27 Qershor 2024, 13:01
Nga M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Mungesa e çerdheve në disa zona rurale por edhe urbane kufizon gratë që të aktivizohen në tregun e punës. Një auditim performance i Kontrollit të Lartë të Shtetit “Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave në zonat rurale, përmes përfshirjes në tregun e punës” nënvizon se auditimi i të dhënave të grumbulluara nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore objekt auditimi, u konstatua se pothuajse në 80% te tyre, raporti i çerdheve dhe kopshteve nuk është në proporcion të drejtë me njësitë administrative rurale dhe ato urbane, që i përkasin një Bashkie.
“Referuar të dhënave zyrtare nga Bashkitë objekt auditimi, konstatohet se çerdhet mungojnë në njësitë administrative rurale dhe në disa raste edhe në njësitë administrative urbane. Për rrjedhojë, nuk sigurohet një mbulim i plotë dhe ndarje e drejtë sipas zonave urbane dhe rurale, me kopshte dhe çerdhe”, thuhet në raport.
Po kështu audituesit kanë konstatuar se nga të dhënat e grumbulluara nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore objekt auditimi, u konstatua se në disa njësi të qeverisjes vendore nuk sigurohet transport publik, përveçse në njësitë administrative urbane. Për rrjedhojë, nuk sigurohen kushte lehtësimi, për te afruar gratë dhe vajzat sa më afër tregut të punës.
Lidhur me këtë KLSh vlerëson si konkluzion se mungesa e çerdheve pothuajse në të gjitha NjA rurale, si dhe mungesa e kopshteve ne disa prej tyre, ndikon drejtpërdrejt në nivelin e punësimit të grave nga zonat rurale dhe nuk i zvogëlojnë barrierat për t’i afruar gratë, të rejat dhe vajzat sa me afër tregut të punës. Të njëjtin kufizim sjell edhe mungesa e transportit dhe logjistikës në njësitë administrative rurale.
KLSH ka rekomanduar që Njësite e Vetëqeverisjes Vendore, në përputhje me strategjitë rajonale për zhvillimin e zonave rurale, të marrin masa për të vlerësuar situatën në këto zona, për mbulimin e tyre me çerdhe dhe kopshte si dhe të hartojnë plane investimesh në varësi të nevojave proporcionale me numrin e banorëve. Po kështu njësitë duhet të vlerësojnë nevojat për mbulimin me transport publik në çdo njësi administrative për ta afruar nga zonat rurale drejt atyre urbane./ Monitor
kopshtet
Aktualitet
27 Qershor 2024, 12:54
S.B
foto ilustruese
FIER- Arrestohen dy persona në Fier. Mësohet se 25-vjeçari L.Z dhe 21-vjeçari E.Th kanë vjedhur produkte ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 12:46
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Janë publikuar rezultatet e testit të Matematikës. Notat mund t'i gjeni tek ky link.
Provimit të mat...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 12:22
r.ll
edmond gashi
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për mjekët e përfshirë në s...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 12:13
S.B
foto ilustruese
TIRANË- Dalin detaje të reja në lidhje me grabitjen e një varseje floriri, ditën e djeshme në Tiranë...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 11:51
S.B
pamje nga ngjarja
DURRËS- Një tornado e fortë është krijuar ditën e sotme në Sektorin “Rinia” të D...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 11:25
r.ll
TIRANË- Flet mjeku që denoncoi megaskandalin me rrezatimin e kobaltit në Onkologjik. Pranë kabinetit të tij ishte instaluar një ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 11:11
S.B
pamje nga ngjarja
VLORË- Merr flakë një furgon i parkuar në lagjen Topana në Vlorë. Mësohet nga pronari i furgonit ...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 11:04
r.ll
pajisja
TIRANË- QSUT bleu pajisjen e kobaltit për terapi ndaj të sëmurëve me sëmundje malinje, në vitin 2021, menjë...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 10:57
S.B
pamje nga ngjarja
TIRANË- Shiu i rrëmbyeshëm që ra ditën e sotme në qytetin e Tiranës, ka shkaktuar përve&cced...
Aktualitet
27 Qershor 2024, 10:53
r.ll
edmond gashi
TIRANË- Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi është paraqitur ditën e sotme në gjykatën e Tiranës lidhur me s...