All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

“Më shumë se 50 mln ton mbetje në një vit”, VOA: Sfida për reduktimin e mbetjeve elektronike

Vetëm gjatë vitit 2019 u prodhuan 53 milionë tonë mbetje të tilla. Një kompjuter i lëvizshëm tradicional përmban një sërë vidash, kabllosh dhe ngjitësish, duke e bërë të vështirë ndarjen e tyre.

25 Shkurt 2023, 22:37 Nga DOSJA
“Më shumë se 50 mln ton mbetje në një vit”, VOA:
Trevor Morrison
All - Paragraf - 1

TIRANË- Njerëzit prodhojnë më shumë se 50 milionë tonë mbetje elektronike çdo vit, përfshirë fotokopjet, televizorët dhe kompjuterat. Pjesë e problemit janë edhe laptopët, kompjuterat e lëvizshëm, por inxhinerët e kompanisë së teknologjisë Dell po punojnë për një qasje të re që mund të shmangë hedhjen e tyre në landfille.

Dikur për procesin e çmontimit të një laptopi nevojitej një orë, tani duhen vetëm disa minuta. Trevor Morrison është inxhinier në zyrat qendrore të kompanisë së teknologjisë Dell, në Raund Rok të Tekasit dhe kompjuteri që ai e çmonton me shpejtësi është një prototip i emërtuar ‘Concept Luna’. Modeli është një përpjekje për zgjidhur problemin botëror të mbetjeve elektronike.

Vetëm gjatë vitit 2019 u prodhuan 53 milionë tonë mbetje të tilla. Një kompjuter i lëvizshëm tradicional përmban një sërë vidash, kabllosh dhe ngjitësish, duke e bërë të vështirë ndarjen e tyre.

“Nëse pajisja elektronike përmban elementë shumë të vështirë për t’u çmontuar, atëherë nevojitet kohë dhe gjasat janë që për shkak të kësaj vështirësie pajisja të mos riciklohet", thotë zoti Morrison.

‘Concept Luna’ nuk ka asnjë problem të tillë. Ka pjesë të ndërlidhura, të ndërrueshme që e bëjnë më të lehtë riparimin dhe riciklimin. Pjesët e thyera mund të ndërrohen pa zëvendësuar të gjithë kompjuterin e lëvizshëm.

“Edhe nëse butonat nxihen, bëhen pis, ose zbardhen pjesa elektronike është në gjendje shumë të mirë dhe mund të ripërdoret. Pra ky është një rast se si mund të ndryshohet vetëm pjesa e jashtme e tij. Këto pjesë mund të ndryshohen dhe kompjuteri i lëvizshëm të përdoret më gjatë”.

Kompania Dell thotë se falë skicimit të prototipit ‘Concept Luna’ mund të ulet 50% e sasisë së dioksidit të karbonit që laptopët lëshojnë në atmosferë, një gjë e mirë për mjedisin dhe konsumatorët.

“Në vend që të shpenzoni 2 mijë dollarë të tjera për një kompjuter të lëvizshëm të ri, ekziston mudësia që ta riparoni vetë atë, ose t’ia kërkoni këtë dikujt tjetër”.

Tjetri, mund të jetë edhe një robot. Mund të vijë koha që sistemet të tilla të automatizuara mund të riparojnë në shkallë të gjerë kompjuterat e lëvizshëm të veçantë, të krijuar enkas për t’u përmirësuar me programe dhe pajisje të reja, duke ulur edhe më shumë hedhjen e tyre në landfille.

Për bizneset, ndikimi në qëndrueshmëri dhe uljen e kostove mund të jenë thelbësor.

“Veçanërisht nëse përdorimi i prototipit Concept Luna kthehet në realitet. Të dhënat e përftuara nga pjesët individuale të kompjuterave mund të tregojnë edhe sa afat përdorimi ka.

“Fjala është për të dhëna që mund t’i përfitojmë me kalimin e kohës, numrin e herëve të përdorimit të tastierës apo lëvizjes së kursorit. Dhe tregon dhe sa kohë përdorimi ka tastiera apo bateria”.

Bizneset që vendosin të zëvendësojnë kompjuetrat mund t'i mbajnë ende modelet e vjetra.

"Modelet e vjetra mund të skicohen nga e para dhe mund të dërgohen në një organizatë tjetër".

Këto modele mund të përdoren nga shkollat e shihet si një proces përmes të cilit mund të reduktohen mbetjet elektronike dhe të ulen kostot për konsumatorët.

Marrë nga VOA

concept luna mbetjet elektronike

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj