LIVE UPDATES
Aktualitet

Misteret e një dosjeje që policia “ngatërroi” provat. Bie akuza e armës pa leje për Renaton e Tepelenës, në gjyq del miku i tij Eugert Bakalli

I skeduar nga policia kriminale si person që meret kryesisht me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike, Renato ka dalë “Kristal” nga kjo ngjarje kriminale, pasi tashmë prokuroria e Sarandës, ka çuar në gjykatën e qytetit, kërkesën për pushimin e akuzës dhe njëherësh ka marë zyrtarisht të pandehur, fierakun Eugert Bakallin.

14 Tetor 2022, 13:46 Nga Elton Qyno
Misteret e një dosjeje që policia “ngatërroi” provat.
Renato Çaushi dhe shefi i komisariatit Sarandë, Klodian Kondi

Nga Elton Qyno

Një nga emrat e njohur të botës së krimit në vend, siç është Andrea alias Renato Çaushi, ka mundur ti shpëtojë ndjekjes penale dhe të kapërcejë hendekun e Drejtësisë së Re Shqiptare. Kjo është hera e dytë që Çaushi, përmes mekanizmave policorë në komisariatin e Sarandës dhe ekspertizave të policisë shkencorë, arrin të shmangë akuzat e prokurorisë së Shtetit. Hera e parë, kur ai la prokurorinë me “gisht në gojë”, ka ndodhur pikërisht në operacionin e koduar “Viluni”, një dosje kjo e hetuar nga prokuroria Italiane dhe ajo e Krimeve të Rënda, por që Çaushi doli nga burgu përmes vendimit të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda. E mandej akuzat ndaj tij për përfshirjen në trafik droge ranë.

Çaushi, i cili u arrestua në Sarandë në 13 nëntor 2021 në një operacion në heshtje nga komisariati i Sarandës, rezulton të jetë “zhveshur” nga akuza e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Kjo akuzë është hequr nga supet e Renatos, duke u transferuar në shpinën e një personi tjetër të quajtur Eugert Bakalli 38-vjeç nga qyteti i Fierit. Ky i fundit shok i Renatos së Tepelenës. Me rënien e akuzës tashmë Renato, rimer mbrapsht dhe 50 milion lekë të vjetra, të mbyllura në një bankë të nivelit të dytë si garanci pasurore për të dalë nga burgu. I skeduar nga policia kriminale si person që meret kryesisht me kultivimin e trafikimin e lëndëve narkotike, Renato ka dalë “Kristal” nga kjo ngjarje kriminale, pasi tashmë prokuroria e Sarandës, ka çuar në gjykatën e qytetit, kërkesën për pushimin e akuzës dhe njëherësh ka marë zyrtarisht të pandehur, fierakun Eugert Bakallin.

Bakalli, sipas akuzës ka rezultuar të jetë personi që ka pasur armën pistoletë 9 milimetërshe “Sig Sauer SP 2022”. Kjo pasi nga ekspertimi biologjik që i është bërë armës, ka rezultuar se në pistoletë është gjetur një njollë biologjike, e cila teksa është analizuar ka dalë në përfundimin se kjo njollë i përket Eugert Bakallit. Por le ta marim me rradhë, për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. Në 13 nëntor 2021 gjatë një ndërhyrje policore për mbylljen e aktivitetit të lokaleve, gjatë orëve të natës për shkak të kufizimeve të pandemisë, në lokalin “Ekualipsi”, është ndaluar shtetasi Andrea alias Renato Çaushi. Pas prezantimit me thirrjen "…Policia për kontroll…", në vijim, forcat policore kanë vazhduar me kontrollin fizik të personave dhe më pas... me kontrollin e vendeve të lokalit. Gjatë atyre çasteve është vënë re se: "…një nga personat e ndodhur në lokal mbante një çantë në pjesën e poshtme të sqetullave…".

Ky person "…pasi i është kërkuar që t'i nënshtrohet kontrollit të çantës..., ka refuzuar dhe në përpjekje e sipër, ka tentuar t'i largohej kontrollit, ku si rezultat ka shkuar në anën e jashtme të lokalit….". Por ky largim ka qenë pa rezultat pasi pak metra më tej është bërë kapja në flagrancë e personit dhe shoqërimi i tij në ambientet e komisariatit…. Personi në fjalë rezulton të jetë shtetasi Andrea Çaushi, i cili, gjatë largimit të tij, sapo ka shkuar në anën lindore të shkallëve të lokalit ka nxjerrë nga çanta një send, ku në dukje dukej armë pistoletë dhe e ka flakur në pjesën e sipërfaqes së verandës së një biznesi ngjitur me lokalin “Ekualipsi”. Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është bërë e mundur të gjendet mbi sipërfaqen e betonit një armë zjarri e llojit pistoletë, e cila kishte një krehër në folenë e krehërit me 13 fishekë.

Nga këqyrja më e hollësishme e kësaj arme u konstatua gjithashtu se kjo armë gjendej e vendosur në siguresë dhe se pjesët e lëvizshme të saj funksionojnë normalisht ende dhe sot. Momenti i arrestimit dhe konstatimit të armës është shoqëruar me procesverbal nga punonjësit e policisë që ishin në aksion dhe e eskpertit të krimeve në Komisariatin e Sarandës. Për episodin e dinamikës së arrestimit me armë në çantë dhe hedhjen e saj në verandën e lokalit, kanë firmosur 12 policë Redis Dalipaj, Kristi Prifti, Renato Yzeiraj, Albi Likaj, Marjo Hania, Orest Sinani, Alban Gjinika, Eridian Lame, Enea Abedini, komisar Mehmet Çeli, nën/komisar Edilion Kolagji dhe nën/komisar Sidrit Madhi.

Ndaj Renatos, ka nisur procedimi penal numër Nr.751 për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve dhe municionit”, ndërsa gjyqtari i Sarandës Datmir Ndreu, ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për të arrestuarin. Renato, ka pretenduar se arma nuk është e tij dhe për pasojë ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë. Në gjykatën e Apelit Gjirokastër, gjyqtari i çështjes Sokol Pine, ka vendosur në 1 dhjetor 2021 lirimin nga burgu të Renato Çaushit, në këmbim të 50 milion lekë të vjetra të ofruara nga i arrestuari në formën e garancisë pasurore. Lirimi i Renatos, me sa duket solli dhe metamorfozën e provave të cilat ndryshuan në ambjentet e komisariatit të Sarandës rënjësisht. Ndryshoi fakti që çanta që mbante Renato në pjesën e sqetullave nuk ishte e tija.Çanta i përkiste një personi tjetër, i cili brenda në çantë kishte portofolin dhe brenda portofolit patentën e makinës në emër të tij dhe jo të Renatos.

Doli që arma tip pistoletë dhe karikatori me 13 fishekë, nuk kishin asnjë gjurmë daktiloskopike gishti dhe biologjike të Renato Çaushit,por të një personi tjetër. E habitshme se si nuk mund të jetë lënë asnjë gjurmë gishti, në një kohë që policët në operacion kanë pasqyruar në procesverbale, se Renato, ka nxjerë armën nga çanta dhe e ka hedhur në verandën e lokalit. E gjitha kjo metamorfozë provash, ka ndodhur pikërisht nën hundën e shefit të komisariatit Sarandë, Klodian Kondi, specialistëve të krimeve në komisariatin Sarandë dhe ekspertëve biologjikë të Policisë së Shtetit. Ekspertiza biologjike, ka nxjerë se faktorët biologjikë të konstatuar në sipërfaqen e armës tip “Sig Sauer SP 2022”, i përkasin një personi tjetër që quhet Eugert Bakalli nga Fieri dhe jo Renato Çaushit të Tepelenës.

Për shkak të kësaj ekspertize, të kryer nga laboratori i Policisë së Shtetit, prokuroria e Sarandës, ka kërkuar në 12 Maj 2022 arrestimin e Eugert Bakallit, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”. Gjykata e Sarandës, ka vendosur në mungesë masën e “arrestit në burg” dhe pas arrestimit të tij në Fier në 26 Maj, Bakalli është lënë në masën e “arrestit në shtëpi”. Sot çështja penale me nr.751 ka ndryshuar të akuzuarit dhe të arrestuarit. Ku Renato s’ka asnjë akuzë dhe s’rezikon asgjë. Ndërsa miku i tij Eugert Bakalli, është nën akuzë dhe rrezikon një dënim nga 5 deri në 7 vite burgim për “Mbajtje pa lejë të armëve dhe municioneve”. Policia e Sarandës në lartësinë e duhur…

renato caushi elton qyno klodian kondi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim