LIVE UPDATES
Aktualitet

ME VIDEO- "Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri në Ekuador për të zbuluar si përfundon droga në rrugët e Britanisë

Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se vlen aktualisht 2 miliardë paund me rreth 976,000 përdorues, ndërsa numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur 7-fish në një dekadë dhe tani është 840 persona.

17 Mars 2023, 20:18 Nga k.m.
ME VIDEO- "Albanian NARCOS"/ Reportazhi i Dailymail, shkojnë deri
Pamje nga videoja

BRITANI E MADHE- Gangsterët shqiptarë kanë marrë pa asnjë mëshirë të furnizimit me kokainë në Amerikën e Jugut për të përmbytur rrugët e Britanisë së Madhe me sasi rekord droge. Sipas "DailyMail", 'tentakulat' globale të mbretërve mafioz të etur për gjak nga Ballkani tani shtrihen nga 'shteti narko' i kuadorit deri në qytete dhe qyteza anembanë Mbretërisë së Bashkuar. Tregu i kokainës në Mbretërinë e Bashkuar thuhet se vlen aktualisht 2 miliardë paund me rreth 976,000 përdorues, ndërsa numri vjetor i vdekjeve të lidhura me kokainën është rritur 7-fish në një dekadë dhe tani është 840 persona.

Tani të njëjtët baronë droge kanë marrë kontrollin e shpërndarjes së kokainës nga Ekuadori, ku ata janë përfshirë në një betejë të përgjakshme me kartelet që tregojnë epërsi në tregtinë fitimprurëse ndërkombëtare të kokainës. Dailymail ka zbuluar detaje, duke përmendur një figurë misterioze e botës së krimit nga Shqipëria, që vetë kanë arritur ta identifikojnë vetëm me iniciale, duke e cilësuar si një nga organizatorët kryesore të krimit.

Muajin e kaluar një kongresmen ekuadorian zbuloi se si kërcënimi i mafies shqiptare 'përmes dhunës, ryshfetit dhe kompanive' kishte ulur çmimin e kokainës në Amerikën Latine dhe rrjedhimisht të tregtimit të saj në Europë. 

Fernando Villavicencio, president i komitetit të mbikëqyrjes së Kongresit, tha se rreth 4,000 shqiptarë jetojnë në Ekuador.

“Trafiku i drogës, korrupsioni dhe forma të tjera të krimit të organizuar kanë kontaminuar një pjesë të madhe të sistemit të shtetit ekuadorian, të klasës politike dhe partive."

Kokaina e kontrabanduar nga Ekuadori në Angli zakonisht fshihet në anije me kontejnerë dhe hyn përmes porteve të Roterdamit ose Antwerp-it, të cilat gjithashtu kanë parë një rritje të madhe të krimit të bandave të lidhura me drogën. Gjatë gati një muaji në Ekuador, gazetarët e Mail u ftuan në operacione kundër narkotikëve dhe panë dy peshkatarë që u arrestuan duke u përpjekur të kontrabandonin kokainë me vlerë 20 milionë dollarë (16.4 milionë £) në brigjet e Ekuadorit.

Në pjesën e dytë të hetimit tonë, një gangster ekuadorian thyen kodin mafioz të heshtjes për të zbuluar se si grupi i tij po punon me narkotë shqiptarë për të kontrabanduar tonë kokainë në Angli dhe Evropë. Ai gjithashtu tregon se si e kreu sulmin e tij të parë vrasës në moshën 14-vjeçare. Ne zbulojmë gjithashtu historinë e patreguar të një prej narkozave më famëkeq të Shqipërisë, i cili është liruar para pak kohe nga një burg në Ekuador.

Dritan Rexhepi është mbiquajtur 'mbreti i arratisjeve' për shkak të numrit të lartë të arratisjeve nga burgjet në Belgjikë dhe Shqipëri; dhe 'mbreti i kokainës' për 'suksesin' e tij në futjen e kokainës në Evropë; duket se është i vendosur të shfrytëzojë një boshllëk ligjor për të shmangur ekstradimin në Evropë, ku kërkohet për një sërë krimesh, duke përfshirë vrasje.

Rexhepi, i cili është paraqitur në listën e 'Most ëanted' është tipik i shumë narkotikëve shqiptarë me bazë në Ekuador, të cilët, duke anashkaluar ndërmjetësit tradicionalë, negociojnë drejtpërdrejt me prodhuesit e kokainës në Amerikën e Jugut dhe komandojnë të gjithë zinxhirin e furnizimit nga Amerika e Jugut në Evropë - në veçanti në Mbretërinë e Bashkuar.

Burime të larta të zbatimit të ligjit në Britani besojnë se trafikantët që sjellin emigrantë shqiptarë përmes Kanalit, po e bëjnë që të sigurojnë "ushtarë" për të furnizuar kokainë në rrugët e Mbretërisë së Bashkuar.

britani e madhe

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj