LIVE UPDATES
Aktualitet

Mashtrim me “fejesë"/ 5,850 euro dhe flori për një vajzë minorene që nuk mbërriti kurrë në Gjermani

Sipas dëshmisë së tij, njohja është bërë përmes një miku të përbashkët. Vajza dhe djali komunikuan përmes kamerës dhe, pas një pëlqimi të ndërsjellë, babai i vajzës e ftoi Zenelin në Shqipëri për të vijuar me traditën e krushqisë.

3 Prill 2026, 21:47 Nga E. D

Mashtrim me “fejesë"/ 5,850 euro dhe flori për një

Një histori që nis si një krushqi tradicionale dhe përfundon në një skemë të mirëorganizuar mashtrimi. Kjo është ajo që denoncon Zenel Gashi, një emigrant nga Peja që jeton në Gjermani, i cili pretendon se është mashtruar me 5850 euro dhe një sasi të konsiderueshme floriri, në emër të fejesës së djalit të tij me një vajzë nga Tirana.

Sipas dëshmisë së tij, njohja është bërë përmes një miku të përbashkët. Vajza dhe djali komunikuan përmes kamerës dhe, pas një pëlqimi të ndërsjellë, babai i vajzës e ftoi Zenelin në Shqipëri për të vijuar me traditën e krushqisë.

“Më tha: hajde nga Gjermania në Shqipëri. Të nesërmen u nisa”, rrëfen ai.
Vizita në familjen e vajzës u shoqërua me një ceremoni tradicionale, ku nuk munguan urimet, dhuratat dhe simbolika e një fejesë të shpejtë. Por pas kësaj atmosfere festive, fshihej një fakt shqetësues: vajza, për të cilën pretendohej se ishte 18 vjeçe, në të vërtetë nuk kishte mbushur ende 15 vjeç.

Zeneli thotë se nuk kishte asnjë dijeni për moshën reale të vajzës.

“Mua më thanë që ishte 18 vjeçe”, shprehet ai, duke shtuar se nuk kishte vënë re asnjë shenjë presioni tek e mitura gjatë ceremonisë.
Pas qëndrimit një natë në shtëpinë e familjes së vajzës, ai la 1000 euro si pjesë e përgatitjeve për dasmën. Më pas, kërkesat për para vijuan edhe nga Gjermania, fillimisht 2000 euro për organizimin e festës dhe më pas edhe 2000 euro të tjera, të dërguara përmes Western Union në emër të një personi tjetër, të identifikuar si Fadil Berisha.

Paratë, sipas Zenelit, do të përdoreshin për udhëtimin e vajzës dhe familjes së saj drejt Gjermanisë, ku pritej të bashkohej me djalin e tij.

Madje, ai tregon se ka marrë edhe një video nga aeroporti i Tiranës, si provë e nisjes.

Por në momentin që Zeneli mbërriti në aeroportin e Hamburgut për t’i pritur, askush nuk u shfaq.

“Prita deri në orën 6. Pyeta pasagjerët që vinin nga Tirana, por askush nuk i kishte parë”, tregon ai. Më pas, një telefonatë e informoi se familja ishte kthyer mbrapsht nga autoritetet kufitare, një pretendim që rezultoi i pavërtetë.
Pas kësaj, kontaktet u ndërprenë plotësisht. “Aty ka qenë e fundit”, thotë Zeneli.

Sipas verifikimeve paraprake, dyshohet se organizatori i kësaj skeme është babai i vajzës, një 40-vjeçar nga Tirana, i cili sipas burimeve punon si roje në një shkollë të kryeqytetit.

Gjatë përballjes me gazetaren, ai fillimisht mohon njohjen me Zenelin, përpara se të ndryshojë qëndrim.

Rasti ngre shqetësime serioze jo vetëm për mashtrimin financiar, por edhe për përfshirjen e një të miture në një marrëveshje të tillë.

Praktika të tilla, të justifikuara shpesh me “traditë”, bien ndesh me ligjin dhe të drejtat e fëmijëve.

Materiali i plotë pritet t’u dorëzohet autoriteteve përkatëse për hetime të mëtejshme. Ndërkohë, Zeneli kërkon drejtësi dhe rikthimin e parave të humbura, duke shpresuar që rasti i tij të shërbejë si paralajmërim për të tjerë./Piranjat news

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit