LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mos na japin ndonjë kakërdhi”/ Zbardhen përgjimet që fundosën sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë dhe tre të tjerë për korrupsion në tender

GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të Joana Duros dhe 3 të dyshuarve të tjerë, specialistes Laura Shteto, administratorit të kompanisë “Dricons” Vladimir Topi, dhe inxhinierin Silvi Shehi.

13 Shtator 2023, 20:00 Nga I.A
“Mos na japin ndonjë kakërdhi”/ Zbardhen përgjimet
Joana Duro

TIRANË- Sot kaloi për gjykim dosja ndaj ish-sekretares së Shëndetësisë, Joana Duro. GJKKO pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të Joana Duros dhe 3 të dyshuarve të tjerë, specialistes Laura Shteto, administratorit të kompanisë “Dricons” Vladimir Topi, dhe inxhinierin Silvi Shehi.

Ndërkohë në dosjen që disponon gazetarja Anila Hoxha, kanë dalë të tjera audio përgjime për ryshfetin e marrë nga zyrtarja e lartë. Në dosjen e prokurorisë thuhet se rezultojnë të dhëna për dyshime për abuzime me fondet shtetërore, ku punonjës me funksione shtetërore përcaktonin fituesit e tenderave kundrejt përfitimeve monetare.

Nga audio-përgjimet ka rezultuar se më datë 31 maj të këtij vitit, Vladimir Topi dhe Silvi Shehu kanë komunikuar me njëri-tjetrin dhe kanë bërë gati 330.000 mije lekë, për t’i dhënë për të kryer akt korruptiv, pasi kishin fituar fazën e parë të tenderit të shpallur nga Ministria e Shëndetësisë për LOT 1,”Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në Tirane dhe Durrës, me fond limit 805.872 lekë”.

Paratë ishin dhënë nga Laura Shteto tek e pandehura Joana Duro. Nga biseda që ka bërë e pandehura Laura Shteto me bashkëshortin e saj, Genci Shteto, administrator dhe ortak me 100% te aksioneve të operatorit ekonomik “OE SHTETO-PRO”, e pandehura Laura Shteto ka komunikuar se “ku jemi ne këtu, çfarë fitojmë apo do bëjmë korrierin si herën tjetër“. Shtetasi Genci Shteto komunikon se “do vij unë t’i marr vlerat monetare dhe t’i sjell te Laura“, por kjo e fundit komunikon se “le të m’i sjellë Silvi mua (Silvi Shehi) dhe ja jap unë “.

Më 1 qershor, Silvi Shehi, ka komunikuar me Laura Shteto, dhe kjo e fundit i thotë se deri ne orën 16:30, është në punë dhe Silvi mund të shkojë te ndërtesa e QKB-së në anë të Ministrisë së Jashtme dhe t’ja dergojë paratë.

Nga ndjekja me metoda speciale të hetimit, përgjimet telefonike dhe vëzhgimet e kryera, është dokumentuar dërgimi i shumës së parave prej 330 000 (treqind e tridhjete mijë) lekë nga ana e të pandehurës Laura Shteto tek Joana Duro.

Kjo shumë parash i është dorëzuar të pandehurës Joana Duro të cilat u kapën në flagrancë dhe u sekuestruan. Këto para janë dhënë si ryshfet nga i pandehuri Vladimir Topi i cili do përfitonte në mënyrë të paligjshme nga tenderi i zhvilluar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Gjithashtu, rezulton se Silvi Shehi, me detyrë inxhinier pranë “Dricons” sh.p.k, pas komunikimit me Vladimir Topin, ka marrë shumën e parave nga banesa e tij dhe ia ka dërguar Laura Shtetos dhe më pas paratë kanë shkuar të Sekretarja Duro.

Paratë u gjetën në zyrën e sekretares në një zarf të bardhë të mbyllur ku veç parave ndodheshin edhe dy letra formati A4 analiza spitalore në emër të Genci Shteto. Në audio përgjime telefonike më të shumta janë mes Vladimirit dhe Gencit, bashkëshortit të Lauras ku mes të tjerash kur bëhet “pazari”, Vladimiri i thotë “Ore po mos na japin nai kakardhi ato mo, s’kemi asnjë lloj interesi”.

Zbardhja e bisedave telefonike më datë 13 prill mes Genci Shtetos dhe Vladimir Topit. A-Genci dhe B, Vladimiri.

A: O Ladi, ca bëre? Mire mirë. Dëgjo desha me e bë atë vizitën unë…

A: Domethënë, desha të të vija për vizitë e kam fjalën..

B: Epo unë jam në Krujë…ti ngrihesh vonë..

A: Jo mire mire..shiko..eh..është një tender.. për projektimin e spitalit të degës (nuk kuptohet)..

A: Djegie plastikës edhe duhet me bo një letër interesi..e bën banka botërore…kështu që nuk është kaq e pamundur domethënë..eeh… edhe thashë t’ja u tregoja njëherë..si dokument edhe..të flisnim..

B: Jo mirë mirë bën. Mirë bën po. Në qoftë se je i lirë, unë jam në Krujë nëse pret puna

A: Po pret o pret..pret o burrë..

B: Eh. Unë do kthehem nga Kruja dhe drejt e në zyrë do vete nëse je i lirë pastaj do të marr.

B: Po të marr unë. Me ministrinë e Shëndetësisë është ajo?

B: Po mbase ja kanë… mbase ja kane taks ndonjë tjetri ata ore.?

A: Po e bën Banka Botërore o burrë..

B: Jo jo s’është banka botërore, Banka Botërore jep fondet po agai.. agai është ndonjë qen bir qeni , ndonjë Diana

B: Diana te ministria e Shëndetësisë ore..

A: Eh..prit një sekondë si e ka kjo..kjo e ka .. Blerina.. Blerina Duduci.

B: Po Duduci po është në Ministrinë e Shëndetësisë e?

A: Po. domethënë ke ministria e Shëndetësisë është po qe…

B; Po ti ke Joanën atje, mund të bëjë gjë ajo Joana apo jo?

A: Po nuk va… hajt se flasim po nuk është që…nuk i bën ministria e bën banka Botërore vetë.

Silvi Shehi me Vladimir Topin Biseda mes të tjerash:

B (Vladimir): Po ne Gencit ca i thamë, ne i thamë që nuk na do..na.nuk na do Diana..apo jo?

A: Po, nuk na do D***, se kshu kshu kshu, atë tenderin atje ja kishte dash me ja dhënë Harabelit..

B: Po kësaj pse i ka ngrënë b***a kësaj xhanëm?

A: Po këtë se mor vesh unë tashi, pse i ka ngrënë po..

B: Po i the ti, po.. he.po mirë që e tha tamam kjo…

Biseda mes Vladimir Topit dhe Genci Shtetos  më 16 maj 2023.

A: Ngrihesh vonë ti zakonisht e, po.

B: Jo mo po me kishte rënë bateria, se di.

A: E s’ka gjë jo. Bëre ndonjë muhabet me naj vend andej apo jo?

B: Po po, ne rregull jemi, po s’na ka thënë se për kë.

A: Ore po mos na japin ndonjë kakërdhi ato mo, s’kemi asnjë llojë interesi, e kupton?

B: Jo jo, me zor s’ta jep njeri o burrë, e lemë po qe.

A: Një muhabet duhet bërë se edhe rahmet paste..

B: Muhabeti është bërë me nja dy mesazhe në celular o burrë se tani …

A: Epo dakord, dakord. Kur e japin haberin ata apo kush e di?

B: Po tashi nuk e di, te shohim, se i tha do të të marr vetë.

A: Mirë mirë, hajt, kalofsh mire.

Biseda mes Vladimir Topit dhe Silvi Shehut më 19 maj 2023. Silvi B, Vladimir A.

A: Llafos kot, tallin bythën ata se kemi gjashtë muaj me këta këtu e ku di unë, as kafe si japin këta. Po nejse, edhe i takova, ndenja 10 minuta, e urova, thashë kshu kshu. Po ai është i mbyllur ai muhabet me tha mu o Lad. Mora këtë pastaj, o faleminderit e ku di unë.

B: He epo mirë, hajde varja. Të paktën u binden. Tashi unë desha…

Biseda mes Silvi Shehit(A) dhe Vladimir Topit (B) më 31 maj.

B: la bëra gati unë aty në një zarf, megjithatë si mori ne telefon, unë isha duke biseduar me atë

A: E mire. Merre, merre, le te vije ai, le ti marri. Se po ai do i cojë, se mos…

B: Unë aq e lash, 330 (treqind e tridhjetë) e lashë.

B: E ca duan ketë, duan mut që të hanë.

Biseda mes Vladimir Topit (A) dhe Fenci Shtetos (B), më datë 31 maj.

A: Po si do piqemi ne për ato? Se i bëra gati unë.

B: Unë do vij… po vij nesër atëherë.

A: Hajde nesër ti, po unë po i le…

Biseda me Laura Shtetos (B) dhe bashkëshortit të saj më datë 31 maj.

B: Ia çoj unë direkt (paratë), ajo është gjëja me thjeshtë po neve se ngelëm tu bo korrierin…

A: Dëgjo kjo duhet mendu mirë herë tjetër, mos me u fut mo në këtë llo…

A: Marrëdhënie..ne këtë Iloj marrëdhënie..

Biseda telefonike mes Vladimirit dhe Silvit më datë 1 qershor

A: I kam lënë të paketuara unë… Do e marr unë në telefon atë. Po i them do vije Silvi kshu kshu. Mirë?

A: Ato unë i kam bërë 330 (treqind e tridhjete) mijë, numëroji po deshe.

Nga këqyrja e telefonit të Jonaa Duros më datë 19 maj rezulton një foto e një letre ngjyrë blu me shifrën që ka fituar tenderin shoqëria “Dricons” sh.p.k, per LOT 1, “Supervizim për rikonstruksionin e disa tenderave shëndetësore në qarqet Tiranë dhe Durrës.

Më dosje thuhet se nga provat rezulton se Joana Duro me funksion të lartë shtetëror, rezulton se me veprimet e kundraligjshme ka konsumuar elementet e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve te larte shtetërorë ose i te zgjedhurve vendorë”, duke përfituar vlerën prej 330.000 leke, me qëllim favorizimin e shoqërisë “Dricons” sh.p.k, me administrator Vladimir Topi për tenderin e ministrisë.

Marrë nga Top Channel

joana duro vladimir topi silvi shehi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim