LIVE UPDATES
Aktualitet

Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush është 43-vjeçari shqiptar që bleu pronë me vlerë tre milionë dollarë në Republikën Domenikane, rrezikon burgim të përjetshëm (EMRI+FOTO)

Midis viteve 2019 dhe 2020, autoritetet kanë kapur më shumë se 3,400 kilogramë kokainë, të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë të vlerësuar në treg mbi 100 milionë dollarë.

28 Qershor 2025, 18:08 Nga N.F
Ndërtoi dron nënujor për të trafikuar drogë, kush
Didani

SANTO DOMINGO-  Një tjetër shqiptar i cili dyshohet si udhëheqës i një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të drogës ka tërhequr vëmendjen e autoriteteve të huaja. Mësohet se shqiptari Ylli Didani ka blerë një parcelë buzë detit në Republikën Domenikane me vlerë tre milionë dollarë, duke përdorur fonde të siguruara nga trafiku i drogës.

Sipas provave të paraqitura nga prokuroria në një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara, zbulojnë se Didani ka transferuar më shumë se 200 mijë dollarë në SHBA përmes sistemit të paligjshëm të njohur si “metoda e tokenit”, si pjesë e procesit për të finalizuar blerjen e tokës në territorin domenikan. Pagesa është lehtësuar nga rrjete të pastrimit të parave të lidhura me krimin e organizuar kinez, të njohur si “kinezët”, të cilët menaxhonin lëvizjen globale të fitimeve nga trafiku i drogës.

Çështja u mbyll së fundmi me një vendim fajësie ndaj Didanit për akuzat e komplotit për shpërndarje të kokainës, shpërndarjes së drogës në anije nën juridiksionin e SHBA-së, dhe komplotit për pastrim parash. Autoritetet amerikane e kanë identifikuar atë si drejtues të një organizate me operacione në SHBA, Amerikën e Jugut dhe Europë, të përfshirë në transportimin e ngarkesave të mëdha të kokainës.

Midis viteve 2019 dhe 2020, autoritetet kanë kapur më shumë se 3,400 kilogramë kokainë, të transportuar në pesë anije të ndryshme, me një vlerë të vlerësuar në treg mbi 100 milionë dollarë. Gjithashtu, gjatë gjyqit u zbulua se 43-vjeçari dhe bashkëpunëtorët e tij kishin krijuar një dron nënujor për të fshehur dhe transportuar drogë të ngjitur në trupin e anijeve tregtare me destinacion Europën.

Didani mund të përballet me një dënim maksimal me burgim të përjetshëm dhe vazhdon të mbahet në paraburgim federal në pritje të shpalljes së dënimit. Hetimi është kryer nga agjentë të DEA-së, Shërbimit të Tatimeve të Brendshme (IRS-CI), Zyrës së Doganave dhe Mbrojtjes Kufitare të SHBA-së (CBP) dhe departamente të policisë lokale në Michigan.

ylli didani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet