1 Qershor 2026, 22:06
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar se hetimet e SPAK për çështjen e Zvërnecit nuk janë të reja, por kanë nisur rreth një vit e gjysmë më parë dhe po vijojnë me intensitet. E ftuar në Studio24, Lala tha se SPAK ka grumbulluar materiale hetimore që, sipas saj, mund të çojnë në zhvillime të rëndësishme dhe të prekin figura të nivelit të lartë.
“Jemi ende herët për të kuptuar çfarë po ndodh me Zvërnecin, por ama di një gjë: që SPAK ka një dosje që mund të përvëlojë shumë nivele të larta. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Që do të thotë ka veprime konkrete që nuk kanë filluar sot dhe nuk është e vërtetë që hetimet kanë nisur sot dhe kryesisht, por është një hetim që zgjat prej më shumë se një viti e gjysmë. Flas për hetimin e SPAK-ut që ka rreth një vit e gjysmë që ka nisur dhe që ka veprime konkrete.
Madje, dhe ditën e sotme në News24, asnjë televizion tjetër nuk e transmetoi, por ne kishim të gjitha lëvizjet e SPAK-ut duke ushtruar kontrolle tek njerëz të besuar apo të bashkëlidhur me Artur Shehun, që njihet si një personazh kontrovers i botës së krimit, me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ka pasur në mesin e atyre që janë kontrolluar në banesa dhe zyra, biznesmenë të njohur, janë sekuestruar celularë… Pra, ka një hetim shumë të thelluar që mendoj se dhe aty brenda në atë hetim nuk janë vetëm dokumente, por në informacione që News24 disponon, ka edhe përgjime, ndoshta-ndoshta edhe të prokurorive të huaja, të cilat kanë qenë duke hetuar grupe të strukturuara kriminale dhe individë për llogari të tyre, kur ndërkohë kanë përgjuar edhe eksponentët shqiptarë të krimit”, tha ajo./Dosja.al
klodiana lala
Aktualitet
1 Qershor 2026, 21:34
E. D
foto ilustruese
MEKSIKË- Gazeta meksikane Milenio i ka kushtuar një artikull mafiave shqiptare, të cilat kanë depërtuar ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 20:45
E. D
TIRANË- Qytetarët kanë përfunduar pas më shumë se dy orësh protestës përpara Kryeministrisë. Ata u...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 20:24
E. D
TIRANË- Qytetarët kanë pralajmëruar vijimin e protestave edhe në ditët në vijim. Gjatë tubimit në Bulev...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:50
E. D
TIRANË- Një banore nga Rrjolli bëri thirrje gjatë tubimit masiv që të largojnë oligarkët nga toka e tyr...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:42
E. D
TIRANË- Qytetarët kanë bërë thirrje njëzëri gjatë protestës në bulevardin ‘Dëshmorët e ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:35
E. D
TIRANË- Në mesin e mijërave qytetarëve që kanë zbarkuar sot në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit&rdq...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:31
I.A
Personi me maske
TIRANË- Rojet private me maska në protestën në Zvërnec, ishin ata që krijuan dhunën më të...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:26
E. D
I riu
TIRANË- Një i ri tha gjatë protestës në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” se qeverisë dhe opozit&e...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:19
E. D
pamjet
BULQIZË- Një aksident rrugor ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shupenzë-Ura e Topojanit, në vendin e ...
Aktualitet
1 Qershor 2026, 19:16
I.A
Protesta
TIRANË- Qytetarët kanë kërkuar në kor rrëzimin e qeverisë Rama. Gjatë protestës së sotme, m...