërë asnjëherë.
Por në këto momente Lamit i është kërkuar të shohë një video, në të cilën ai ka parë veten e tij në ambjentet e një hoteli në Durrës, ku shoqërohej me biznesmenin e shpallur në kërkim nga SPAK, Ervis Martinaj.
Efektivi i operacionales u la dy ditë më parë në 'arrest me burg' nga Gjykata e Kurbinit. Ai dyshohet se ai e ka transportuar me makinë disa herë nga Lezha në Laç apo në Shkodër, të shumëkërkuarin Ervis Martinajn, gjatë kohës që ai ka qenë në kërkim, pas zhvillimit të operacionit “Plumbi i artë”.
Genc Sejko TIRANË- Bileta që kushton 1 euro e që të mundëson futjen e vizitorëve në xhaminë e ‘Et’...
Policia VLORË- Një 59-vjeçar është arrestuar në fshatin Peshkëpi të Selenicës, pasi ishte në k&eum...
Ardit Çela TIRANË- Ardit Çela që dy ditë më parë tentoi të digjte 16-vjeçaren me benzinë ka kë...
Mariglen Muhametaj MALLAKASTËR- 37-vjeçari Mariglen Muhametaj që vrau babanë në Mallakastër dy netë më par&e...
Nafte TIRANË- Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja për tregtimin e karburanteve në vend. Nafta do të shite...
Tre personat qe dhunuan te rene TIRANË- Tre të rinjtë që dhunuan dhe tentuan të digjnin me benzinë një 16-vje&...
Anila TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha, deklaron se agjenti i Forcave Operacionale në Policinë e Shtetit, Jeton Lami, i cili ësht&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Një mjet tip 'Tuaregr' është gjetur ditën e sotme i shkrumbuar. Gazetarja Klodiana Lala raporton se mjeti ...
Salla e gjyqit TIRANË-Gjykata e Tiranës la ditën e sotme në 'arrest me burg', Ardit Çelën, ndërsa 22-vjeçari En...
Pishina TIRANË- Policia ka nisur hetimet për administratorin e pishinës në Tiranë, aty ku disa ditë më parë u rrezi...