Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Aktakuza ndaj tij u ngrit më 12 korrik 2023 nga Prokuroria Speciale, pasi ai ishte arrestuar më 15 dhjetor të vitit 2022. Pas arrestimit, zyrtarët në Serbi kishin deklaruar se Trajkoviç ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar Sllagjan Trajkoviçin me dhjetë vjet burgim për krime lufte në komunën e Vushtrrisë. Trajkoviç u dënua vetëm për një pikë të aktakuzës dhe për tri të tjera, trupi gjykues tha se nuk është vërtetuar se ai ka kryer ato veprime, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas vendimit, Trajkoviçit do t’i llogaritet koha e kaluar në paraburgim.
Aktakuza ndaj tij u ngrit më 12 korrik 2023 nga Prokuroria Speciale, pasi ai ishte arrestuar më 15 dhjetor të vitit 2022. Pas arrestimit, zyrtarët në Serbi kishin deklaruar se Trajkoviç ishte ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës.
Krimet për të cilat Trajkoviç u akuzua, sipas Prokurorisë Speciale, u kryen më 1998-99 në fshatin Reznik të Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth të kësaj komune.
Sipas aktakuzës, Trajkoviç ka qenë pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe dhe “ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretimit, arrestimit, torturë, trajtim në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin të mijëra civileve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar”.
Në vitet e fundit, Kosova e ka rritur numrin e aktakuzave në mungesë për krime lufte gjatë luftës së fundit, por edhe të shqiptimit të aktgjykimeve.
Në gusht të këtij viti, Prokuroria Speciale ka dorëzuar në gjykatë një aktakuzë në mungesë kundër 21 të dyshuarve për dëbimin me forcë të më shumë se 800 mijë civilëve shqiptarë nga Kosova gjatë luftës.
Gjatë luftës në Kosovë, nga viti 1998 deri në 1999, u vranë mbi 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Afër 1.600 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë.
Që nga përfundimi i luftës, dhjetëra persona janë dënuar për krime lufte para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare./ REL
Foto ilustruese TIRANA- Turqia ka dhuruar Shqipërisë një avion qeveritar, vlera e të cilit arrin rreth 11.9 milionë dollar&eu...
Foto nga vendngjarja LUSHNJE- Një përplasje e rëndë ka ndodhur në unazën e qytetit të Lushnjes, ku një moto&cc...
Borëpastrueset KORÇË- Reshjet e dëborës kanë përfshirë qarkun e Korçës mëngjesin e sotëm, d...
Foto ilustruese VLORA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Novoselë në Vlorë, ku një 42-vjeçar ka nd&eu...
KAKAVIJË- Fermerët grekë kanë bllokuar aksin rrugor Kakavijë-Janinë, duke bërë që qarkullimi i automjeteve t...
Foto ilustruese TIRANA- Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Reso...
Prodhuesit vendas ende nuk po arrijnë të ulin stokun e birrës të grumbulluar gjatë stinës së verës, për shkak t&e...
TIRANA- Ditën e premte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura të cilat pas orëve të mesditës gradualisht p...
pamje nga aksidenti THUMANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë- Fushë Krujë. Bëh...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me hetimet për skandalin e AKSHI-t, duke theksuar se pamjet e re...