Rama i dorëzon Macron dhe Scholz një draft për Asociacionin në Kosovë: Është SEKRET, s'e kam folur as me Albin Kurtin
Rama: Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, Kurtin do e mbështes deri në...
Rama: Ndërkombëtarët janë të zotët e shtëpisë në Kosovë, Kurtin do e mbështes deri në...
Basha: PD nuk e drejton Berisha, është përjashtuar 8 Qershor, 11:30 Fillimisht e mohon, pastaj flet p&eum...
I arrestuar për shpërdorim detyre, Vangjush Dako mbërrin me furgon në GJKKO, sot do njihet me 'masën e sigurisë' ...
Shkatërrimi i digës Nova Kakhovka/ Rritet shqetësimi i minave 8 Qershor, 08:42 Sulmi i digës/ 14 mijë...
Operatorët hiqeshin si agjentë shitjesh dhe bindnin të huajt që të investonin në bursën Forex. Po ashtu u sekuestruan 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj.
TIRANË- Administratori i një Call Center në Tiranë është arrestuar pasi mashtronin klientë për të investuar në bursa fiktive. Mësohet se bashkë me administratorit kanë rënë në pranga edhe 5 operatorë. Po ashtu është shpallur në kërkim administratori i dytë i subjektit. Operatorët hiqeshin si agjentë shitjesh dhe bindnin të huajt që të investonin në bursën Forex. Po ashtu u sekuestruan 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "Fraud”, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë. Mashtronin shtetas të huaj, nëpërmjet telefonit, për të investuar në bursa fiktive, vihen në pranga admininstratori i subjektit call center dhe 5 punonjës (operatorë). Shpallet në kërkim administratori tjetër i subjektit. Procedohet penalisht 1 punonjëse (operatore). Sekuestrohen 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Fraud".
Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: - E. N., 25 vjeç, banues në Tiranë, administratori subjektit call center; - K. Gj., 25 vjeç, Sh. F., 26 vjeç, A. Sh., 20 vjeç, K. K., 20 vjeç dhe H. S., 26 vjeç, të pestë banues në Tiranë, të punësuar si operatorë në këtë subjekt. Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim administratori tjetër i këtij subjekti, shtetasi P. A., 29 vjeç, banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja D. K., 26 vjeçe.
Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi E. N. dhe shtetasi P. A. administronin një subjekt privat call center, në rrugën "Faik Konica". Në këtë subjekt ishin të punësuar si operatorë shtetasit K. Gj., Sh. F., A. Sh., K. K., H. S. dhe D. K., të cilët, së bashku me 2 administratorët, telefononin shtetas të huaj, u prezantoheshin si agjentë shitjesh dhe përmes mashtrimit, i bindnin ata që të investonin në bursën fiktive Forex. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 njësi kompjuterike, USB, aparate celulare dhe lista me të dhëna të ndryshme të shtetasve të huaj që dyshohet se janë mashtruar, për të investuar në bursa fiktive. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe kapjen e shtetasit P. A. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Foto Ilustruese SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka bërë bilancin e përmbytjeve në ditët e fundit, ku ka një pë...
Pamje nga përmbytjet në Lezhë LEZHË- Qarku i Lezhës është një nga më të prekurit nga përmbytjet q&eu...
Foto Ilustruese VLORË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Vlorë. Mësohet se një e moshuar ështrë p&...
Foto Ilustruese TIRANË- Prej ditësh nën 'pushtetin' e reshjeve të dendura të shiut që sollën dhe përmbytje në&...
“Një vend i vogël është i lehtë të qeveriset dhe vështirë të mbrohet” shprehet De Gol në një ...
Tiranë Plakja e shpejtë e Shqipërisë do të vërë sistemin shëndetësor të vendit përballë sfidave...
Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja TIRANË- Pedagogu dhe analisti Ermal Hasimja ka treguar historinë dhe njohjen me dy djem francezë që...
Drejtoresha Adelina Parangoni TIRANË- Një ngjarje e pazakontë ka çuar emisionin “Stop” në Dimal, pasi mësu...
Joy Në Shënjestër/Pjesa e Dytë Por ajo që është e habitshme dhe vlen edhe njëherë të ndalemi ësht&e...
Bora në Theth SHKODËR- Pas përmbyetjeve, në qarkun e Shkodrës kanë nisur reshjet e dëborës. Në rrugën Qaf...