Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjithashtu, është iniciuar procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshatrash dhe 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati të rrethit Tropojë.
Një tjetër operacion anti-drogë është zhvilluar në disa rajone të vendit. Për finalizimin e kësaj faze, janë angazhuar 1 mijë forca policie dhe 20 dronë.
Janë asgjësuar nëpërmjet djegies 7287 bime të tjera narkotike kanabis, të cilat u gjetën në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës. Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 3 autorët, ndërsa ka iniciuar procedim penal për 1 autor të kultivimit në Tropojë.
Gjithashtu, është iniciuar procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshatrash dhe 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati të rrethit Tropojë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit/Vijon me intensitet megaoperacioni policor i koduar “FOKUSI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.
Për finalizimin e kësaj faze të megaoperacionit “FOKUSI” u angazhuan 1000 punonjës policie dhe 20 dronë.
Asgjësohen nëpërmjet djegies 7287 bimë të tjera narkotike cannabis sativa, të cilat u gjetën të kultivuara në fshatra dhe në terrene malore të Lezhës, Shkodrës, Tropojës dhe Krujës, konkretisht:
5800 bimë në qarkun Shkodër, 670 në qarkun Lezhë, 410 në Tropojë dhe 407 në Krujë.
Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim 3 autorë të kultivimit në Kurbin, si dhe ka iniciuar procedimin penal për 1 autor të kultivimit në Tropojë.
Gjithashtu, është iniciuar procedimi penal, për shpërdorim të detyrës, për 1 kryetar fshatrash dhe 1 inspektor pyjesh të rrethit Kurbin, si dhe për 1 kryetar fshati të rrethit Tropojë.
670 bimë u asgjësuan në territoret e 4 fshatrave të bashkive Lezhë, Mirditë dhe Kurbin, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Imazhi”.
-Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore, Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim autorët e dyshuar të kultivimit të 122 bimëve të asgjësuara në fshatin Gërnac, shtetasit J. A., 35 vjeç, S. A., 25 vjec dhe L. H., 48 vjeç, të tre banues ne Milot. Vijon puna për kapjen e tyre.
-Gjithashtu, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për rastet e kultivimit të bimëve narkotike në 2 fshatra, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit I. B., 51 vjeç dhe M. Gj., 37 vjeç, përkatësisht kyetar fshatrash dhe inspektor pyjesh, në Gërnac dhe Vinjoll, rrethi Kurbin.
5800 bimë u asgjësuan në territoret e 7 fshatrave të qarkut Shkodër, si rezultat i fazës së 16 të operacionit “Alpe të pastra”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.
410 bimë u asgjësuan në 4 fshatra të rrethit Tropojë, si rezultat i fazës së 10 të operacionit “Bjeshkët e Nemuna”.
-Policia identifikoi dhe inicioi procedimin në gjendje të lirë për autorin e dyshuar të kultivimit të 133 prej këtyre bimëve, në fshatin Curraj i Epërm, shtetasin M. N., 19 vjeç, banues në Shkodër. Vijojnë hetimet për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, bashkautorët e kultivimit të këtyre bimëve.
-Gjithashtu, për rastin e kultivimit të 32 bimëve narkotike cannabis sativa, në fshatin Breg Lum, Tropojë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për kryetarin e këtij fshati, shtetasin J. K., 68 vjeç, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”.
407 bimë u asgjësuan në malësinë e Krujës, si rezultat i fazës së 38 të operacionit “Territor i pastër”. Vijojnë hetimet për përcaktimin e autorësisë së këtyre rasteve.
Policia e Shtetit vijon me intensitet kontrollet në të gjithë vendin, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët dhe me agjencitë ligjzbatuese, për të marrë informacion mbi rastet e kultivimit të bimëve narkotike, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tyre.
Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “FOKUSI” po vijon pandërprerë në të gjithë vendin, me shërbime nga toka, monitorim nga ajri, me dronët e Policisë, si dhe përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët e GDF-së.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të bashkëpunojnë me Policinë, për përmbushjen e objektivit të megaoperacionit “FOKUSI”, si dhe për denoncimin e çdo paligjshmërie tjetër, me qëllim krijimin e një ambienti të sigurtë.
Foto ilustruese KORÇË- Ka nisur seanca e radhës gjyqësor për masat e megaoperacionit "Tempulli" në Korçë. Seanc...
Foto ilustruese VLORË- Ka përfunduar seanca gjyqësore për 18 persona të arrestuar në Vlorë në kuadër të o...
Porti HOLANDË- Gjykata e Middleburg në Holandë ka dënuar me dy vite burg një 36-vjeçar shqiptar pasi tentoi t&eum...
Droga e kapur në kamion Babë e bir nga Durrësi janë vënë në pranga nga policia, pas kanë tentuar të kalojn&eum...
Foto ilustruese TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një turp veprimin e drejtësisë ...
Foto ilustruese TIRANË- Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në afërsi të fushës së sportit në Laprakë. S...
Droga ITALI- Policia italiane ka vënë në pranga 2 shqiptarë dhe një italian, pasi janë kapur në flagrancë duke shit...
GREQI- Europol dhe Administratës së Zbatimit të Drogës (DEA) kanë zhvilluar një operacion antidrogë në Selanik e ...
Droga SPANJË- Një shqiptar i cili cilësohet si një nga drejtuesit e celulës së 'Kartelit Ballkanik' është arrestuar...
Foto ilustruese SARANDË- Aleks Likaj 36 vjeç është arrestuar sot nga policia në Sarandë pasi ishte në kërkim p&eu...