Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ditën e djeshme një vajzë 16-vjeçare është ngacmuar nga një i ri me origjinë shqiptare, i cili ka tentuar ta prekë, në mes të ditës në Tramvaj.
GREQI- Situata me sulmet seksuale dhe abuzimet ndaj grave dhe fëmijëve duket se po merr përmasa të mëdha në Greqi, edhe nëse flasim për tentativa, pasi çdo ditë informohemi për të paktën një rast të ri.
Sipas mediave greke, ditën e djeshme një vajzë 16-vjeçare është ngacmuar nga një i ri me origjinë shqiptare, i cili ka tentuar ta prekë, në mes të ditës në Tramvaj.
“Ai më preku të pasmet dhe më pas i drejtoi duart në trupin tim në një mënyrë jonormale. Në momentin që unë tërhoqa dorën dhe bëra të iki, ai filloi të më kapi dhe unë fillova të bërtas”- dëshmoi ajo.
Siç ka raportuar nëna e 16-vjeçares, i riu “filloi të fërkohej pas saj dhe kur ajo tentoi të ngrihej ai zbriti dhe e kapi nga pas. Në fakt, siç theksohet në raport, sulmi ndaj vajzës ka ndodhur brenda trenit dhe në sy të dhjetëra pasagjerëve, asnjë prej të cilëve nuk ka tentuar të reagojë.
“Ai mund ta tërhiqte, ta godiste dhe të tjerët të ishin thjesht spektatorë”, shton nëna e 16-vjeçares.
Sipas njoftimit, 16-vjeçarja po kthehej nga shkolla e saj në Kallithea në mesditë dhe po shkonte për në shtëpi. Përballë saj në ndalesë ishte ulur i riu në fjalë, i cili filloi t'i prekte organet gjenitale. Për instinkt, 16-vjeçarja e ka regjistruar me celularin e saj. Pas pak, i riu u ul pranë saj. Më pas, siç ka rrëfyer ajo, duke folur me pëlqimin e nënës së saj, ka nisur makthi.
Megjithatë, duke parë që asnjë nga pasagjerët e tyre nuk kishte ndërmend ta ndihmonte, ajo vetë gjeti guximin të thërriste policinë.
“Filloi ta ngacmonte fëmijën, askush nuk e ndihmoi nga tramvaji. Më bëri përshtypje të tmerrshme. Në një moment një zonjë u hodh dhe tha “çfarë të bëjmë nëse na godet me thikë?”, ka komentuar nëna e 16-vjeçares.
Ajo shton se shkoi te shoferi për t’i treguar se çfarë ka ndodhur dhe ai i tha “nuk bëj dot gjë”, prandaj mori guximin dhe thirri vetë policinë. Përfundimisht policia ka gjetur dhe arrestuar autorin e dyshuar dhe rasti do të vihet para drejtësisë.
Foto ilustruese TIRANË- Sot është afati i fundit për emrat që do të shprehin interes për të qenë në krye ...
policia greke GREQI- Pak minuta më parë, është vetëdorëzuar në polici krahu i djathtë i kreut të bandëcs ...
Emigrante BRITANI E MADHE- Përpjekjet për të ndaluar frenimin e emigrantëve shqiptarë që kalojnë Kanalin anglez, kan&eum...
Droga e sekuestruar DURRËS- Një 23-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit pasi akuzohet për...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kanë bërë bilancin e punës pë...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë rr...
Foto ilustruese GREQI- Minutat ishin një shekull për të dhe ankthi i saj kishte arritur kulmin kur papritur pa përdhunuesin shqiptar, S...
Spartak Dyrmishi GREQI- Përdhunuesi 45-vjeçar i Palaio Faliros, Spartak Dyrmishi ka dalë para hetuesëve të çështjes...
Shane Hyseni ITALI- Prokuroria ka nisur hetimet mbi aksidentin tragjik që i mori jetën 22-vjeçares Shane Hyseni, djalit të saj t...
Emigrante BRITANI- Një analizë e Observatorit të Migracionit të Oksfordit ka zbuluar se 86% e shqiptarëve që morën ...