Dita e 48-të e protestës/ Qytetarët mblidhen në sheshin “Skënderbej”, kërkojnë dorëheqj...
Aktualitet
Mesazhi i fundit i Ervis Martinajt në 9 gusht! Tre vite më parë, çfarë i shkroi familjarëve pak para se të ZHDUKEJ përfundimisht
I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha zbuloi edhe mesazhin e fundit të tij, që e kishte shkëmbyer pikërisht me familjarët. Hoxha tha se Martinaj mbante një kafshë të egër dhe është interesuar nëse e kanë ushqyer apo jo.
23 Tetor 2025, 22:14Nga M.L
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Ervis Martinaj, një nga emrat më të përfolur të botës së krimit në Shqipëri, është vrarë dhe trupi i tij është zhdukur, çka shpjegon pse autoritetet nuk kanë gjetur ende asnjë gjurmë për fatin e tij. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha zbuloi edhe mesazhin e fundit të tij, që e kishte shkëmbyer pikërisht me familjarët. Hoxha tha se Martinaj mbante një kafshë të egër dhe është interesuar nëse e kanë ushqyer apo jo.
“Kontakti i fundit ka qenë dikur rreth orë 17 të datë 9 gusht. Ka komunikuar me mesazh edhe është interesuar, mbante një kafshë të egër një luan, dhe u ka thënë a i hedhur për të ngrënë luanit. Versioni që ndoqëm në kohën, ishte versioni që ata e kishin rrëmbyer, e kishin vrarë dhe i kishin zhdukur kufomën”, tha Artan Hoxha./ Dosja.al