LIVE UPDATES
Aktualitet

RAPORTI i State of Global Air 2025: Vdekjet nga ajri i ndotur në Shqipëri, 3 herë më të larta se në BE

Raporti tregon se Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, gati tre herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

23 Tetor 2025, 21:41 Nga M.L
RAPORTI i State of Global Air 2025: Vdekjet nga ajri i ndotur në
Foto ilustruese

TIRANA- Ndotja e ajrit po përkeqëson shëndetin global, duke u bërë një nga kërcënimet më serioze për mirëqenien e njerëzve, sipas raportit më të fundit State of Global Air (SoGA 2025). Raporti tregon se Shqipëria renditet ndër vendet me shkallë të lartë të vdekshmërisë nga ndotja e ajrit, gati tre herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Po ashtu, 1 në 3 vdekje nga demenca në vend lidhet me ekspozimin ndaj ajrit të ndotur, një tregues alarmues për ndikimin e ndotjes në shëndetin publik. Shqipëria përballet me një krizë shëndetësore alarmante: mbi 2,300 vdekje në vit nga ndotja e ajrit, me një normë vdekshmërie gati tre herë më të lartë se mesatarja evropiane. Këto janë të dhënat e raportit “State of Global Air 2025”, i publikuar së fundmi nga Health Effects Institute.

Ndotja e ajrit vazhdon të përkeqësojë shëndetin global, duke përfshirë sëmundjet jo të transmetueshme dhe demencën, sipas edicionit të gjashtë të këtij raporti. Në nivel botëror, ndotja e ajrit mbetet faktori kryesor mjedisor i rrezikut që lidhet me vdekshmërinë, duke kontribuar në 7.9 milionë vdekje vetëm në vitin 2023.

Pavarësisht se e gjithë popullsia në vendin tonë jeton në zona ku ekspozimi ndaj grimcave të imta PM2.5 është më i ulët se objektivi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për cilësinë e ajrit (35 μg/m³), ndotja e ajrit vijon të jetë një rrezik serioz për shëndetin publik.

Në vitin 2023, në Shqipëri janë regjistruar mbi 2,300 vdekje të lidhura me ekspozimin ndaj ndotjes së ajrit. Gati 96% e këtyre vdekjeve u shkaktuan nga sëmundje jo të transmetueshme (NCD), si sëmundjet e zemrës, kanceri dhe demenca. Shkalla e vdekshmërisë nga ndotja e ajrit është 56 vdekje për 100,000 banorë, gati tre herë më shumë se mesatarja e BE-së që është 21 vdekje për 100,000 banorë. Mbi 300 vdekje iu atribuuan demencës së lidhur me ndotjen e ajrit. Shqipëria renditet ndër vendet evropiane me ndikimin më të madh relativ të ndotjes në shëndet.

Ndotja e ajrit kontribuon drejtpërdrejt në një pjesë të konsiderueshme të vdekjeve në vendin tonë: një në tre vdekje nga demenca, një në shtatë vdekje nga sëmundjet e zemrës dhe një në shtatë vdekje nga kanceri i mushkërive lidhen me cilësinë e keqe të ajrit.

Sëmundjet jo të transmetueshme si sëmundjet kardiovaskulare, diabeti, kanceri, goditjet në tru dhe sëmundjet kronike të mushkërive (COPD), përfaqësojnë barrën më të madhe shëndetësore të lidhur me ndotjen e ajrit. Në nivel global, 6.8 milionë nga 7.9 milionë vdekjet e vitit 2023 lidhen me këto sëmundje.

 

Nga viti 2000 deri në vitin 2023, vdekjet globale nga sëmundjet jo të transmetueshme të lidhura me ndotjen e ajrit janë rritur me 13%, nga 5.99 milionë në 6.8 milionë që përkthehet në rreth 110 vdekje shtesë çdo ditë.

Për herë të parë, raporti “State of Global Air 2025” përfshin të dhëna për lidhjen shqetësuese midis ndotjes së ajrit dhe demencës. Vetëm në vitin 2023, demenca e lidhur me ndotjen shkaktoi mbi 625,000 vdekje në mbarë botën dhe gati 12 milionë vite të shëndetshme jete të humbura.

Në Shqipëri, demenca po shfaqet si një barrë në rritje, me ndikime të mëdha sociale dhe ekonomike dhe sipas raportit 1 në 3 humbje nga demencia shkaktohet nga ndotja e ajrit. Gratë janë më të prekura, si në rolin e kujdestareve për personat me demencë, ashtu edhe si individë që zhvillojnë vetë këtë sëmundje.

Grimcat e imta PM2.5 janë faktori më i madh i barrës së sëmundjeve të shkaktuara nga ndotja e ajrit. Në vitin 2023, kjo ndotje shkaktoi 4.9 milionë vdekje dhe 124 milionë vite të shëndetshme jete të humbura globalisht.

PM2.5 burojnë kryesisht nga djegia e karburanteve fosile, automjetet dhe transporti, termocentralet dhe industria, fabrikat dhe aktivitetet bujqësore, djegia e mbeturinave dhe zjarret në natyrë.

Një burim tjetër i rëndësishëm është ndotja e ajrit në mjediset e brendshme, e shkaktuar nga djegia e lëndëve të ngurta për gatim dhe ngrohje. Në vitin 2023, kjo formë ndotje shkaktoi 2.8 milionë vdekje globalisht, ndërsa 470,000 vdekje të tjera iu atribuohen ekspozimit ndaj ozonit.

“Ndotja e ajrit në qytetet më kryesore të vendit, dhe sidomos në Tiranë, vijon të jetë problematike në të gjithë stinët e vitit, duke u rënduar veçanërisht në verë dhe dimër për shkak edhe të kushteve të motit me temperatura apo lagështi të lartë. Masat e marra, si korsite e biçikletave apo makinat elektrike, janë të fragmentarizuara dhe nuk kanë sjellë përmirësimë të dukshme të cilësisë sidomos të ndotjes që shkaktohet nga pluhurat në ajër (PM10 dhe PM2.5) dhe gazet e shkarkuara nga mjetet e transportit”, shprehet për “Klima Sot” Prof. Asoc. Mihallaq Qirjo, lektor pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Lindjet e humbura në Shqipëri janë 5.5 për 1000 lindje totale, më mirë se mesatarja globale (14.3). Megjithatë, studimet e fundit kanë filluar të identifikojnë lidhje midis ekspozimit të grave shtatzëna ndaj stresit termik, ndotjes së ajrit, dhe rrezikut të shtuar për komplikime gjatë shtatzënisë, përfshirë lindjet e humbura.

Ekspertët ndërkombëtarë po bëjnë thirrje për masa të menjëhershme. Dr. Maria Neira, ish-drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik dhe Mjedisit në OBSH, thekson se asnjë objektiv zhvillimi nuk mund të arrihet pa adresuar ndotjen e ajrit, dhe se vendet dhe qytetet duhet të përqendrojnë përpjekjet e tyre në uljen e shkarkimeve, përfshirë ndotjen e mjediseve të brendshme që prek më shumë fëmijët dhe të moshuarit.

Alison Cox, Drejtoreshë e Politikave dhe Avokimit në NCD Alliance, shton se zgjidhjet për ndotjen e ajrit dhe sëmundjet jo të transmetueshme ekzistojnë dhe sjellin përfitime të dyfishta për klimën dhe shëndetin publik, por duhet të zbatohen më shpejt për të mirën e njerëzve dhe të planetit.

Çfarë duhet bërë?

Raporti “State of Global Air 2025” e vë qartë në dukje se ndotja e ajrit mbetet një sfidë e madhe shëndetësore globale, por edhe një alarm të kuq për Shqipërinë. Pavarësisht ekspozimit më të ulët ndaj PM2.5 krahasuar me vendet e tjera, vdekshmëria nga ndotja është shumë më e lartë se në Bashkimin Evropian.

Monitorimi i cilesisë së ajrit në qytete në mënyrë të vazhduar dhe paralajmërimi i hershëm për periudhat me problematike duhet të fillojë zbatimin menjëherë. Vendosja e stacioneve të monitorimit dhe sigurimi i aksesit në të dhëna në kohë reale do t’u mundësojë qytetarëve, veçanërisht atyre me probleme shëndetësore, të reduktojnë ekspozimin dhe rrezikun ndaj ndotjes, duke shmangur qëndrimin në mjedise të hapura gjatë periudhave kritik. Gjithashtu, përfshirja e monitorimit të ajrit në mjedise të mbyllura, si shkollat, qendrat tregtare dhe mjediset e punës, do të ndihmojë në identifikimin dhe zbatimin e masave përmirësuese për cilësinë e ajrit në hapësirat e përbashkëta, ku shpesh niveli i ndotjes është i lartë, sipas Prof. Asc. Qirjo.

Zbatimi i politikave të qëndrueshme për uljen e ndotjes, promovimi i energjive të pastra dhe rinovueshme, investimet në transport të gjelbër dhe publik, monitorimi i vazhdueshëm i cilësisë së ajrit, ndërgjegjësimi publik për rreziqet shëndetësore dhe kontrolli më i rreptë i shkarkimeve industriale janë disa nga masat prioritare që duhen marrë./ Dosja.al

ndotja e ajrit raporti i state of global air 2025

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet