LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pezullohet rritja e tarifës për energjinë elektrike për tetorin, ERE: S'ka fashë 800 kw (Debati me Tabakun)

• Enti Rregullator i Energjisë është mbledhur sot dhe ka vendosur të mos ndryshojë çmimin e energjisë elektrike. Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka vendosur që të anulojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për muajin tetor. • Bëhet fjalë për fashën e propozuar më herët nga Qeveria prej 800 kilovat, gjë të cilën qeveria e anuloi gjithashtu. I pranishëm në mbledhje, kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se çmimi për energjinë elektrike nuk do të ndryshojë. Ahmeti tha se leximi i sahateve do të bëhet në fund të çdo muaji. • Mbledhja u shoqërua me debate. Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku tha se ajo kishte kërkuar të njëjtën gjë më herët, por nuk i ishin pranuar argumentet. Tabaku shtoi se ERE është binduar pasi qeveria i ka servirur të njëjtat argumente. • Në mbledhjen e datës 23 shtator, ERE vendosi të miratojë propozimin e Qeverisë për rivendosjen e fashës dhe faturimin me çmim tregu për çdo kilovat të harxhuar mbi pragun e caktuar. Por kryeministri Edi Rama doli live në Facebookun e tij, duke u shprehur se qytetarët kishin nisur të kursenin dhe fasha nuk do të hynte ne fuqi në tetor. • Më pas, ERE tha se çmimi do të përllogaritej çdo muaj. Kjo deklaratë detyroi Ramën të përgënjeshtronte veten dhe se fasha e re nuk do të niste në tetor, por në nëntor. Ndërkohë që pardje, në Fletore Zytare u botua vendimi i ERE-s për ndryshimin e çmimit.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

ERE nuk rriti çmimin/ Tabaku: Kur ua thashë unë nuk pranuat, por ju bindi qeveria

Pezullohet rritja e tarifës për energjinë elektrike për
ERE

TIRANË- Çmimi i energjisë elektrike për muajin tetor nuk do të ndryshojë, ndërsa përgjatë këtij muaji Enti Rregullator i Energjisë do të rishikojë situatën dhe do të vendosë nëse çmimi 42 kilovat do të aplikohet gjatë muajit nëntor për të gjithë konsumatorët që kalojnë fashën 800 kilovat.

Kjo u bë e ditur në mbledhjen e bordit të ERE-s. Gjatë fjalës së tij kreu i Bordit Petrit Ahmeti, tha se çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë.

“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.

E pranishme në mbledhje ishte dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku, e cila ka replikuar me kreun e ERE. Tabaku tha se ajo vetë dha të njëjtat argumente për të mos e aplikuar këtë fashë, por që nuk u pranua prej tyre. Ajo shtoi se sipas saj qeveria po nëpërkëmb kompetencat e Bordit.

"Anëtarët e këtij bordi duhet të jenë në interesin publik. Rritja me 42 lekë është e pajustifikueshme. Kur ju dhashë unë të njëjtat argumente për të mos rritur çmimin e energjisë elektrike nuk i pranuat, por të njëjtat i pranuat nga qeveria. Qeveria nuk mund t'ju trajtojë si bord personal, për t'ju thënë se kur mblidhet dhe kur nuk mblidhet. Ndaj ju lutem respketojini më shumë këta qytetarë,"tha Tabaku ndër të tjera. 

3 VITE ME PARE

Pezullohet rritja e tarifës për energjinë elektrike për tetorin, ERE: S'ka fashë 800 kw

Pezullohet rritja e tarifës për energjinë elektrike për
ERE

TIRANË- Enti Rregullator i Energjisë Elektrike ka vendosur që të anulojë rritjen e çmimit të energjisë elektrike për muajin tetor. Bëhet fjalë për fashën e propozuar më herët nga Qeveria prej 800 kilovat, gjë të cilën qeveria e anuloi gjithashtu. I pranishëm në mbledhje, kreu i ERE-s, Petrit Ahmeti tha se çmimi për energjinë elektrike nuk do të ndryshojë. Ahmeti tha se leximi i sahateve do të bëhet në fund të çdo muaji. 

"Pezullohet vendosja e fashës për rritjen e energjisë elektrike. Leximi do të bëhet në fund të çdo muaji,"- tha Ahmeti. 

cmimi i energjise elektrike ne shqiperi

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale