LIVE UPDATES
Aktualitet

Mijëra shqiptarë kërkuan azil në Britani, deputeti britanik e cilëson Home Office një 'turp'

Një deputet i konservatorëve i ka cilësuar zyrtarët e Home Office një "turp", pasi u zbulua shkalla e vërtetë e migrimit të shqiptarëve në Britaninë e Madhe.

15 Qershor 2023, 10:37 Nga DOSJA

 

Mijëra shqiptarë kërkuan azil në Britani, deputeti britanik
Emigrantët vazhdojnë të grumbullohen në vend përtej Kanalit me varka të vogla

BRITANI- Një deputet i konservatorëve i ka cilësuar zyrtarët e Home Office një "turp", pasi u zbulua shkalla e vërtetë e migrimit të shqiptarëve në Britaninë e Madhe. Deputeti Marco Longhi tha se nuk kishte "asnjë justifikim" për lejimin e mijëra shqiptarëve që të kërkonin azil në Mbretërinë e Bashkuar, kur vende të tjera si Gjermania nuk kishin marrë asnjë.

Qëndrimi i tij vjen pasi një raport i Komitetit të Punëve të Brendshme tha se kishte "pak prova" se shqiptarët ishin në rrezik në vendin e tyre, dhe kishin nevojë për azil në Mbretërinë e Bashkuar. Raporti tha se shumica e 12.301 shqiptarëve që erdhën me varka të vogla në vitin 2022 kishin kërkuar azil, ndërsa 51 për qind e rasteve shqiptare u pranuan fillimisht në gjysmën e parë të vitit.

Ministria e Brendshme ka qenë nën presion në rritje për politikën e imigracionit, me drejtuesit e sindikatave që kërcënojnë tani veprime industriale nëse detyrohen të zbatojnë planin e qeverisë për të dëbuar emigrantët në Ruandë, raporton Express &Star.

Longhi, i cili është pjesë e komitetit, tha se çdo personel që hyn në grevë "duhet të japë dorëheqjen ose të shkarkohet".

Ai shtoi: “Nëse njerëzit do të bënin punën e tyre, do të vendosnin popullin e Mbretërisë së Bashkuar në radhë të parë, dhe do të zbatonin politikën e qeverisë, atëherë nuk do të kishte nevojë që dikush si unë të shprehej hapur. Për të qenë i qartë, Home Office është një turp. Puna e shërbimit civil është të zbatojë vullnetin e popullit, të shprehur përmes përfaqësuesve të tij të zgjedhur. Shërbimi civil po e ndihmon Partinë e Punës, jo vetëm sepse po përdorin nivele të larta imigrimi dhe imigracioni ilegal për të ushqyer një narrativë se ‘Brexit ka dështuar’, po tregojnë nivele kaq të larta të pranimit të azilit shqiptar.

"Nuk ka asnjë justifikim për këtë kur është afër zero për qind në vendet e tjera të BE-së si Gjermania".

Komiteti, i cili kryesohet nga deputetja laburiste Diana Johnson, tha se numri i shqiptarëve që mbërrinin në Britaninë e Madhe me varka të vogla kishte shkuar nga 800 në 2021 në më shumë se 12.000 në 2022.

Ajo i bëri thirrje Zyrës së Brendshme të shpjegonte pse shkalla e pranimit të shqiptarëve në Mbretërinë e Bashkuar ishte kaq e lartë. Në raport thuhej: "Shqipëria është një vend i sigurtë, nuk është në luftë dhe është një vend kandidat për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Nuk ka asnjë bazë të qartë që Mbretëria e Bashkuar të pranojë në mënyrë rutinore mijëra kërkesa për azil nga qytetarët shqiptarë”.

Raporti tha se kishte lidhje midis rritjes së kalimeve me varka të vogla me krimin e organizuar shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, duke vënë në dukje se kishte më shumë shkelës të huaj në burg në Angli dhe Uells nga Shqipëria, se sa nga çdo vend tjetër, me 1.336 në 2022.

Në një fjalim javën e kaluar, Rishi Sunak pohoi se numri i të ardhurve në Mbretërinë e Bashkuar nga Shqipëria kishte rënë gjatë vitit të kaluar, duke dëshmuar se politika e qeverisë për migracionin ilegal po funksiononte.

Por premtimi i kryeministrit për të frenuar kalimet me varka të vogla pësoi një goditje, kur u zbulua se më shumë se 600 emigrantë kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar të dielën; numri më i lartë në një ditë të vetme këtë vit.

Një zëdhënës i Home Office tha: "Prioriteti i kësaj qeverie është ndalimi i anijeve.

“Vitin e kaluar, 28 për qind e atyre që mbërritën me një varkë të vogël në Britaninë e Madhe ishin nga Shqipëria, një vend i sigurtë evropian dhe aleat i NATO-s. Ne kemi punuar ngushtë me qeverinë shqiptare për të përçarë bandat kriminale, dhe për të penguar migrimin e paligjshëm. Deri në fund të majit, mbërritjet e anijeve të vogla shqiptare janë ulur 90 për qind krahasuar me vitin e kaluar dhe kemi kthyer 1800 migrantë të paligjshëm dhe të huaj. Kriminelët kthehen në Shqipëri. Falë ndryshimeve në sistemin tonë të azilit, ne kemi kaluar nga pranimi i një në pesë kërkesa shqiptare për azil në vetëm një në 50, në përputhje me vendet e tjera evropiane. Ne do ta shqyrtojmë me kujdes raportin dhe do të përgjigjemi në kohën e duhur".

Sipas vlerësimeve zyrtare, migrimi në Mbretërinë e Bashkuar arriti një rekord prej 606.000 në 2022.

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit