LIVE UPDATES
Aktualitet

"Monument i ri në qytetin turistik", BIRN: Ekspertët bëjnë thirrje për ruajtjen e zbulimit arkeologjik në Durrës

Arkeologë dhe historianë shprehen se vila antike e gërmuar rishtazi në gjurmën e shkollës së mesme ‘Gjergj Kastrioti’ duhet të ruhet dhe të behët e vizitueshme në të ardhmen.

29 Maj 2024, 16:20 Nga r.ll
"Monument i ri në qytetin turistik", BIRN: Ekspertët
zbulimi

DURRËS- Ekspedita arkeologjike në territorin ku ngrihej shkolla e mesme “Gjergj Kastrioti” në Durrës po i drejtohet përfundimit të saj, ndërsa zbulimi i strukturave të reja vijon sistematikisht. E  ardhmja e kësaj hapësire prej rreth 1.200 metra katrore ka nisur ti shqetësojë jo vetëm arkeologët që punojnë këtu që prej një muaji, por edhe intelektualë apo qytetarë të tjerë durrsakë. Ata shprehen se i gjithë territori mund të kthehet në një park arkeologjik të vizitueshëm, pasi ndodhet thuajse në mes të rrugës nga amfiteatri drejt Muzeut arkeologjik të Durrësit.

Historiani Dorian Hatibi tha për BIRN se “duhen pritur konkluzionet e arkeologëve dhe nëse strukturat e zbuluara deri tani do të përcaktojnë edhe natyrën e ndërtimit, atëherë përpjekjet për ruajtjen e monumentit duhet të shumëfishohen”. MNë Durrës fatkeqësisht, dëmtimi i objekteve arkeologjike ka ndodhur jo pak herë, por Hatibi kujton rastin pozitiv të zbulimit të Forumit rrethor bizantin, shumë pranë godinës së Teatrit “Moisiu” dhe termave romake.

“Ishte fundi i viteve 1980 dhe godina e shkollës së vjetër “10 korriku” u prish për ti hapur rrugë ndërtimit të banesave të reja,” shtoi Dorian Hatibi.

Disa vite më vonë organizmat qendrore të arkeologjisë dhe bashkia e Durrësit bashkërenduan veprimet për të hapur monumentin e plotë, madje u sakrifikua edhe rruga lidhëse mes dy akseve kryesore të qytetit. Aktualisht, Forumi rrethor së bashku me amfiteatrin janë objektet më të vizituara në qytetin antik.

Ndërkaq në sheshin e hapur nga misioni arkeologjik vazhdon evidentimi i strukturave të reja, të cilat po analizohen nga specialistët. Dy hapësira me mozaikë më shumë se 60 metra katrore secila, afresket e pishinës, termat, etj. ia lenë vendin njëra tjetrës. Bashkë me përfundimin fillestar se zbulimi ka evidentuar një vilë rezidenciale të shekullit të parë, ka lindur hipoteza paralele për mundësinë e përballjes me një institucion kulti të periudhës antike.

“Nuk duam të nxitohemi, por po i shqyrtojmë me kujdes të dhënat e deritanishme,” tha për BIRN, prof Luan Përzhita, i cili drejton grupin prej 20 specialistësh dhe studentësh në ekspeditën e Durrësit. Ai e vlerëson pozitivisht kthimin e këtij territori në një park të vizitueshëm arkeologjik.

“Së shpejti do të paraqesim konkluzionet e plota të misionit, çka do të lejojë edhe vendimmarrësit të vendosin për të ardhmen,” tha prof Përzhita.

Në ballkonin e një prej apartamenteve që e sheh nga sipër punën e ekspeditës, dy bashkëshortë italianë që po e kalojnë pensionin në Durrës janë entuziastë për zbulimet.

“Është shumë bukur ta ndjekësh nga afër punën e arkeologëve. E ndjejmë veten me fat,” thotë Vanesa. “Uroj që të hapet për publikun, sidomos për të rinjtë dhe për fëmijët”.

Oborri i shkollës “Gjergj Kastrioti”, e cila u ngrit në vitin 1968, tashmë është nën pushtetin e arkeologëve, por në tabelën e madhe në hyrje janë shkruar të dhënat për ndërtimin e godinës së re, që do të zëvendësojë shkollën e dëmtuar nga tërmeti i vitit 2019. Në kuadër të programit të Bashkimit Europian EU4SCHOLS ngritja e shkollës pritet të realizohet me një financim prej 237 milion lekë. Specialisti Mikel Nushi i është bashkuar ekspeditës arkeologjike dhe i vlerëson rezultatet e deritanishme, tw cila sipas tij duhet të njihen nga qytetarët dhe turistët.

“Kthimi i territorit në një park arkeologjik, do të shtonte një monument të ri e të rëndësishëm në qytetin turistik ,” tha Nushi për BIRN.

Sipas Nushit shkolla mund të ndërtohet diku tjetër sipas projektit të përcaktuar. Disa vite më parë, edhe në vendin ku do të ndërtohej shkolla “Eftali Koçi” po në Durrës, u zbuluan disa objekte arkeologjike. Ato u ruajtën pjesërisht një qoshe të oborrit.

“Por zbulimi në hapësirën e shkollës “Gjergj Kastrioti” është i një rëndësie të veçantë historike për qytetin 3.000-vjeçar,” tha historiani Dorian Hatibi, duke përfunduar: “Njëlloj si ruajtja e tij.”/Reporter.al

birn zbulim arkeologjik ne durres

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet