LIVE UPDATES
Aktualitet

Mbi gjysmë milionë italianë do të pushojnë në Shqipëri këtë verë/ “Frankfurter Allgemeine Zeitung”: Pikëpyetjet e pushimeve të Melonit në Shqipëri

Si dhe ku shkojnë politikanët për të kaluar pushimet është edhe çështje politike. Ecja në male dërgon një mesazh ndryshe për votuesit sesa zhytja në ujin e Maldiveve. Përzgjedhja e resortit të pushimeve dhe sjellja atje duhet të llogariten saktësisht. Gabimet mund të kenë pasoja të rënda politike pas kthimit në jetën e përditshme me popullin dhe udhëheqjen e tyre.

18 Gusht 2023, 22:34 Nga m.s
Mbi gjysmë milionë italianë do të pushojnë në
Rama dhe Meloni

Si dhe ku shkojnë politikanët për të kaluar pushimet është edhe çështje politike. Ecja në male dërgon një mesazh ndryshe për votuesit sesa zhytja në ujin e Maldiveve. Përzgjedhja e resortit të pushimeve dhe sjellja atje duhet të llogariten saktësisht. Gabimet mund të kenë pasoja të rënda politike pas kthimit në jetën e përditshme me popullin dhe udhëheqjen e tyre.

Kështu ndodhi në Itali me Matteo Salvinin, kreun e partisë së Lega të krahut të djathtë, në pushimet e 4 viteve më parë. Salvini, i cili ishte Ministër i Brendshëm dhe Zv.Kryeministër për një vit në atë kohë, habiti publikun kur u pa në klubin “Papeete Beach” në Milano Marittima, në mes të rrugës midis Ravenës dhe Riminit. Salvini punoi si DJ i përkohshëm ndërsa kërcimtaret me bikini tundnin ijet e tyre në një version rap të himnit kombëtar para syve të kënaqur të ministrit.

Rënia politike e Salvinit filloi pikërisht në “Papeete Beach”. Ëndrra e tij për t’u bërë kryeministër u shkatërrua dhe iu desh të ulej në stolin e opozitës. Fakti që Salvini tani është sërish nënkryetar i qeverisë është falë Giorgia Melonit, e cila, si lidere e partisë “Vëllezërit e Italisë” udhëheq një koalicion të qendrës së djathtë me “Lega” dhe kristian-demokratët e “Forza Italia” që nga tetori 2022.

Pushimet e para verore si kryetare e qeverisë në Pulia

Gruaja e parë në zyrën më të lartë qeveritare të Italisë fillimisht dukej se po bënte shumë gjëra siç duhej kur bëhej fjalë për pushimet. Për pushimet e saj të para verore si kryetare e qeverisë, Meloni zgjodhi Pulian, tek këmba e çizmes së Italisë. Rajoni konsiderohet në trend këtë vit. Në Ceglie Messapica, në brendësi të Brindizit, kryeministrja, partneri i saj, gazetar televizioni Andrea Giambruno dhe vajza e tyre Ginevra, e cila së shpejti do të jetë 7 vjeç, morën me qira një vilë, në një kompleks hotelesh të stilit vendas tipike të rajonit. Në shoqërinë e tyre ishte motra e Melonit, Ariana dhe bashkëshorti i saj, ministri i Bujqësisë Francesco Lollobrigida.

Zgjedhja e vendpushimit dhe akomodimit u konsiderua e arsyeshme nga vëzhguesit politikë. Një destinacion në brendësi; një akomodim dinjitoz, por jo shumë luksoz, në të cilin është e garantuar privatësia e kreut të qeverisë dhe familjes së saj. Të notosh në një pishinë pas mureve të një hoteli të vendit dhe jo në një plazh publik apo privat. Raportimet se paparacët ose kureshtarët ishin përpjekur të përdornin dron për të kapur foto dhe video, çuan pikë shtesë simpatie për kryeministren.

Por më pas Meloni dhe familja e saj e gjerë u zhdukën papritur në Shqipëri më 14 gusht, një ditë para Ferragosto. Festa e 15 gushtit i detyrohet origjinës së emrit të saj nga “Feriae Augusti” (Festa e gushtit) që nga koha pagane. Perandori romak August (63 para Krishtit deri në vitin 14 pas Krishtit) fillimisht u kishte dhënë nënshtetasve të tij në fillim një ditë pushimi në muaji në emër të tij. Më vonë festa u zhvendos në mes të muajit. Përveç kësaj, 15 gushti është festa katolike e Fjetjes së Virgjëreshës Mari. Për italianët Ferragosto ka qenë prej vitesh, dita më e shenjtë e pushimeve në muajin e shenjtë të gushtit.

Ftesë private nga kryeministri Edi Rama

Meloni pranoi një ftesë private nga kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili ka një rezidencë verore në Vlorë në jug të Shqipërisë. Nuk dihet nëse Meloni dhe familja e saj qëndruan atje apo në një hotel. Madje pati informacione kontradiktore për mënyrën e transportit. Fillimisht, mediat kritike ndaj qeverisë raportuan se Meloni dhe familja e saj kishin kaluar me shpejtësi detin Adriatik në jahtin privat të një miku sipërmarrës.

Më pas u tha zyrtarisht nga Kryeministria se ajo mori tragetin e planifikuar nga Brindisi për në Vlorë mëngjesin e së hënës. Koha e udhëtimit 6 orë e gjysmë. Nuk ka asnjë foto të kalimit dhe mbërritjes, as zyrtare dhe as në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë italiane do të qëndrojë në Shqipëri për “disa ditë” ishte informacioni i vetëm për kohëzgjatjen e udhëtimit.

Socialisti Rama dhe konservatorja e djathtë Meloni shkojnë shkëlqyeshëm, pavarësisht dallimeve ideologjike. Rama e vlerëson Melonin si një “tigreshë” që habiti të gjithë në skenën ndërkombëtare. “Njerëzit prisnin që një përbindësh fashist të marshonte drejt Evropës. Në vend të kësaj, ju patë një grua dhe një evropianiste të madhe, talenti i së cilës për komunikimin mund të përshkruhet në rastin më të mirë si monstruoz dhe absolutisht i patëmetë”, – entuziazmohet Rama.

Gjysmë milion italianë janë tërhequr drejt Shqipërisë

Talenti i tij komunikues si europianist i bindur është i padiskutueshëm edhe në skenën ndërkombëtare. Në shtëpi, megjithatë, ai reagon dobët ndaj kritikave, kërcënon gazetarët e padëshiruar me padi dhe ka vënë në linjë mediat publike. “Tamam si Meloni”, siç do të thoshin kritikët e saj në Itali e gjetkë.

Dikush mund të dyshojë nëse Shqipëria është një zgjedhje e mirë për një pushim (të shkurtër) mes Ferragosto për kryeministren italiane dhe familjen e saj. Gazetat janë plot me raporte të familjeve italiane që ikin çmimet e larta në brigjet e shtëpisë së tyre drejt Shqipërisë, ku për të njëjtat para mund të marrin 2 deri në 3 herë më shumë kohë pushimesh se në shtëpi, duke përfshirë kostot e transportit përtej Adriatikut. Mesa duket edhe për kreun e qeverisë italiane pushimet në vendin e saj janë bërë shumë të shtrenjta, thanë me ironi për Melonin. Shqipëria e vogël këtë vit pret 9 milionë turistë, një e treta më shumë se vitin e kaluar. Rritja e vizitorëve të verës nga Italia është veçanërisht e fortë. Mbi gjysmë milioni italianë do të pushojnë në Shqipëri këtë verë.

Rama postoi një foto në rrjetet sociale ku shfaqej anija e mallrave “Vlora” plotësisht e mbipopulluar, e cila u përdor për të dërguar më shumë se 10 mijë refugjatë të varfër përtej detit Adriatik në Bari, menjëherë pas rënies së “komunizmit të epokës së gurit” në Shqipëri në 1991.

“Shqiptarët rrugës për në Itali, 1991”, – shkroi Rama që pranë saj ka vendosur një foto të të njëjtës anije mallrash, nga një këndvështrim tjetër duke shkruar: “Italianët rrugës për në Shqipëri për pushime, 2023.” Por Meloni sigurisht që nuk erdhi në Vlorë me “Vlorën”.

©Marrë nga Frankfurter Allgemeine Zeitung, përshtati në shqip LAPSI.al  

meloni rama italianet per pushime

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet