LIVE UPDATES
Aktualitet

DENONCIMI/ Aktivistja: Duan dorëheqjen e nënës dhe xhaxhait pasi nuk punuam për "kryetarin". Pjerin Ndreu kërkon përgjegjësit, hesht sapo zbulohen emrat (E PLOTË)

Një denoncim i rëndë është publikuar nga aktivistja Arilda Lleshi në rrjetet sociale. Ajo tregon se i është kërkuar dorëheqja e nënës dhe xhaxhait pasi nuk punuan në fushatë për Pjerin Ndreun. Vetë Ndreu kërkon të mësojë kush ka bërë këtë akt, por sapo njihet me emrat që kanë kërkuar dorëheqjen e tyre, nuk jep më asnjë koment. 

19 Maj 2023, 09:37 Nga A.B
DENONCIMI/ Aktivistja: Duan dorëheqjen e nënës dhe xhaxhait pasi
Pjerin Ndreu

LEZHË- Arilda Lleshi, një aktiviste e angazhuar në fushatë kundër kryebashkiakut të sapozgjedhur Pjerin Ndreu denoncon se familja e saj po përballet me një hakmarrje politike  për shkak të angazhimit të saj politik kundër PS. Denoncimi po kthehet viral në rrjetet sociale disa orë pas publikimit duke detyruar edhe vetë Ndreun të reagojë. Lleshi shkruan se për shkak të përfshirjes së saj në fushatën e zgjedhjeve vendore, nënës së saj dhe xhaxhait iu është kërkuar që të dorëzojnë dorëheqjen.

E ëma e vajzës punon në Bibliotekën e qytetit prej një jete, ku ndan edhe një foto sesi fëmijët e quajnë "Teta Lule e Bibliotekës".

Denoncimit të Lleshit i është përgjigjur vetë Pjerin Ndreu. Në postimin e saj në Facebook, Ndreu i kërkon emrin e personit që i ka kërkuar të japin dorëheqjen.

"Miremengjes. Ke bere nje postim qe nuk eshte aspak i vertete. Deklaro hapur kush person i ka kerkuar doreheqje njeriut tend ne biblioteke dhe kur?! Kjo eshte nje lajthitje ose viktimizim politik qe nuk ka asnje te vertete! Eshte genjeshter e paster ose fantazi e njeriut tuaj nese se thua publikisht kush person i ka kerku doreheqjen?"-pyet Ndreu Lleshin.

Në këtë moment, ajo publikon për transparencë emrat e dy personave që kanë kërkuar dorëheqjen. I pari është drejtori i Kulturës në Lezhë,  Renaldo Xhani dhe Drejtori i  Policisë Bashkiake, Leonard Palaj. 

"Mirëmëngjes,
Komunikuam me mesazhe para se të shihja komentin. Për transparencë, po e bëj publike edhe këtu.
Dje drejtoria e kulturës ka kërkuar një mbledhje. Pas mbledhjes, drejtori i kulturës, Renaldo Xhani i ka kërkuar mamit dorëheqjen me këtë arsye ‘familja juaj nuk ka punuar për kryetarin’. Nuk jeni në dijeni të situatës? A ka qenë kjo iniciativa personale e Renaldo Xhani?
Ndërkohë xhaxhait i është kërkuar dorëheqja nga drejtori i Policisë Bashkiake, Leonard Palaj. A ka qenë kjo iniciativa personale e Leonard Palaj?"-sqaron vajza. Pas këtij sqarimi, Ndreu nuk ka dhënë më asnjë përgjigje. 

POSTIMI I ARLINDA LLESHIT:

Për shkak të përfshirjes time në fushatën për zgjedhjet vendore, mamit tim, që punon prej 23 vitesh te Biblioteka Publike e Lezhës, dhe xhaxhait tim, që punon prej 23 vitesh si punonjës policie, ju është kërkuar të japin dorëheqje. Mami im ka një jetë që punon në Bibliotekë. Të gjithë fëmijët e Lezhës e njohin si teta Lula e Bibliotekës. Çdo fëmijë e mban mend me dashuri.

3 ditë pas rezultatit, puna vazhdoi me vrull. ‘Puna është në ADN-në tuaj’, ajo e mbrapshta. Mami dhe xhaxhai janë thirrur me urgjencë dhe ju është thënë se duhet të japin dorëheqjen ‘sepse familja juaj nuk ka punuar që kryetari jonë të rizgjidhet’. Tashmë jemi një familje me njollë në biografi, sepse nuk kemi punuar për nënën parti. Z. Ndreu,Bashkia nuk është ndërmarrja jote private, por institucion publik në shërbim të qytetarëve. Administrata nuk të detyrohet besnikëri politike. Ti je një i zgjedhur i përkohshëm. - Liria e bindjes politike është e drejtë themelore demokratike dhe kushtetuese që pas vitit 1990. Ndoshta botëkuptimi juaj nuk është azhornuar akoma. As mami, as xhaxhai nuk do japin dorëheqjen. Mund të vazhdoni me hapin e rradhës dhe t’i vidhni edhe disa taksa qytetarëve duke humbur gjyqin. Mbështetësit e Z. Ndreu, gjatë fushatës, pretendonin se ai përfaqësonte një ‘model qeverisjeje’. Për çfarë modeli e kishit fjalën? Për atë diktatorial? Gjatë fushatës, Z. Ndreu postonte se rinia është një ‘prioritet absolut’. Si mbështetet rinia Z. Ndreu, duke i mbyllur gojën, duke i mohuar liritë themelore të shprehjes e bindjeve? Gjithsesi unë nuk besoja në sinqeritetin e ideve tuaja. Prandaj edhe zgjodha të pozicionohem kundra jush në këtë fushatë. E drejta ime. Do vazhdoj të shprehem e pozicionohem ashtu si ma dikton ndërgjegjja./Dosja.al

pjerin ndreu arilda lleshi zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez