LIVE UPDATES
Aktualitet

Çmimet e banesave rriten sërish, ndërsa 60% blihen pa kredi bankare

Në shumë vende të botës, tregu i pronave të patundshme ka hyrë në krizë gjatë këtij viti për arsye të pashmangshme: interesat janë rritur si pasojë e ndërhyrjeve të bankave qendrore për të luftuar inflacionin, interesat e kredive që shërbejnë për të financuar blerjen e pronave janë rritur e për rrjedhojë, kërkesa për prona ka rënë.

5 Tetor 2023, 17:59 Nga Gjergj Erebara
Çmimet e banesave rriten sërish, ndërsa 60% blihen pa kredi
Ndertesa ne Tirane

TIRANË-Çmimet e banesave në Shqipëri pësuan një rritje tjetër me 11% gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sipas deklaratave të agjentëve të pronave të patundshme dhe kompanive të ndërtimit të intervistuar nga INSTAT për llogari të Bankës së Shqipërisë. Sipas vrojtimit, blerja pa kredi është rritur edhe më shumë këtë vit.

Në shumë vende të botës, tregu i pronave të patundshme ka hyrë në krizë gjatë këtij viti për arsye të pashmangshme: interesat janë rritur si pasojë e ndërhyrjeve të bankave qendrore për të luftuar inflacionin, interesat e kredive që shërbejnë për të financuar blerjen e pronave janë rritur e për rrjedhojë, kërkesa për prona ka rënë. Ose, e parë në anën e kundërt, përgjatë viteve të fundit, blerja e një prone ishte e lehtë për shkak se interesat e kredive ishin të ulëta, gjë që rriti kërkesën për prona e për rrjedhojë, edhe çmimet. Në Suedi, Gjermani, Francë e vende të tjera, shqetësimi është pikërisht ky: rënie e çmimeve të pronave dhe falimentim të kompanive që kanë investuar në këtë treg.

E pra, e njëjta situatë teorikisht mund të ndodhë në Shqipëri. Pas thuajse një dekade me interesa të ulëta, interesat janë rritur në lekë dhe në euro, duke vështirësuar teorikisht huamarrjen dhe për rrjedhojë, duke sugjeruar ftohjen e kërkesës dhe të çmimeve në tregun e pronave të paluajtshme, një treg që ka njohur rritje marramendëse pas vitit 2018. Vetëm se kjo nuk po ndodh dhe, nëse shohim se si financohen blerjet e banesave në Shqipëri, gjasat janë që nuk do të ndodhë edhe në të ardhmen.

Banka e Shqipërisë publikoi të enjten rezultatet e vrojtimit që kryen dy herë në vit në tregun e pronave të patundshme dhe doli në përfundimin se çmimet janë rritur me 11% në gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Ato aktualisht janë në nivelin më të lartë historik. Dhe BSH vëren gjithashtu se nga ajo çfarë është zbuluar nga vrojtimi, 60 për qind e pronave të blera në Shqipëri gjatë kësaj periudhe janë paguar pa kredi bankare, ndërsa vetëm 40 për qind të blerësve e kanë financuar blerjen me kredi. Siç duket, në një treg ku 60% e blerësve nuk kanë nevojë për kredi, nuk është e mundur që shtrenjtimi i kushteve të kredive përmes rritjes së interesave të sjellë rënie të kërkesës dhe rënie të çmimeve.

Banka e Shqipërisë llogarit çmimin mesatar të banesave përmes një teknike statistikore të njohur si Indeksi Fischer. Duhet të vihet re se të dhënat e BSH pasqyrojnë deklaratat e shitësve dhe ndërmjetësve por jo vlerën e transaksioneve. BSH thotë se llogaritjet kryhen në bazë të pyetësorëve të plotësuar nga 230 subjekte , që kanë si aktivitet kryesor tregtimin e pronave të paluajtshme. Ata pyeten për çmimet e shitjeve, ecurinë dhe pritshmërinë, ndërsa transaksionet reale të regjistruara në zyrat e regjistrimit të pronave të patundshme janë tjetër gjë.

“Rreth 40% e pronave për banim dhe e atyre për përdorim tregtar të shitura prej agjentëve janë blerë me hua bankare. Nga këto, në 85% të rasteve, kredia ka mbuluar deri në 60% të vlerës,” shkruhet në deklaratën e BSH mbi rezultatet e vrojtimit për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Në gjashtëmujorin e dytë të vitit 2022, pjesa e pronave të blera me kredi ishte 56%. Në fakt, shifra e gjashtëmujorit të parë, pra 40% e pronave të blera me kredi, është një rekord për historinë e shkurtër të vrojtimit. Në vitet 2020-2022, blerja me kredi zinte më shumë se gjysmën e totalit.

Aktualisht besohet gjerësisht se pronat e patundshme janë mjeti i preferuar i qarkullimit të parave të pista nga personat që kanë fituar para në aktivitete të paligjshme, të tilla si trafiku i drogës apo i qenieve njerëzore. Çmimet e pronave patën një ecuri normale sipas Indeksit Fischer mes periudhës 2013 dhe 2017, ku indeksi u luhat nga 0.9 në 1.1. Kjo do të thotë se nëse një apartament në vitin 2013 bënte, fjala vjen, 500 euro për metër katror, vlera e tij deri në vitin 2017 u luhat nga 450 në 550 euro. Diçka duket se ndryshoi pas vitit 2018 dhe në veçanti, pas vitit 2019. Indeksi fluturoi nga 1.1 më 2018, në 2.1 që është aktualisht. Brenda më pak se pesë vjet, indeksi është rritur me gati 91%.

Rritja gjithsesi nuk është e njëtrajtshme. Sipas BSH-së, gjatë këtij viti, çmimet e pronave në periferi të Tiranës kanë pësuar një rënie të lehtë, ndërsa rritja e indeksit reflekton rritjen kryesisht të çmimeve në qendër.

“Çmimet mesatare janë raportuar të rritura sidomos në zonat qendrore të kryeqytetit,” shkruhet në raportin e BSH. “Çmimet e shitjeve janë raportuar në rënie të lehta në përiferi dhe zonat jashtë kryeqytetit, ndërkohë që ishin të pandryshuara në qytetet bregdetare.”

ndertimet ne tirane

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit