LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

Pas gjyqeve, që përfunduan në favor të tij, në 24 Tetor 2023 paraqitet në një zyrë shërbimi online, tek asistenti Lorenc Agolli, ku e kishte sugjeruar avokati i tij Përparim Rama.

14 Maj 2025, 22:36 Nga N.F
Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa
Foto

TIRANË- Në emisionin “Stop” në Tv Klan është ankuar 91-vjeçari Bardhok Gjikola, i cili fillimisht ka pasur një problem me ndërtuesin, të cilit i ka blerë shtëpinë.

“Unë kam pasur një problem me ndërtuesin, atje ku jam futur në banesë, ai ndërtuesi nuk e ka bërë hipotekën në vitin 2007, kur unë hyra brenda sepse kishte probleme me bashkinë. Në vitin 2014 i përfundoi dokumentet, më tha mua nuk është 78 metra, por është kaq metra.

E kishte pretendimin mbi kontratën, unë e kundërshtova dhe çështja kaloi në gjykatë. Gjykata e Tiranës ia kaloi Apelit, Apeli ia kaloi përsëri Gjykatës së Tiranës dhe ky problem u zgjidh në vitin 2023. Ky avokati Përparim Rama më tha hajde të shkojmë tek një person që merret me aplikimet, ngjitur me Gjykatën, aplikim thoshte atje”, thotë denoncuesi.

Pas gjyqeve, që përfunduan në favor të tij, në 24 Tetor 2023 paraqitet në një zyrë shërbimi online, tek asistenti Lorenc Agolli, ku e kishte sugjeruar avokati i tij Përparim Rama.

Pasi Lorenci aplikon për certifikatë pronësie në Kadastër, i moshuari tregon, se i dha 115 mijë lekë, dhe pas 35 ditësh do të pajisej me dokumentin. Por afati kaloi dhe Lorenc Agolli i tha që do të bënte një aplikim të dytë, pas të cilit duhet të priste edhe 35 ditë të tjera.

“Kaluan 35 ditë dhe aplikimi nuk erdhi, më tha që kadastra i vonon dhe pastaj bëri aplikim tjetër. E bëri në datën 25 tetor, pas 6 muajve nuk vendosi datën e saktë. Vendosi datën pas aplikimit të parë. Kam bërë dy kërkesa në kadastër”, shtoi më tej i moshuari.

6 muaj më pas, zoti Gjikola thotë, se nuk i është zgjidhur problemi. 91-vjeçari mësoi në hipotekë, se pagesa e tij nuk ishte bërë dhe kamatë vonesa kishte shkuar 2 milionë e 200 mijë lekë.

“Kemi shkuar te posta, te kadastra, i ka thënë që nuk keni faturën. Pastaj pas 35 ditësh dhe duhet të bëhet regjistrimi i pronës pas aplikimit. Nëse pas 35 ditësh nuk e paguan këtë atëherë çdo ditë është 1500 (lekë të vjetra)  tip gjobe dhe nga periudha e aplikimit, që duhet të dilte 35 ditëshi e deri tani ka arritur shuma 2 milionë (lekë të vjetra).

Kur shkuan pas gjithë këtyre veprimeve, hyri në sistem dhe nuk i doli dhe tha që për 72 orë do e zgjidhte sistemin. Në telefon nuk na përgjigjej dhe zyra e shërbimit të tij ishte e mbyllur me qepena. Kam shkuar dhe herë të tjera, dhe herë të tjera ishte e mbyllur. Kur shkova për të marrë përgjigje për veten time, aty kishte edhe persona të tjerë të moshuar që kishin edhe ato këto probleme ”, sqaron vajza e Bardhok Gjikola.

“Stop” tentoi të gjente asistentin e shërbimeve Lorenc Agolli, por ai nuk ndodhet në zyrë. Ndërsa avokati Përparim Rama, shpjegon se ka dëgjuar, që ai luan bixhoz.

Gazetarja: Ishit ju që e drejtuat tek asistenti.

Përparim RamaPo! Por më lër të ta shpjegoj, më lër të ta shpjegoj…! Dhe unë i thashë, do e bësh nëpërmjet e-Albanias dhe unë këtu poshtë shtëpisë sime, është ky Lorenci dhe unë, kur kam fituar gjyqin, shtëpinë time, që e mora me gjyq nëpërmjet e-Albanias, aplikova dhe më erdhi certifikata, dhe ia sugjerova. Dhe unë e çova atje dhe i thashë shiko, ulja një çik çmimin këtij, se ky është burrë i vjetër. Ishte pagesa për aplikimin tek Hipoteka, dhe pagesa për shërbimin e këtij. Rezulton, që atje nuk ka shkuar, se ia mbajti ky zarfin, i tha do ia çoj unë zarfin me Postë.

Dhe, kur shkohet në Postë, bëhet edhe pagesa e aplikimit. Rezulton, që ky, s’e ka çuar fare zarfin. E kapa Lorencin i thashë, pse më ke përzier mua me këtë histori? Jo po nuk e mbaj mend tha, kush e mori zarfin. Jo, unë s’jam përzierë me zarfin, e ke marrë ti, thashë unë. Ky, ose ka harruar, ose s’ka çuar zarfin të bëjë pagesën e lekëve, dhe e keqja fare, nuk është bërë pagesa, se aplikimi ka shkuar nëpërmjet kompjuterit. Kupton ti? Por, nuk është bërë pagesa përkatëse, këtu është e gjithë puna. Ky nuk ka bërë pagesën dhe hipoteka nuk e ka bërë shërbimin. Kam informacione tani, që doli problemi, më tha dhe një avokat tjetër, që ta kesh prej meje, ky tha, ka dhe një ves tha, që luan bixhoz tha, edhe nuk e di, këtë e kam nga një avokat. Unë kam dy numra edhe njëri më rezulton i mbyllur. Numrin tjetër, që kam, edhe po ta çoj…/ TvKlan

bardhok gjikola

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim