LIVE UPDATES
Aktualitet

“Na vjen turp me njerëzit! Pa ujë, mjete dhe godina”, drama e stacioneve të Zjarrfikëseve në veri të Shqipërisë

Gjendja ishte e njëjtë, stacione pa ujë, pa mjete dhe me godina të shkatërruara! Stacioni i Krujës kishte mjete, por s’ka ujë në repart.

10 Tetor 2024, 22:01 Nga M.B
“Na vjen turp me njerëzit! Pa ujë, mjete dhe godina”,
Foto ilustruese

TIRANA- Fiks Fare vijoi të denoncojë gjendjen e stacioneve të Zjarrfikëseve, ku kësaj herë grupi i emisionit investigativ udhëtoi në veri të Shqipërisë. Gjendja ishte e njëjtë, stacione pa ujë, pa mjete dhe me godina të shkatërruara! Stacioni i Krujës kishte mjete, por s’ka ujë në repart. Zjarrfikëset dhe autobotet mbusheshin në liqen. Mjeti më efektiv ishte i vitit 1974, por ishte në remont. Mjeti i ri nuk futej dot në rrugë të ngushta dhe në male.

Stacioni në Krujë pa ujë, me godinë të shkatërruar!

“Tani ne na duhet një automjet 4×4 edhe me pas mundësi edhe një stacion në Fushë Krujë” thotë përgjegjësi i MZSH-së Krujë. Ai thotë se ambientet lënë shumë për të dëshiruar. “Kjo gjendje ka qenë, unë po bëj 10 vjet. Dhomat e qëndrimit dhe tualetet janë të pa rregulluara, me pajisje të vjetra, me lavamanë betoni të para viteve ’90. Tarraca me lagështirë, kështu e kam gjetur. S’kemi kuzhinë, ushqimin e marrim me vete. I nxehim me ndonjë bombul gazi dhe kaq” pohon ai.

Fiksi e pyeti nëse ka apo jo ujë në stacion. “S’kemi ujë, kur vjen për të gjithë qytetin. Kemi hidrantin dhe kur kanë të gjithë kemi dhe ne. Ne e kemi bërë zgjidhjen, se kemi një liqen këtu poshtë në Krastë dhe e mbushim me pompë. S’kemi ndonjë linjë të dedikuar për 24 orë ujë. As tani që po flasim s’kemi ujë. Nëse kemi urgjencë harxhojmë këto që kemi mbushur dhe më pas nëse do kemi nevojë i mbushim në liqen” thotë ai.

Shefi i Kurbinit: S’kemi mjete dhe godinë, kushte të vështira

Fiksi udhëtoi edhe në Kurbin, ku shefi i këtij stacioni tha se stacioni është si mos më keq. “Jemi në kushtet më të vështira. Duhet përkushtim më i madh, nga Bashkia ka tendenca po s’kemi rezultat. I vetmi mjet që kemi tani është ky mjet që normalisht është për aksidente. Mban 1500 litra ujë, nuk i plotëson kushtet për ato detyra që kemi ne. Ndodhemi në pozicione të vështira për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve. Hidrantë ka Kurbini, po s’ka Mamurrasi. Po si do të bëjmë në pyje, duhen mjete të reja. Kemi një mjet tjetër në remont, është i vitit 1975. Më i vjetër se ne (qesh), kur i bën një shërbim se di ça i ndodh tjetër” thotë shefi.

Ai pranon se stacioni s’ka as mjete. “Kemi dy dhoma në një godinë të vjetër dhe të çarë nga tërmeti. Duhet vëmendje edhe nga qeveria, unë se di ça probleme ka bashkia po përderisa s’ka stacion, ka mungesë fonde. Këtu është çarë nga tërmeti dhe se di se si do të shkojë puna. Nuk mund të jetë një stacion zjarrfikës në këto kushte. S’di çfarë të them tjetër. Unë mendoj që, s’duhet ta them atë, që ndonjëherë të vjen rëndë që ti drejton diçka që … ti lodhesh shumë nuk merr asnjë gjë. Në disa raste ndihemi keq para qytetarëve” përfundon shefi i MZSH-së.

Stacioni i Lezhës në banesë, zjarrfikësit ndërrohen jashtë!

Zjarrfikëset e Lezhës qëndrojnë në një stacion të improvizuar, në një banesë të pa rikonsruktuar, të pa suvatuar dhe lyer. Zjarrfikësit qëndrojnë në katin e parë, dollapët e ndërrimit janë në katin e parë të hapur dhe pa muraturë. Shoferi i zjarrfikëses thotë se stacioni ka 4 mjete, një MAN që e kanë në servis. “Këto mjete që janë në punë janë të 1974-ës dhe 1975-ës, të vjetra. Këto mbajnë nga 2 ton ujë. Autobot s’kemi. Ne këtu jemi me qira. S’kemi stacion këtu. Edhe mjete na duhet. Ambientet s’i bëjmë dot më të mira apo më të keqe” thotë ai. Madje, edhe dhomat e ndërrimit të zjarrfikëseve janë në qiell të hapur.

Shefi i Shkodrës: S’kemi staf, problem shoferët

Ndërkohë, shefi i Zjarrfikëses së Shkodrës ankohet për staf. Sipas tij, ligji thotë të kemi 100 veta në punë në bazë të popullsisë. Aktualisht, ata kanë rreth 33 vetë. “Ligji e ka parashikuar 1 zjarrfikës për 1500-2000 banorë. Shkodra ka 204 mijë banorë. Punojmë me efektivitet 28 % të ligjit, kemi bërë kërkesë në Drejtorinë e Përgjithshme. Ne po kërkojmë të shkojmë te 50 % të ligjit” thotë ai. Më tej pohon se të gjitha mjetet që ka aktualisht ky stacion, kanë ardhur donacion. “Nga shteti asnjë gjë, presim. 78 vite që është krijuar shërbimi zjarrfikës në Shqipëri, në Shkodër s’ka ardhur automjet i ri” thotë ai.

Më tej pohon se problemi kryesor është me shoferët. “S’kemi shoferë. Ligji dhe VM-ja jona na e pengon të marrim shofer që e njohin zanatin se ligji thotë deri në 30 vjeç. Po tani të hipi një shofer i ri në zjarrfikëse, e ka të vështirë. Ka çuna të ri që marrim patentat po vijnë këtu dhe s’dinë ku ka filtrin e naftës, pompaçinën. Nuk gjejmë shoferë, kemi 3 vjet që kemi nxjerrë njoftimin” pohon ai.

Grupi i Fiks Fare udhëtoi edhe në Bashkinë e Vaut të Dejës. Stacioni është shumë larg qytetit, ndërkohë që të gjitha mjetet kishin ardhur dhuratë.

Zjarrfikësja në Dibër, një autobot i embargos me Jugosllavinë!

Fiksi shkoi edhe në Dibër, ku shefi i Stacionit të Zjarrfikëses thotë se kanë një mjet të viteve ’90. “Nuk është fare funksional, pasi nuk futet në male. Edhe maloret mezi i ngjit. Nuk shkojmë dot më shpejt në vatrat e zjarrit. Në male jo e jo. Patëm një zjarr të madh në Parkun e Lurës, zgjati disa ditë po s’kishim me çfarë të shkonim deri atje. Këtë mjetin e kemi sajuar si zjarrfikëse. Na ka ardhur pasi është sekuestruar që nga embargoja e naftës me Jugosllavinë,. E improvizuam si zjarrfikëse, por s’është funksional. Kemi një mjet nga Kosova 4X4, po s’ka ujë. Vetëm transporton zjarrfikësit për të shuar me mjete rrethanore në pyje” përfundon shefi./ Top Channel

zjarrfikese

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më