23 Tetor 2025, 21:55
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se për zbardhjen e zhdukjes së Ervis Martinajt po hetohen disa pista dhe janë marrë në pyetje disa persona të lidhur me ngjarjen. E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala zbuloi se janë sekuestruar pamje nga kamerat e sigurisë dhe janë marrë në pyetje administratorët e një pallati pas qendrës “Ring Centre”, si deh janë ushtruar kontrolle në Vlorë dhe Himarë.
Sipas saj, çelësi i hetimeve qëndron tek personi që e nxori “bosin e bixhozit” nga strofkulla, pasi Martinaj nuk dilte asnjëherë i pashoqëruar dhe gjithmonë kishte pranë një njeri të besuar.
"Indrit Dokle është thirrur dhe marrë në pyetje në Policinë e Lezhës pasi ndodhi ngjarja, ka sqaruar pozicionin e tij dhe po verifikohet. Sipas lëvizjeve në kamerat e sigurisë, që Martinaj kishte marrë drejtim, kontakti i fundit mund të ishte në Shijak. Gjykata ka urdhëruar kontrolle te Avdylajt. Janë kontrolluar disa kapanone dhe baza në Mirëditë. Është gjetur edhe automjeti i Martinajt.
Janë sekuestruar kamera dhe janë marrë në pyetje administratorët e një pallati pas Ring Centre, në të njëjtin pallat ku kishte edhe njerëz të drejtësisë. Janë ushtruar kontrolle në Vlorë, te Ines Hajrulla. Po ashtu, ka patur kontrolle në Potam në Himarë, pas një sinjalizimi nga një polumbar, që informai se gjatë zjytjes kishte filmuar trup të pajetë. U dyshua dhe RENEA ka qëndruar, u bënë kontrolle. Për shkak të konflikteve të forta me një sërë grupesh, nga Dokle, te Dukët e me rradhë, ka një sërë pistash që secili prej emrave është i dyshuar. Kishte edhe përplasje politike, jetonte pranë shtëpisë së kryeministrit, që u konsiderua karshillëk.
Kishte interesa edhe në biznes, duke qenë se qarkullonte miliona. Kishte probleme edhe me Ervin Matën. Pra pistat janë të gjitha të hapur. Çelësi këtu është një detaj, kush është njeriu që e nxorri nga strofulla Ervis Martinaj? Martinaj nuk dilte pa njeri të besuar. Ai ka dalë në rrugë nga një person.. Brilant Martinaj është vrarë pasi është takuar me Jeton Lamin. Nga ana tjetër, Martinaj është zhdukur pas kontaktit me këtë person. Këto janë faktet, i kam me dokumenta", tha Lala. / Dosja.al
Aktualitet
23 Tetor 2025, 21:41
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Ndotja e ajrit po përkeqëson shëndetin global, duke u bërë një nga kërcënimet më serio...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 21:32
M.L
Artan Hoxha
TIRANA- Gazetari Artan Hoxha deklaroi se Ervis Martinaj, një nga emrat më të përfolur të botës së ...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 21:12
M.L
Klodiana Lala
TIRANA- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se babai i Martinajt ka kërkuar zyrtarisht që djali i tij të shpallet per...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 19:19
M.L
Foto ilustruese
Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk gjen paqe. Në mbledhjen e zhvilluar të enjten, procedura për plotësim...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 19:04
M.L
Savannah Kullame tre djemtë
SHBA- Savanah Kulla, 29-vjeçarja shqiptare, u vra tragjikisht ditën e djeshme nnga partneri i saj në...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 18:35
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një person i cilësuar si i rrezikshëm për sigurinë kombëtare, predikuesi islam Imran Hosein, &eu...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 18:17
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Një nënë e katër fëmijëve, përfshirë vajzën njëvjeçare në qendër t...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 16:53
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 35-vjeçar në Kapshticë. 35-vjeçari ishte shpallur në ...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 16:35
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Një grup organizatash të shoqërisë civile që mbrojnë të drejtat e komunitetit LGBTI+ dhe t&...
Aktualitet
23 Tetor 2025, 16:16
E.d
Foto ilustruse
KORÇË- Policia ka arrestuar sot një 53-vjeçar në aksin rrugor Kapshticë-Bilisht. 53-vjeçari banues ...