LIVE UPDATES
Aktualitet

Të dhënat: Tregu i shërbimeve postare ra me 10% në 2023

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ofruesit e shërbimeve postare kanë raportuar të ardhura të përgjithshme në vlerën e rreth 2.36 miliardë lekëve, çka përbën një ulje me rreth 10% në raport me vitin 2022.

29 Maj 2024, 14:15 Nga M.B
Të dhënat: Tregu i shërbimeve postare ra me 10% në 2023
Foto ilustruese

TIRANA- Tregu i shërbimeve postare pësoi rënie për të tretin vit radhazi në 2023. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), ofruesit e shërbimeve postare kanë raportuar të ardhura të përgjithshme në vlerën e rreth 2.36 miliardë lekëve, çka përbën një ulje me rreth 10% në raport me vitin 2022. Sipas AKEP, rënie të të ardhurave ka shënuar Posta Shqiptare, i cili është sipërmarrësi me pjesën më të madhe të tregut në fushën e ofrimit të shërbimeve postare. Gjithashtu, sipas AKEP, ndikim në rënien e të ardhurave të raportuara ka pasur edhe ulja e numrit të ofruesve të shërbimeve postare, numër i cili është reduktuar në 24 nga 36 që ishte në vitin 2022.

Përgjatë vitit 2023, sipërmarrësit e ofrimeve postare kanë investuar rreth 280 milionë lekë në përmirësimin e infrastrukturës së ofrimit të shërbimeve postare, kjo vlerë investimesh është dukshëm më e ulët rreth 30% krahasuar me vitin 2022. Më shumë se gjysma e investimeve të raportuara janë kryer nga sipërmarrësi United Transport me rreth 56% të totalit.

Në analizën e AKEP, sektori postar ka pësuar ndryshime të herëpashershme, duke u përpjekur të përshtatet edhe me kërkesat e tregut. Sidomos pas periudhës së pandemisë u vu re një shtim i subjekteve të cilët u pajisën me autorizimin e përgjithshëm për ofrimin e shërbimeve postare. Nga viti 2020 deri në vitin 2022 vihet re një dyfishim i numrit të subjekteve ofrues të shërbimeve postare, duke e çuar numrin e tyre nga 18 në vitin 2020, në 36 në vitin 2022. Ndërkohë, gjatë vitit 2023 numri i subjekteve pësoi një rënie të ndjeshme në 24, çka, sipas AKEP, tregon formalizimin e këtij sektori.

Tregu postar në numër dërgesash vazhdon të dominohet nga shërbimi postar universal dhe subjekti ofrues i këtij shërbimi, Posta Shqiptare. Shërbimi universal postar përkufizohet nga AKEP si ai shërbim që përfshin ofrimin e vazhdueshëm të shërbimit postar me një cilësi të përcaktuar dhe me çmime të përballueshme, duke përfshirë pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e objekteve postare që peshojnë deri në 2 kg; pranimin, përpunimin, transportin dhe shpërndarjen e pakove postare që peshojnë deri në 10 kg dhe shërbimet për objektet postare të regjistruara dhe objektet postare të siguruar.

Numri total i objekteve postare të shërbimit universal në vitin 2023 ishte 18.4 milionë, në rënie të ndjeshme me 16% në krahasim me vitin 2022. Objektet postare pjesë e shërbimit universal në vitin 2023 përbënin 95% të totalit të objekteve postare të Postës Shqiptare dhe 80% të totalit të gjithë objekteve postare në Shqipëri.

Rënia e ndjeshme e numrit të objekteve postare të Postës Shqiptare ka ardhur kryesisht për shkak të rënies me 17% të numrit të objekteve postare brenda vendit, të cilat përbëjnë 96% të totalit. Objektet postare ndërkombëtare rezultuan me rritje me 2% në vitin 2023, ku objektet postare ndërkombëtare hyrëse u rritën me 4%, ndërsa numri i objekteve postare ndërkombëtare dalëse u reduktua me 6%.

Për sa i takon volumit të dërgesave postare në total përgjatë vitit 2023, (duke përjashtuar Postën Shqiptare, si ofrues i Shërbimit Universal Postar dhe si dominant në treg sa i takon volumit të dërgesave dhe shpërndarjeve postare), tregu kryesohet nga Albanian Delivery Express, me rreth 35% të dërgesave totale e ndjekur nga “United Transport”, me 13% të totalit./Monitor

posta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet