LIVE UPDATES
Aktualitet

"Mjekët atje nuk u dëgjuan më kurrë"/ Pas ndërhyrjes dentare në Shqipëri, i riu italian pëson katër arreste kardiake, prej 8 muajsh ndodhet në spital

Në tetë muaj, Simone shkoi nga reanimacioni i spitalit të Tiranës në atë të Poliklinikës së Barit dhe më pas përfundoi në Casa Sollievo della Sofferenza në San Giovanni Rotondo ku ndodhet aktualisht në spital.

17 Nëntor 2024, 20:35 Nga r.ll
"Mjekët atje nuk u dëgjuan më kurrë"/ Pas
Simone Del Vecchio dhe vëllai i tij Marco

ITALI- Kalvari i Simone Del Vecchio nisi i gjithi më 13 mars të këtij viti, ditën kur 37-vjeçari nga Barletta, me profesion web-dizajner, vendosi t'i nënshtrohej një trajtimi dentar në një klinikë shqiptare në Tiranë për vendosjen e protezave për të rregulluar disa dhëmbë. Ajo që ndikoi në zgjedhjen për të shkuar në Shqipëri ishte një reklamë që premtonte rezultate të shkëlqyera me çmime konkurruese. Menjëherë pas ndërhyrjes dentare, i riu u ndje keq dhe pësoi katër arreste kardiake.

Në tetë muaj, Simone shkoi nga reanimacioni i spitalit të Tiranës në atë të Poliklinikës së Barit dhe më pas përfundoi në Casa Sollievo della Sofferenza në San Giovanni Rotondo ku ndodhet aktualisht në spital.

“Një odise që duket se nuk ka fund”, thotë vëllai i tij binjak, Marko. Simone, në këto ditë, do t'i nënshtrohet sërish një operacioni të ri, këtë herë për të zgjidhur një stenozë trakeale që i heq frymëmarrjen, ndoshta të shkaktuar nga intubimi i zgjatur, shkruan Corriere della Sera.

Media italiane ka sjellë përmes një interviste me vëllain e tij rrugëtimin shëndetësor të të riut nga Italia duke e nisur me pyetjen: Pse kishte vendosur Simone të shkonte në Shqipëri për të trajtuar dhëmbët?

“Nëna jonë kishte qenë atje dy vjet më parë dhe gjithçka kishte shkuar mjaft mirë. Për vendosjen e dy protezave dentare ajo kishte kursyer mbi 50 për qind të asaj që do të kishte shpenzuar në Itali. Në Shqipëri ka një kursim në kosto, por edhe në kohë pasi gjithçka ndodh brenda dy ditësh. Dhe kështu, edhe Simone vendosi të bëjë të njëjtën gjë. Nuk isha dakord, por gjithsesi ata shkuan atje”.

Kështu, më 13 mars Simone shkon në Tiranë.

“Ai shkoi atje me nënën time, unë qëndrova në Barletta. Në orën 14:00 të asaj dite ai iu nënshtrua operacionit me heqjen e të gjithë dhëmbëve në një seancë të vetme dhe njëkohësisth vendosjen e dy implanteve në të dy harqet. Njëzet dhëmbë të hequr  të gjithë menjëherë. Ata administruan katër anestezi të mishrave të dhëmbëve dhe qetësim të lehtë të përgjithshëm pa kryer teste paraprake, apo dhe antibiotikë, anti-inflamatorë dhe qetësues kundër dhimbjeve. Nëna ime arrinte ta dëgjonte atë duke bërtitur nga dhoma tjetër. Simone ishte vigjilent, i ndërgjegjshëm dhe kishte  dhimbje. Pas trajtimit, i cili zgjati nga ora 14:00 deri në 18:00, ai u kthye në dhomën e tij në të njëjtën klinikë ku i ishte nënshtruar operacionit. Simone, megjithatë, nuk mundi as të shkonte në dhomë sepse, pasi piu një gllënjkë ujë, u ndje keq dhe pati arrestin e tij të parë kardiak, i cili u pasua nga tre të tjerë”.

Kush i dha ndihmën e parë?

“Mjekët nga klinika dentare kanë ndërhyrë menjëherë. Më pas ai u dërgua në spitalin “Nënë Tereza” në Tiranë. Aty iu nënshtrua një operacioni kardiak me vendosjen e stentit koronar pasi nga analizat e bëra kishte dalë edhe një patologji e lindur, përkatësisht stenoza koronare. Ai kaloi tetë ditë në terapi intensive në Tiranë dhe më 21 mars e çuam me ambulancë në Poliklinikën e Barit në reanimacion”.

Pas sa kohësh e rifitoi vetëdijen?

“Ai kaloi në koma të shkaktuar nga mjekët për më shumë se një muaj deri më 1 maj kur filloi të shfaqte disa shenja përmirësimi. Unë isha atje atë ditë kur i  pakësuan qetësueset dhe ai rihapi sytë. Pas zgjimit ishte i tmerruar dhe nuk e dinte se ku ishte apo çfarë i kishte ndodhur. Ai ka ende probleme me kujtesën e shkurtër”.

Por odiseja nuk mbaron këtu.

“Në fillim të qershorit ai u transferua në departamentin e sëmundjeve infektive për shkak të një infeksioni bakterial ngjitës, Candida auris, i cili e vonoi edhe më shumë shërimin e tij, pasi nuk mundi t'i nënshtrohej rehabilitimit. Këtu ai qëndroi deri më 27 shtator, ditën kur  vendosëm ta çonim në San Giovanni Rotondo”.

Si është ai tani?

“Ai rri i shtrirë në shtrat dhe i lodhur, por i vetëdijshëm. Megjithatë, ai është në rrezik të mbytjes për shkak të kësaj stenoze trakeale e cila e pengon atë të pijë, të hajë dhe të marrë frymë mirë. Për këtë arsye ai së shpejti do t'i nënshtrohet një operacioni tjetër”.

Si ishte Simone para 13 marsit?

“Një djalë plot jetë, me shumë miq, i pëlqente të dilte dhe të shijonte jetën. Udhëtimi i fundit së bashku ishte Barcelona në tetor 2023 për koncertin Blink-182. Ne kishim rezervuar një udhëtim tjetër në Amsterdam për 29 Prill, ditëlindjen tonë. Por kjo tragjedi shkatërroi të gjitha ëndrrat tona dhe qetësinë e familjes sime. Prindërit e mi u transferuan në San Giovanni Rotondo për t'u kujdesur për të çdo ditë."

Keni nisur veprimet ligjore?

“Po, por kemi shumë probleme që lidhen me faktin se është një vend që nuk është pjesë e Bashkimit Europian dhe vështirësitë në gjetjen e dokumenteve të ndërhyrjes dentare.”.

Kush ju ka dhënë mbështetje dhe ndihmë në muajt e fundit?

“Mjekët në klinikën në Shqipëri nuk na kanë folur më. Në vend të kësaj, gjetëm ndihmë, mbështetje morale dhe logjistike nga presidenti i Andi i Bari-Bat, Fabio De Pascalis, dhe nga Nicola Cavalcanti, president i komisionit të Shoqatës Dentare Bari. Tani dëshira ime e vetme është të kthej vëllanë tim në shtëpi dhe t’i garantoj atij kujdesin dhe ndihmën më të mirë”.

simone del vecchio

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim