LIVE UPDATES
Aktualitet

MARRËVESHJA/ Lame: Shërbimi pronësor kryhet me firmë elektronike nga noteri

Artan Lame sqaroi se në bazë të kësaj marrëveshje duke filluar nga dita e hënë nuk do të jetë më nevoja që noteri të firmosë dokumente dhe më pas ato të shkojnë te Kadastra.

15 Tetor 2022, 13:25 Nga A.B
MARRËVESHJA/ Lame: Shërbimi pronësor kryhet me firmë
Artan Lame

TIRANË- Kadastra ka firmosur një marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën Kombëtare të Noterisë, e cila parashikon që çdo shërbim pronësor do të kryhet në kohë reale me firmosje elektronike nga noteri. Lajmi është konfirmuar nga kreu i Kadastrës së Shqipërisë, Artan Lame i cili sqaroi se në bazë të kësaj marrëveshje duke filluar nga dita e hënë nuk do të jetë më nevoja që noteri të firmosë dokumente dhe më pas ato të shkojnë te Kadastra, por përmes shërbimit online firma elektronike tashmë shkon në kohë reale në zyrën e Kadastrës.

Ai mori një shembull ironizues duke thënë se “Skëndërbeut i njihet shtëpia në Venecia sepse ka pasur akt noterial, por nga noteri i Krujës nuk na ka mbetur asgjë”.

“Marëveshja e firmosur para dy vjetësh midis nesh, hodhi bazat e bashkëpunimit midis dy institucioneve, duke mbetur sidoqoftë në nivelin e drejtimeve që do të ecnim për tëardhmen. Për më tepër, në këto dy vjet, Qeveria Shqiptare implementoi reformën e dixhitalizimit të shërbimeve, reformë në të cilën shërbimet e Pronësisë përbëjnë një nga shtyllat kryesore. Kjo kërkoi që Kadastra të rishikonte gjithë sistemin e mardhënieve me aktorët e bashkëpunimit ku shërbimi i Noterisë është një prej aktorëve kryesorë. Theksoj këtu që, prej Mesjetës prona ka qenë e lidhur pazgjidhshmërisht me Noterinë. Mjafton këtu të kujtoj që ne sot dimë se ku kishte blerë një banesë Skënderbeu në Venecie, sepse egziston dokumenti noterial i kësaj kontrate; por nuk dimë se ku banonte në Krujë, sepse nga noteri i Krujës nuk na ka mbetur asgjë. E them këtë, jo për t’i bërë reklamë noterisë, sepse ky shërbim ka ende shumë mangësi, ashtu sikundër edhe Kadastra ka shumë mangësi, por për të theksuar që prona pa një shërbim noterial profesional,të avancuar dhe modernizuar, nuk garantohet dot. E pra sot, në epokën dixhitale, pjesa kyçe e këtij modernizimi, qëndron në marrdhëniet dixhitale midis dy institucioneve tona. Pikërisht gjithë këtë ngrehinë e bën funksionale protokolli teknik që po firmosim sot. Më konkretisht, Të gjitha operacionet pronësore që kërkojnë praninë e noterit, tashmë do të kryhen në kohë reale, përmes firmosjes elektronike të noterëve.

Kjo gjë do të shkurtojë në mënyrë drastike kohën e operacioneve, pasi dokumentacioni pronësor tashmë do të përcillet nga noteri drejt Kadastrës në rrugë elektronike. Në mënyrë fundore ka një qëllim të vetëm, marrjes në kohë reale të shërbimit nga ana e qytetarëve, duke shmangur ecejaket Qytetar – Noter, Noter – Postë, Postë – Kadastër, Kadastër – Postë, Postë – Noter, e plot të tjera, pa shtuar këtu xhiron nëpër Banka për të paguar faturat. Dhe e gjitha, do tëbëjë tëmundur pajisjen me shërbimin e kërkuar brenda 48 oreve nga konfirmimi i pagesës për aplikimin e kerkuar. Duhet thënë që për vitin 2021, u lëvruan nga Kadastra rreth 1,52 milion shërbime,prej të cilave 50% e tyre u aplikuan përmes noterëve. Kjo gjë flet nga njëra anë për rëndësinë e shërbimit noterial në shërbimet e dhëna; dhe, nga ana tjetër, për ndërgjegjësimin e popullsisë në rëndësinë dhe rolin e noterisë kur kryhen transaksione me pronën. Këto janë 8 shërbimet e para, por kësaj liste sipas tempistikës së parashikuar nga Protokolli, do t’i shtohen njëri pas tjetrit edhe shërbime të tjera në vijim.

Siguria e të gjithë këtij ndërveprimi,do të garantohet nëpërmjet Platformës Qeveritare të Ndërveprimit (e-albania), duke berë autentifikimin dhe certifikimin e aplikimeve që shkëmbehen ndërmjet tyre. Përfundimisht: Ajo që po ndodh aktualisht me shërbimet “on line” është epokale si reformë dhe, që prej një viti që kemi filluar implementimin, po ndryshon si nata me ditën shpejtësinë e shërbimit ndaj qytetarëve. Ajo që po ndodh me shërbimet “on line” është epokale edhe në kuadër të uljes në nivele historike të prekjes së xhepave të qytetarëve. Kjo sepse mund të korruptohet njeriu, por jo sistemi“, tha Lame.

Llojet e shërbimeve që, nga e hëna, do të ofrohen përmes nënshkrimit elektronik në noterëve:

1. Regjistrim i kontratës së shitjes
2. Regjistrimi i kontratës së dhurimit
3. Regjistrimi i deklaratës për heqje dorë nga pronësia
4. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë deri në 1.000.000 lekë.
5. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë me vlerë nga 1 milionderi 10 milion lekë.
6. Regjistrim i kontratës së hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës për kredi me vlerë mbi 10 000.000 lekë.
7. Pasqyrim i bashkëpronësisë bashkëshortore në regjistrimet e mëparshme.
8. Regjistrimi i kontratave të shitjes, dhurimit, me rezerve /kusht të pasurisë së paluajtshme.

artan lame marreveshja kadastra-noteri

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit