LIVE UPDATES
Aktualitet

Protesta për lirimin e Fredi Belerit, OMONIA: Pjesëmarrje masive, mbi 1500 persona në shesh, arrestimi është i paprecedentë

Po ashtu ata kanë theksuar se arrestimi i Belerit është i paprecedentë.    

18 Gusht 2023, 19:20 Nga I.A
Protesta për lirimin e Fredi Belerit, OMONIA: Pjesëmarrje masive, mbi
OMONIA

HIMARË- Organizata OMONIA ka reaguar në lidhje me protestën që u mbajt në Himarë për të kërkuar lirimin e Fredi Belerit. Me anë të një njoftimi për mediat, ata kanë theksuar se në protestë kishte një pjesëmarrje masive të qytetarëve që protestonin për lirimin e Belerit. Po ashtu ata kanë theksuar se arrestimi i Belerit është i paprecedentë.    

Njoftimi i OMONIA-së:

Një protestë, e cila fare mirë mund të cilësohet si reklamë e moralit dhe vlerave demokratike, u zhvillua në Himarë të hënën, më 14 gusht, me sloganin kryesor lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri. Më shumë se 1500 persona nga zonën e Bashkisë Himarë, si dhe miq nga Greqia dhe Shqipëria, bashkuan zërat e tyre në pedonalen qëndrore të Spilesë dhe i kërkuan qeverisë shqiptare të respektojë vullnetin e popullit të Himarës, siç u reflektua në votimet e 14 majit. Krahas anëtarëve të këshillit bashkiak të koalicionit zgjedhor dhe degës vendore të OMONOIA-s, folën edhe ish-ministri i drejtësisë z. Ylli Manjani, përfaqësuesi i Partisë Demokratike z. Ivi Kaso, kryetari i përgjithshëm i OMONOIA-s, z. Vasilis Kajos, kryetari i PBDNJ dhe deputeti, z. Vangjel Dule, kryetari i bashkisë së Igumenicës, z. Ioannis Lolos, kryetari i bashkisë së Selanikut, z. Konstantinos Zervas dhe kryetari i bashkisë së Athinës, z. Kostas Bakojanis. Në fund, aktiviteti u mbyll me një mesazh audio nga kryetari i bashkisë së Himarës, z. Fredi Beleri.

Na nderuan me praninë e tyre, deputeti i Zonës A' të Selanikut i Partisë Demokracia e Re z. Konstantinos Giulekas, deputeti i Thesprotisë i Partisë Demokracia e Re z. Vassilis Giogiakas, deputeti i Atikës Lindore i Partisë Zgjidhja Helene. z. Stylianos Fotopoulos. Fatkeqësisht, nuk munguan as mosmarrëveshjet pasi policia lokale, në përpjekje për të mbyllur zërin e protestës por edhe për të na provokuar, u përpoq të pengonte zhvillimin e protestës, duke iu përgjigjur negativisht kërkesës së depozituar me justifikimin qesharak se nuk qe deklaruar adresa e saktë. Të gjithë ne në Himarë e dimë se pas këtyre skemave qëndron agjenti i Edi Ramës dhe orkestruesi i çështjes së sajuar ndaj Fredi Belerit dhe survejimit të paligjshëm të tij dhe bashkëpunëtorëve të tij dhe ai nuk është askush tjetër veçse shefi i policisë së Himarës, Ermal Ajdini.

Ajo që e karakterizon protestën tonë si shumë të suksesshme, përveç organizimit të shkëlqyer dhe pjesëmarrjes masive, është fakti se ajo provokoi ndërhyrjen e kryeministrit shqiptar, z. Edi Rama, i cili nuk kishte as taktin e duhur për të pritur të kalonin 24 orë nga zhvillimi i protestës, duke treguar kështu dëshpërimin dhe shqetësimin e tij. E vërteta është se zoti Rama ka detyrimin prej kohësh të bënte një ndërhyrje pasi gjatë një konference për shtyp pas zgjedhjeve lokale kishte premtuar se do të mbante një qëndrim më të detajuar për çështjen e arrestimit të Fredi Belerit pas përfundimit të zgjedhjeve në Greqi, gjë të cilën nuk e bëri por u mjaftua duke u pozicionuar për këtë çështje me artikuj anonimë në median shqiptare që ai kontrollon. Në postimin e tij të gjatë, zoti Rama ndër të tjera përmend se protesta është organizuar nga politikanët grekë dhe se është e paprecedentë në historinë e Europës. I nderuar zoti Rama, e dimë që është e vështirë, por kapërdijeni, protesta u organizua nga ata që i vunë frena planeve tuaja në 14 maj, nga njerëzit e thjeshtë të Himarës që ju i përbuzni dhe i nënçmoni duke i quajtur një grusht ekstremistësh.

Gjithsesi, duhet të biem dakord që është vërtet një situatë e paprecedentë, ashtu si e gjithë çështja për arrestimin dhe paraburgimin e zgjatur të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, z. Fredi Beleri. Së fundi, sa i përket ndarjes së pushteteve dhe drejtësisë së pavarur në Shqipëri, ne banorët e Jeruzalemit e dimë mirë se pengimi i betimit të kryebashkiakut tonë është vetëm vendimi juaj politik dhe nuk ka të bëjë me drejtësinë. Ndaj zgjidhni nyjën gordiane dhe pranoni kërkesën për disa orë leje për betim. Sa për Himarën dhe himarjotët, mos u shqetësoni, ne do të vazhdojmë të japim leksione etike dhe demokracie dhe do të vazhdojmë të jemi shembull i bashkëjetesës harmonike të grekëve dhe shqiptarëve.  JEMI TË GJITHË FREDI BELERI! Natën e mirë zoti Rama!

fredi beleri omonia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet