LIVE UPDATES
Aktualitet

Mjedisorët apelojnë për kujdes në pastrimin e ‘zemrës blu’ të Beratit

Bashkia e Beratit e pranon se problemi i derdhjes së ujrave të zeza në lum është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet qytetit muze, e cila nuk ka gjetur ende zgjidhje.

18 Gusht 2023, 19:10 Nga m.s
Mjedisorët apelojnë për kujdes në pastrimin e
Lumi i Osumit në Berat

Adrian Hysi e kujton me nostalgji kohën kur banorët e Beratit bënin plazh në brigjet e Osumit gjatë verës. “Ujërat e tij të pastra kanë shërbyer jo vetëm si ekuilibër natyror për klimën, por edhe si një mjedis shplodhës për qytetarët, të cilët i kanë shfrytëzuar për të kaluar familjarisht ditët e nxehta të verës”, tha Hysi për BIRN.

Plazhi këtë vit ka munguar pasi prurjet e lumit kanë qënë të pakta dhe në sipërfaqe duket vetëm një rrjedhë e ngushtë, e cila vende – vende ka ngjyrë të gjelbër, për shkak të derdhjes së ujërave të zeza.

Bashkia e Beratit e pranon se problemi i derdhjes së ujrave të zeza në lum është një nga sfidat më të mëdha mjedisore me të cilat përballet qytetit muze, e cila nuk ka gjetur ende zgjidhje.

Megjithatë, shprehet se ka një projekt dhe ka aplikuar për financiam në Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW) për zgjidhjen e problematikës së kanalizimeve, Sipas bashkisë ky projekt pritet të vihet në zbatim vitin e ardhshëm.

Aktivistët mjedisorë e mirëpresin ndërhyrjen për pastrimin e lumit, por tërheqin vëmendjen se projekti duhet ta ruajë atë si një lum të egër me florë dhe faunë të pasur.

“Disa studime botanike dhe disa studime mjedisore janë realizuar për pasuritë dhe biodiversitetin e lartë në disa segmente të tij,” tha Ermelinda Mahmutaj nga qendra mjedisore “Eden”.

“Unë do të nxisja që më shumë punë të bëhej në këtë drejtim për të nxjerrë në pah të gjithë vlerën dhe biodiversitetin e tij të lartë”, shtoi ajo.

Planet për pastrimin e lumit

Lumi Osum është dega kryesore e lumit të Semanit dhe është njohur më parë dhe si lumi i Beratit, pasi rrjedh përgjatë qytetit duke përshkruar lagjet Mangalem dhe Goricë. Por ndotja e lumit është kthyer në shqetësim për banorët e qytetit.

“Kur shikojnë se uji është i pakët në lum dhe jo i pastër, turistët qëndrojnë në breg, bëjnë foto dhe largohen', tregoi një peshkatar që po peshkonte me grep pranë lagjes Goricë.

Veç ujërave të zeza lumi Osum ka vuajtur ndotje për shkak të derdhjes së mbetjeve urbane dhe të mbetjeve industriale të fabrikave që operojnë përgjatë shtrirjes të tij.

Agjensia Rajonale e Mjedisit për rajonin Berat, Elbasan, Korçë e ka konstatuar rastin e fundit të ndotjes në prill të këtij viti.

“Më datë 27.04.2023 në rrugën “Telegrafi” pranë tregut që zhvillohet ditën e shtunë, janë konstatuar midis mbetjeve të ndryshme të përziera inerte dhe mbetje të tipit “iternite”, të cilat konsiderohen si mbetje të rrezishme”, tha ARM.

Agjensia i është drejtuar me kërkesë Bashkisë për marrjen e masave për largimin e mbetjeve.  Agjencia shprehet se kontrolet që bën janë të kufizuara, për shkak të sipërfaqes së madhe që monitoron dhe numrit të kufizuar të inspektorëve.

Bashkia e Beratit i bashkohet shqetësimit të banorëve për ndotjen e lumit dhe shprehet se që prej vitit 2020 është në negocim me Bankën Gjermane për Zhvillim (KFW) për zgjidhjen e problematikës së kanalizimeve dhe të ujit të pijshëm.

“Është marrë miratimi i grantit për këtë projekt, i cili është 12.5 milionë euro dhe ne presim që KFW brenda vitit 2023 të fillojë procedurat e veta të brendshme për fazën e prokurimit dhe të fillojmë implementimin në  vitin 2024”, tha ajo.

Sipas projektit të hartuar nga bashkia ujërat e zeza do të përpunohen për të reduktuar ndikimin e tyre në mjedis. Sipas bashkisë edhe ndërhyrjet estetike në infrastrukturën e brigjeve të Osumit kanë një ndikim pozitiv.

“Ndërhyrjet që janë bërë në lagjen “Goricë” e kanë përmirësuar panoramën estetike të shtratit të lumit Osum, por jo vetëm, e kanë bërë lagjen edhe me të sigurtë nga përmbytjet”, tha Bashkia e Beratit.

Ruajta e lumit në gjendje të egër

Për Osumin bashkia e Beratit ka plane më të gjëra se thjeshtë filtrimin e ujërave të zeza. Ambicia e saj është ta përdorë lumin si një vlerë e shtuar turistike për qytetin dhe institucioni thotë se po mendon për projekte të tjera për përdorimin e tij si plazh, siç dhe ka shërbyer dikur.

“Ne po mendojmë për fazat e tjera, për trajtimin e gjithë shtratit të lumit,  për t'a kthyer atë në një pasqyrë ujore sidomos në qendrën e qytetit dhe në të njëjtën kohë krijimin e hapësirave publike ku njerëzit ta përdorin lumin,” tha ajo.

“Ne shpresojme të kemi në vende të caktuara plazhe, që në momentin e trajtimit të këtij shtrati – kur të plotesohen të gjitha kushtet e pastërtisë, të përdoret gjatë verës nga banorët dhe turistët”, shtoi bashkia e Beratit.

Ndërsa aktivistët mjedisore mbështesim pastrimin e lumit nga ujërat e zeza, ato janë kundër çdo projekti që do të cënonte gjendjen e tij të egër.

“Në asnjë mënyrë nuk duhet menduar të luhet me shtratin e lumit, me modernizma apo ndryshime të rrjedhës së tij, sepse kjo do të sjellë pasoja shumë të rënda jo vetëm tek qytetarët, por dhe katastrofa natyrore siç janë përmbytjet apo tharjet”, tha Mahmutaj.

Sipas saj duhet të identifikohen zonat të cilat mund të përdoren për plazh në lum dhe kjo të realizohet pa ndërhyrje në shtratin e tij, çfarë sipas saj do të sillte pasoja negative për lumin dhe qytetarët e Beratit.

“Do të ishte shkatërrimi i të gjitha vlerave të bidiversitetit të lumit, por edhe një shkatërrim i potencialit të lartë të zonës”, paralajmëroi Mahmutaj.

Për eksperten mjedisor vlerat e larta të biodiversitetit që strehon lumi Osum janë pashaporta e tij për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm nëpër të gjithë zonën dhe kjo na ngarkon me përgjegjësi më shumë për ruajtje dhe mirëmenaxhim e tij.

“Jetojmë në një epokë që shumë e kanë quajtur epoka e vlimit, kur sidomos me burimet ujore nuk duhet të luajmë, duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të zgjuar për ti ruajtur ato”, u shpreh ajo.

Për ruajtje të lumit dhe zhvillim të qëndrueshëm me qëllim promovim të turizmit në zonë flet dhe Blerina Ago, eksperte turizmit nga organizata ‘Active Albania'.

“Është thelbësore të ruhet bukuria natyrore dhe ekuilibri ekologjik i lumit Osum dhe rrethinave të tij për të siguruar zhvillim afatgjatë në shërbim të banorëve dhe për turistët,” tha Ago.

Sipas saj lumi ofron mundësinë për një sërë aktivitetesh në natyrë për vizitorët që të shijojnë bukurinë e tij natyrore dhe mjedisin piktoresk.

Ago thekosn se me planifikim të kujdesshëm, bashkëpunim dhe përkushtim ndaj qëndrueshmërisë, lumi Osum në Berat ka potencialin të bëhet një destinacion i lulëzuar si për kërkuesit e aventurave, ashtu edhe për ata që kërkojnë një “arratisje” paqësore në natyrë. /Burimi i lajmit BIRN 

berat

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës