Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Si plagosja e orëve të para të mëngjesit të sotëm ashtu dhe vrasja në 2011 kishin të njëjtin motiv: xhelozinë.
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me 52-vjeçarin, Jakup Shahu i cili goditi me thikë gruan e tij në qafë dhe në trup. Autori është arrestuar menjëherë nga policia, ndërsa sapo kishte dalë burgu, pasi ishte dënuar me 13 vite burg për një vrasje në Selitë të Tiranës në 2011.
Si plagosja e orëve të para të mëngjesit të sotëm ashtu dhe vrasja në 2011 kishin të njëjtin motiv: xhelozinë. Gjithashtu raportohet se para gjashtë muajsh ai ishte arrestuar nga policia e Tiranës për dhunë, por ka bërë burg vetëm tre ditë e më pas është lënë i lirë.
Vrasja në 2011
Gjatë një sherri mes banorëve të komunitetit rom në atë kohë në Selitë, Jakupi ka vrarë me kallashnikovë Arjan Mejdanin ndërsa shoku i tij Agron Isiu, plagosi dy të tjerë, babain e viktimës, Bujar Mejdani dhe kunati i këtij të fundit, Arben Muharremi. Pas vrasjes, ata tentuan të arratiseshin, por i mbaroi karburanti i makinës dhe u kapën nga policia.
Sherri mes Jakup Shahut dhe viktimës, Arjan Mejdani, ka pasuar si shkak konfliktin e vazhdueshëm të bashkëshorteve të tyre. Gratë e dy protagonistëve të ngjarjes pretendonin për tradhti bashkëshortore.
Shahu, kishte një lidhje jashtëmartesore me bashkëshorten e viktimës Arjan Mejdani. Kjo lidhje fillimisht është zbuluar nga bashkëshortja e autorit, e cila ka kërkuar shpjegime te gruaja e viktimës, pasi sipas saj, ishte ajo që i vardisej të shoqit.
Sipas dëshmitarëve, të cilët janë pyetur nga policia, gruaja e të dyshuarit Jakup Shahu, një javë para ngjarjes, ka shkuar për te lokali i viktimës, aty ku ndodhi edhe vrasja, dhe ka nisur të debatojë me gruan e Arjan Mejdanit, duke e akuzuar se i kishte marrë bashkëshortin.
Sherri mes dy grave ka vijuar pothuajse çdo ditë. Për konfliktin e vazhdueshëm është vënë në dijeni viktima Arjan Mejdani. Pasi ka dëgjuar variantin e gruas së tij, me të cilën kishte 3 fëmijë, Mejdani ka shkuar të takojë të dyshuarin Jakup Shahu, i cili banonte pranë shtëpisë së Mejdanit.
Duke debatuar me të, në mes është futur bashkëshortja e Shahut, e cila ka rrëfyer edhe historinë e tradhtisë nga ana e të shoqit dhe gruas së viktimës. Ky debat është bërë dy ditë para se të ndodhte ngjarja e rëndë mbrëmjen e së mërkurës. Sipas burimeve nga grupi hetimor, ky ka qenë edhe shkaku i debatit që nisi para se të përdoreshin armët.
Fillimisht viktima dhe të plagosurit kanë nisur të debatojnë me dy autorët në lokalin e tyre dhe më pas ata kanë nxjerrë armët nga një makinë që ishte i parkuar para lokalit dhe kanë nisur të qëllojnë në drejtim të tyre, ku Arjani ndërroi jetë 15 minuta pasi mbërriti në spitalin e Traumës dhe u plagosën dy familjarët e tij.
Aksidenti LEZHË- Një aksident i trefishtë është regjistruar paraditen e sotme në afërsi të kryqëzimit t&e...
foto ilustruese TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në rrugën “Xhanf...
kanacja e coca coles TIRANË- Në kuadër të 30-vjetorit të kompanisë “Coca-Cola” në Shqipëri, në...
Foto ilustruese TIRANA- Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 02:15 në rrugën “Xhanfize Keko&...
Foto ilustruese TIRANË- Numri i diplomave në ciklin e studimeve bachelor po reduktohet me shpejtësi, teksa nga viti 2019 n&e...
foto ilustruese TIRANË- Masat ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë oqeanike vijojnë ndikimin e tyre duke kushtë...
Foto ilustruese TIRANË- Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut prej javësh po ruan një stabilitet të pazakontë në raport m...
Ish-drejtuesi i Sigurimit TIRANA- Ramiz Alia nuk donte ta pranonte që busti i Enver Hoxhës do të rrëzohej dhe nuk dha asnjë d...
Foto ilustruese TIRANA- Zbulimi jugosllav që kishte harxhuar miliona dollarë për destabilizimin e Shqipërisë nuk mund ta humb...
Foto ilustruese TIRANA- Një skenar dhe metodë operimi që zbatohet edhe në ditët e sotme, me rekrutimin e intelektualëve ...