2 Qershor 2026, 08:16
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin këtë të martë provimet e Maturës Shtetërore 2026, ku sot ata do të testohen në gjuhën e huaj. Me anë të një postimi në Facebook, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, ka përcjellë një mesazh urimi për të gjithë maturantët, duke u uruar mbarësi dhe suksese në këtë proces të rëndësishëm.
Kumbaro thekson se për mbarëvajtjen dhe integritetin e këtij procesi, në të 144 qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2 mijë mësues administratorë, 170 monitorues nga Ministria dhe 650 vlerësues që do të ndjekin me përkushtim çdo etapë.
"Sot është një ditë e veçantë dhe plot emocione për mbi 26,600 maturantët tanë, të cilët nisin rrugëtimin e provimeve të Maturës Shtetërore. Dua t'i uroj me gjithë zemër secilit prej jush mbarësi dhe shumë suksese. Për mbarëvajtjen dhe integritetin e këtij procesi, në të 144 qendrat e provimit janë angazhuar mbi 2 mijë mësues administratorë, 170 monitorues nga Ministria dhe 650 vlerësues që do të ndjekin me përkushtim çdo etapë. Paçi mbarësi dhe qoftë ky fillimi i një rruge të ndritur drejt auditorëve të universiteteve tona në profesionet që ju ëndërroni," shkruan Kumbaro.
Nxënësit duhet të paraqiten në shkolla në orën 08:30, ndërsa provimi do të zhvillohet nga ora 10:00-12:00. Sipas njoftimit të publikuar më herët nga Ministria, ndalohen rreptësisht telefonat celularë dhe orët smart gjatë zhvillimit të testimit.
Nxënësit duhet të kenë me vete mjet identifikimi, kartë ID ose pasaportë, dy stilolapsa, vizore të vogël, makinë llogaritëse të thjeshtë, si dhe një shishe me ujë.
Për sa i përket veshjes, kërkohet uniforma e shkollës, ndërsa në mungesë të saj lejohet bluzë dhe xhinse. Procesi do të vijojë më 9 qershor me provimin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë, më 16 qershor me Matematikën dhe do të përmbyllet më 23 qershor me provimin me zgjedhje./Dosja.al
mirela kumbaro
Aktualitet
2 Qershor 2026, 07:16
E. D
Në vitin 2025, paga mesatare bruto në Kosovë ishte 713 euro, krahasuar me 639 euro në vitin 2024, duke shënuar një rritje prej 1...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 07:15
E. D
TIRANË- Të ardhurat e mbledhura nga Tatimi mbi Fitimin këtë vit janë më të ulëta se parashikimet Kuadrin Makroekonomik...
Aktualitet
2 Qershor 2026, 07:10
E. D
TIRANË- Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellë...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 22:06
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se hetimet e SPAK për çështjen e Zvërnecit nuk janë të reja, ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 21:34
E. D
foto ilustruese
MEKSIKË- Gazeta meksikane Milenio i ka kushtuar një artikull mafiave shqiptare, të cilat kanë depërtuar ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 20:45
E. D
TIRANË- Qytetarët kanë përfunduar pas më shumë se dy orësh protestës përpara Kryeministrisë. Ata u...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 20:24
E. D
TIRANË- Qytetarët kanë pralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim. Gjatë tubimit në Bulev...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:50
E. D
TIRANË- Një banore nga Rrjolli bëri thirrje gjatë tubimit masiv që të largojnë oligarkët nga toka e tyr...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:42
E. D
TIRANË- Qytetarët kanë bërë thirrje njëzëri gjatë protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:35
E. D
TIRANË- Në mesin e mijërave qytetarëve që kanë zbarkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit&rdq...