15 Mars 2023, 15:21
Nga a.l
Policia
LEZHË- Një 54-vjeçar është arrestuar nga policia në Lezhë pasi akuzohet se u ka marrë para disa qytetarëve, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera. Në pranga është vënë personi i identifikuar me emrin Gëzim Prenga, i cili pritet të përballet me akuZën për këtë vepër penale, ndërsa policia njofton se 54-vjeçari ka qenë më parë i ndaluar me 4 masa sigurie 'arrest me burg' për raste të ndryshme mashtrimi.
NJOFTIMI I POLICISË-
54-vjeçari i ndaluar, me 4 masa sigurie “Arrest në burg”, për raste të ndryshme mashtrimi, si dhe me precedent kriminal të mëparshëm për një sërë veprash penale të tjera.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në kuadër të kontrolleve me qëllim kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të akuzuar apo të dënuar për vepra të ndryshme penale, si dhe si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale me Policinë e Vorës dhe atë të Durrësit, në kuadër të operacionit policor të koduar “Tollonat”, kanë lokalizuar në Vorë, kapur dhe vënë në pranga shtetasin:
-G. P., 54 vjeç, banues në Mirditë.
Për shtetasin G. P. rezultojnë aktive 4 masa sigurie “Arrest në burg” të caktuara nga gjykatat e Lezhës, Krujës, Tiranës dhe Durrësit, për veprën penale “Mashtrimi”, pasi dyshohet se gjatë periudhës kohore 2021-2023, u ka marrë para që variojnë në vlerat nga 30.000 – 120.000 lekë të rinj, shtetasve të ndryshëm, duke i mashtruar se do t’i pajiste me kupona (tollona) për blerje karburanti për furnizim mjeti me çmime të favorshme, si dhe për ofrimin e shërbimeve të tjera (karrotrec për lëvizjen e automjeteve etj.)
Në vijim të verifikimeve në kuadër të operacionit “Tollonat”, rezultoi se 54-vjeçari është shtetas me precedent të mëparshëm kriminal për vepra penale kundër personit, në fushën e qarkullimit rrugor, në atë të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit si dhe po për veprën penale të mashtrimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.
arrestime ne lezhe
Aktualitet
15 Mars 2023, 15:18
I.A
e moshuara
DEVOLL- Fermerët e fshatit Miras të Devollit i kanë zvogëluar çdo vit e më shumë sipërfaqet për m...
Aktualitet
15 Mars 2023, 14:40
a.l
Lëndë narkotike
ZVICËR- Media zviceriane Zentraplus i ka kushtuar një artikull bandave kriminale të trafikuat të drogës ...
Aktualitet
15 Mars 2023, 14:44
A.B
Burgu
TIRANË- Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës, Altin Gusho. Ky i fundit, mbante detyrën e drejtorit të IEVP Dr...
Aktualitet
15 Mars 2023, 14:10
A.B
Policia
DURRËS- Tre persona janë vënë në pranga nga Policia pasi kanë kryer ndërtime pa leje. Kështu, sipas njoftim...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:54
A.B
GJKKO
TIRANË- Shtyhet sërish seanca e sotme për inceneratorin e Fierit. Seanca nuk vijoi për shkak se në sallë nuk ishte prez...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:49
A.B
Moti
TIRANË- Pas një dite me diell e freski, rikthehen shirat! Dita e sotme ka qënë e shoqëruar me reshje të herë pas he...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:40
I.A
Kanabis
SPANJË- Garda Civile, në kuadër të operacionit Miraflor, ka arrestuar gjashtë persona, pesë burra dhe një...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:24
F.M
Prokuroria
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë së Selami Durakut dhe familjarëve të tij. N&e...
Aktualitet
15 Mars 2023, 13:01
f.g
Arben Ahmetaj
TIRANË- Ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja e tij, Erjola Hoxha kanë apeluar në Gjykatën e Pos...
Aktualitet
15 Mars 2023, 12:41
I.A
Altin Morina
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga dëshmia e efektivit të RENEA-së Altin Morina, që u arr...