2 Nëntor 2022, 11:12
Nga k.m.
Qamil Haxhiu
TIRANË- Qamil Haxhiu, babai i një prej të akuzuarve për masakrën e Lushnjes, në 2017-n, Leart Haxhiut ka shkuar sot vetë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në një prononcim për gazetarët jashtë dyerve të gjykatës, ai pretendoi se ka prova që tregojnë se i biri nuk ka qenë në Shqipëri në momentin kur ndodhi masakra e Lushnjes në vitin 2017. Ndër të tjera, Haxhiu shtoi se aktualishti i biri është në arrati dhe se nuk ka asnjë qëllim që të dorëzohet, por theksoi që nuk ka asnjë adresë të saktë për vendndodhjen e tij.
"Nëse brenda 15 ditëve nuk merret parasysh zhvillimi i dosjeves, atëherë Prokuroria na bën me faj sikur kemi bërë vrasje. Djali im ndodhet në arrati, sepse nuk kemi besim tek drejtësia. Nuk e di saktësisht për momentin se ku është. Prokuroria e çështjes merr urdhër nga Prokurori që varet dhe thotë që jam unë për çdo gjë këtu. Ne kërkojmë vlerësim nga Prokuroria. E drejta zbardhet me dëshmitë që kanë dhënë dëshmitarët dhe të gjitha akuzat. Djali im vetëdorëzohet dhe e bën edhe deklarimit, por kujt do i vetëdorëzohet? Kësaj Prokurorie të korruptuar. Djali im nuk ka lidhje me vrasjen. Djali im ka qenë jashtë shtetit atë kohë, të hapet sistemi TIMS. Këtu ka nisur një proces me hipotezë. Ka prova, ka kamerat e vendngjarjes, janë dëshmitarët. Duan të na çojnë në vëllavrasje. Unë nuk ruhem fare sepse nuk kam bërë gjë. Prokurorja e çështjes i ka bërë presion dëshmitarit në sallën e gjyqit. Doloreza Musabelliu është prokurorja. Ka dalë hapur dhe i ka bërë presion dëshmitarit. Po na çon në vëllavrasje,"-tha Qamil Haxhiu.
Laert Haxhiu është një nga më të shumëkërkuarit në Shqipëri. I riu, u dëgjua për herë të parë në masakrën e 2017-s, ngjarje që u quajt "masakra e Lushnjes", ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. Sipas hetimeve, objektiv i ekzekutimit ishte nipit i Aldo Bares, Xhulio Shkurti, si hakmarrje ndaj historikut të konflikteve midis familjeve të Xhulio Shkurtit dhe Laert Haxhiut. Për ngjarjen, autoritetet kanë arrestuar Orges Bilbilin dhe Anteroi Kaloshin, ndërsa në kërkim vazhdon të jetë Leart Haxhiu, i cilësuar edhe si kreu i grupit kriminal.
qamil haxhiu laert haxhiu
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 11:02
a.l
Foto Ilustruese
LUSHNJE- Zbardhen detaje të reja nga shpërthimi me tritol mbrëmjen e djeshme në një banesë në Lushnj&eu...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 10:57
k.m.
Pamje nga banesa në Fushë Krujë
FUSHË KRUJË- Një sasi tritoli shpërtheu mbrëmjen e djeshme në banesën e M...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 10:30
d.a.
Viktimat
ITALI- Britmat prekëse të Anjeza Hysenit, nënës së tre fëmijëve që ndërruan jetë në aksiden...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 10:40
a.l
Pamje nga protesta
BËRXULLË- Banorët e fshatit Bërxullë kanë protestuar sërish te Bashkia e Vorës p...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 10:31
k.m.
Nurjeta Pogaçe
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren Nurjeta Pogaçe. Vendimi ësht&...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 10:15
d.a.
Foto ilustruese
GREQI- Situata me sulmet seksuale dhe abuzimet ndaj grave dhe fëmijëve duket se po merr përmasa të mëdha në G...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 10:02
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Sot është afati i fundit për emrat që do të shprehin interes për të qenë në krye ...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 09:44
d.a.
policia greke
GREQI- Pak minuta më parë, është vetëdorëzuar në polici krahu i djathtë i kreut të bandëcs ...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 09:11
A.B
Emigrante
BRITANI E MADHE- Përpjekjet për të ndaluar frenimin e emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin anglez, kan&eum...
Aktualitet
2 Nëntor 2022, 09:14
k.m.
Droga e sekuestruar
DURRËS- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për...