LIVE UPDATES
Aktualitet

"Më njoftuan që në burgun e Peqinit ka hyrë armë!"/ Artan Hoxha: Mjacaj kreu vrasje me pagesë, po gënjen tani për motivin

Ai tha se vrasja e Lleshit ka qenë e mirë-organizuar dhe dyshohet të jetë vrasje me pagesë, pasi Sokol Mjacaj nuk ka patur asnjë mundësi për organizimin dhe futjen e armës brenda burgut, ndërsa tani po gënjen për motivin. 

18 Dhjetor 2023, 22:50 Nga I.A
"Më njoftuan që në burgun e Peqinit ka hyrë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka folur për vrasjen e të dënuarit Arben Lleshi nga i dënuari tjetër me burgim të përjetshëm, Sokol Mjacaj. I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se ishte njoftuar më herët nga një tjetër i dënuar, se në burgun e Peqinit ka hyrë një armë zjarri. Ai tha se vrasja e Lleshit ka qenë e mirë-organizuar dhe dyshohet të jetë vrasje me pagesë, pasi Sokol Mjacaj nuk ka patur asnjë mundësi për organizimin dhe futjen e armës brenda burgut, ndërsa tani po gënjen për motivin. 

"Siguria e burgjeve nuk varet se sa të trasha janë muret, por sa të kualifikuar, përzgjedhur dhe mirë-paguar e ke personelin që e ruan burgun. Dhjetë ditë para nga data 5, një i dënuar që ndodhet pikërisht në këtë sektor, me jep informacion, që në burg janë futur armë zjarri. Ai ishte i frikësuar, sepse mendonte se një nga objektivat për t’u ekzekutuar ishte edhe ai. Mendova se kjo ishte një gjë në proces, që do të vijojë. Ai më tha është ndërruar drejtori i burgut, por pavarëishst kësaj ka hyrë arma në burg. Ditën që ndodhi ngjarja, më vjen sërish nga burgu njoftimi, Sokol Mjacaj ka qëlluar me armë Arben Lleshin. Në fillim mu duk e pabesueshme. I them a ka gardianë? Ne kemi parë vrasje me snajper, por u qëllua nga jashtë brenda. Pra jo armë zjarri brenda burgut. Më vonë më jep informacion, ky person ka hyrë në vendin ku bëhen takime me familjarët dhe mund të ketë marrë pengje. Mjacaj atë ditë kishte marrë vesh që ministri Manja kishte marrë vendimin që ai të kalonte në regjimin 41 bis.

Ai e pa lajmin që ky vendim është marrë, duke menduar se do të shkonte në regjimin 41 bis, ka nxituar për të kryer një vrajse që e kishte menduar më parë. Ndodhi atë ditë sepse pa vendimin e ministrit. Nuk e kuptoj pse duhet ta publikojë ministria një urdhër pa e ekzekutuar atë. Ky vendim nuk u mor kot, por ka patur informacion se ky i dënuar mund të shkaktojë probleme të rënda. Mjacaj sapo pa lajmin, merr një pistoletë me mulli me pesë fishekë, del jashtë burgut, dhe e qëllon të dënuarin nga dritarja e jashtme e burgut katër herë Arben Lleshin, i dënuar me 32 vite burg dhe plagos të dënurin tjetër, Ilir Shaqja. Janë tre të dënuar me dënime maksimale. Arben Lleshi ka vrarë kushërinin e vet që e mbante edhe me bukë dhe i kishte paguar kalimin në Angli. E ka vrarë dhe e ka djegur për t’i vjedhur gjashtë kile kokainë. Kemi të bëjmë me një ngjarje të organizuar mirë, me kosto të lartë, vrasje tipike me pagesë, që ka urdhërues, organizator, porositës. Mjacaj nuk ka as mundësitë dhe lidhjet, është një kriminel ordiner, për të çarë sigurinë e burgut të Peqinit. Ky personazh nuk i ka mundësitë ta bëjë këtë, familja e tij jeton në kushte mizerabël. Vjen nga zonë shumë e varfër dhe e izoluar e Shqipërisë, nga zona e Dukagjinit. Ai është përzgjedhur për këtë gjë, sepse nuk ka çfarë humb. Arma i është dhënë atij për ta kryer. Si ka hyrë arma? Vijon hetimi.

Na rezulton që nuk ka punuar skaneri, kamerat, për një kohë të gjatë. Ata që vijnë nga krimi i organizuar e kanë future armët. Armët në burg futen kur duan ata që ruajnë burgun, aq më tepër në burgun e Peqinit, që është bërë me mbështetjen e BE, kryesisht qeveria italiane. Nga hetimet, Mjacaj përpiqet ta shmangë që është ngjarje e organizuar. Në momentin që ka qëlluar është futur te pjesa që bëhen takime me familjarët dhe autoritetet nuk e dinin a kishte më fishekë. Ai u dorëzua kur erdhi RENEA. Ai thoshte do të dorëzohem vetëm po të vijë prokurori. RENEA ka thënë nuk mund të negociojë prokurori me një të denuar me burgim të përjetshëm. Kur u njoftua se ka ardhur RENEA, ka flakur pistoletën. Dyshimi kryesor është vrasja e 10 prill 2012, ku është ekzektutuar Agim Lleshi, kushëriri i viktimës sot. Nuk është një konflikt banal. Nuk i ka Mjacaj mundësitë të shëtisë me pistoletë brenda burgut. Tani po hetohet si është futur arma brenda. Po të mos dilte ai njoftim i Manjës, policia do ta kishte çuar në 41 bis pa ndodhur ngjarja. Janë të ndaluar 12 persona të sigurisë së burgut, duke nisur nga drejtori i burgut. Ai është i ri, ka ardhur për shkak të disa parregullsive që ka patur burgu. Mjacaj mund të vriste edhe te tjerë, gardianët janë të paarmatosur. Nuk ka marrë pengje, ka dashur vetëm të sigurohet që nuk do ta vrasin. Vrasje me armë zjarri brenda burgut nuk ka ndodhur ndonjëherë", tha Hoxha. 

artan hoxha sokol mjacaj

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj