LIVE UPDATES
Aktualitet

Mësuesi i historisë që punon vrojtues plazhi gjatë verës: Të rinjtë s'janë të interesuar, rroga nuk e justifikon rrezikun që marrin

Por, nga ana tjetër, të rinjtë nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë, pas ‘llogarive’ që bëjnë.

26 Qershor 2023, 12:37 Nga k.m.
Mësuesi i historisë që punon vrojtues plazhi gjatë
Luçiano Marku

LEZHË- Ndërkohë që të rinjtë nuk janë të interesuar për të punuar si vrojtues plazhi, duket se janë mësuesit ato që kanë vendosur “të shpëtojnë” mungesën e vrojtuesve dhe pushuesit. Luçiano Marku, instruktor i vrojtuesve të plazhit në bregdetin e Lezhës dhe anëtar i Federatës së vrojtuesve të plazhit është një nga mësuesit që gjatë verës ka vendosur të punojë si vrojtues plazhi.

“Gjatë vitit punoj si mësues historie ndërsa në verë punoj si vrojtues që prej vitit 2016 tashmë,”- thotë Marku për Gazetasi.al. Ai tregon për Gazetasi.al se ka aplikuar që në fillim të krijimit të federatës për t’u liçensuar, në fillim sepse e kishte pasion detin dhe të shpëtonte jetë.

Mësuesi i historisë që punon vrojtues plazhi gjatë
Luçiano Marku

Por nuk e përjashton as anën financiare, që është një arsye tjetër pse punon gjatë verës një punë që nuk lidhet shumë me profesionin e tij fillestar.

“Pagesa është pak më shumë se 70 mijë lekë në muaj dhe përderisa ka mundësi të punoj gjatë verës duke qenë se jam pushim, pse mos ta bëja”, thotë Marku i cili shton se mësuesit janë grupi më i interesuar për të punuar vrojtues plazhi gjatë verës.

“Grupmosha që duan të licensohen si vrojtues janë deri 30 vjec. Operojnë shumë mësuesit të cilët gjatë vitit punojnë si mësues dhe gjatë sezonit veror punojnë si vrojtues plazhi”, thotë Marku i cili shton se një nga arsyet më të mëdha është ana ekonomike.

“Për mësuesit është një pagë shtesë duke qenë se kanë mundësinë të punojnë”.

Por, nga ana tjetër, të rinjtë nuk pranojnë të punojnë me këtë rrogë, pas ‘llogarive’ që bëjnë.

“Rrogat nuk janë të mjaftueshme për rrezikun që marrin. Shumë zgjedhin të bëhen vrojtues sepse e kanë me pasion apo sepse duan të bëjnë diçka gjatë verës, diçka ekstra por ky nuk është rasti i të rinjve. Është shumë e vështirë të marrësh licencën sepse duhet të kalosh shumë provime, janë 100 orë që ndahen në praktikë dhe teori dhe të rinjtë nuk janë gati të investojnë aq shumë për një punë që paguhet pak, është sezonale dhe ka rrezik”, thotë Marku.

Por Marku, edhe pse vetëm 31 vjeç, ka zgjedhur ti bëjë të dyja punët, për të qenë gjatë gjithë kohës në kontakt me punën dhe me njerëzit.

Edhe këtë vit, numri i vrojtuesve të plazhit nuk është i mjaftueshëm.

Marku tregon se çdo vrojtues duhet të mbulojë vetëm 80 metra lineare dhe çdo subjekt privat ose publik e ka detyrim ligjor të punësojë vrojtues plazhi, diçka që jo çdo subjekt e bën, duke sjellë edhe mungesa, të paktën në zonën e Lezhës.

“Janë 140 vrojtues në Lezhë por duhen rreth 210 ose 240 nëse llogarisim gjithë vijën bregdetare. Një nga arsyet pse ka mungesa është sepse janë subjektet që nuk i punësojnë”, thotë Marku, duke shtuar edhe arsyet e lartpërmendura./GazetaSi

lezhe rojet bregdetare

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit